Ja kush fiton Big Brother VIP Albania nesër

April 17, 2026


Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania është shumë pranë dhe publiku ka nisur të japë sinjalet e fundit për fituesin e këtij edicioni.

Katër finalistët që janë në garë për çmimin e madh janë Miri, Mateo, Selin dhe Rogerti, ndërsa votimet dhe sondazhet online po tregojnë qartë preferencat e publikut.

Sipas rezultateve të fundit nga sondazhi:

Mateo kryeson bindshëm me 59 për qind të votave, duke marrë një avantazh të madh ndaj rivalëve të tij dhe duke u konsideruar si favoriti kryesor për të fituar.

Selin renditet në vendin e dytë me 28 për qind të votave, duke mbetur gjithashtu një pretendente e fortë për fitore.

Ndërkohë, Miri ka marrë 11 për qind të votave, ndërsa Rogerti mbetet i fundit me vetëm 2 për qind mbështetje.

Bazuar në këto rezultate, deri në këto momente Mateo shihet si kandidati kryesor për të fituar Big Brother VIP Albania nesër.

Megjithatë, këto janë vetëm rezultate sondazhesh dhe vendimi përfundimtar do të merret gjatë finales live, ku gjithçka mund të ndryshojë.

Screenshot



Source link