Të gjithë e mbajnë mend si një nga personazhet më rebelë, origjinalë dhe të komentuar të edicionit të parë historik të “Big Brother Albania”.
Najada Konomi, e njohur nga i gjithë publiku si “Noçja”, ka mbetur gjatë në kujtesën e atyre që ndoqën hapat e parë të reality show-ve në Shqipëri.
Pasi ka zgjedhur të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë larg vëmendjes mediatike, dritave të kamerave dhe zhurmës së portaleve, ajo ka vendosur të rikthehet.
Sonte mbrëma, Najada do të jetë në “Goca dhe Gra” për të dhënë intervistën e saj të parë ekskluzive pas vitesh të tëra mungesë.
Ky rikthim televiziv pritet me mjaft kureshtje nga publiku nostalgjik. Çfarë ka ndodhur me jetën e saj gjatë gjithë kësaj kohe? Si e sheh ajo fenomenin “Big Brother” sot në krahasim me kohën kur banorët ishin krejtësisht të panjohur për publikun, dhe cilat janë arsyet që e mbajtën kaq gjatë jashtë ekranit?
Të gjitha këto pikëpyetje pritet të marrin përgjigje sonte, në një rrëfim që me siguri do të mbajë të mbërthyer pas ekranit një audiencë të gjerë dhe do të kthehet në kryefjalën e rrjeteve sociale.