“Pse ke dështuar në jetë, ke përfunduar keq?”/ Rozana Radi i bën pyetjen e papritur Rogertit! Ai nuk gjen më qetësi…

April 17, 2026


Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania mori një energji krejt tjetër kur figura të njohura të ekranit u futën si vizitorë për të surprizuar banorët.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, e cila nuk e pati aspak problem të trazonte ujërat, veçanërisht me një nga protagonistët më të përfolur të këtij edicioni, Rogert Sterkajn.

Rozana dukej se e kishte shënjestruar qartë, duke i drejtuar atij pyetjen epike ballë për ballë: “Pse nuk je bërë strateg në jetën tënde? Pse ke dështuar dhe ke përfunduar keq?”

Edhe pse banori u përpoq të justifikohej me përgjigje diplomatike për të shmangur këtë etiketim, vizitorja ia preu shkurt duke i thënë se kur të bëhet strateg në jetë, atëherë do të bëhet edhe në lojë.

Kjo përballje ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur një valë të madhe reagimesh, me publikun që është rreshtuar totalisht në krahun e Rozanës.

Në rrjetet sociale, komentet janë të mbushura me mbështetje masive për të, duke e përgëzuar për mënyrën e drejtpërdrejtë se si e “zbërtheu” banorin.

Ndjekësit shkruajnë se me vetëm një pyetje ajo arriti të thotë atë që shumë mendojnë jashtë, duke vënë në dyshim (mos)suksesin e lojës së tij.

E në fakt, duket se kjo batutë e ka goditur vërtet në shenjë Rogertin.

Pyetja e Rozanës i ka mbetur në mendje aq shumë, saqë pasi mysafirët u larguan nga shtëpia, ai nuk po gjente dot qetësi dhe ka vazhduar ta diskutojë gjatë këtë moment me Mirin.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të treguar se është i pathyeshëm dhe llogaritës i ftohtë, ky moment dëshmoi qartë se opinionet e drejtpërdrejta nga jashtë kanë arritur të lëkundin thellë sigurinë e tij, pikërisht tani që gara po shkon drejt fundit.





Source link