Mateo s’ka faj që u dashurua – Brikena Selmani shkëlqen në paraqitjen e fundit – Ora Info

April 17, 2026


Ish-banorja e “BBVA 5”, Brikena Selmani, po vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj gjithnjë e më të kuruara dhe plot stil.

Në daljen e saj të fundit, Brikena është shfaqur mjaft elegante dhe joshëse, duke dëshmuar edhe një herë pse mbetet një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale.

Me flokët biondë të stiluar në onde dhe një grim të lehtë që i thekson tiparet, ajo ka arritur të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, raporton ORAinfo.

Veshja e saj, një kombinim modern bardhë e zi, i jepte një pamje të freskët dhe shumë trendi, duke e bërë të duket tejet atraktive para kamerës.

Nuk është çudi që fansat vazhdojnë ta komplimentojnë dhe ta komentojnë pafund në çdo postim të saj – e madje, siç duket, edhe Mateo nuk ka qenë përjashtim nga ky ndikim.

Brikena po dëshmon se pas eksperiencës në “BBVA 5”, ajo di si të qëndrojë në qendër të vëmendjes dhe të shkëlqejë në çdo paraqitje. /ORAinfo/





Source link