“Dështoi edhe sistemi kontrollues”/ Kush janë fajtorët për zjarrin në pallat? Ja çfarë thotë inxhinierja Luljeta Bozo

April 15, 2026


Dëmet e shkaktuara nga zjarri do të ishin shumë më të pakta nëse materiali i fasadës do të plotësonte standardet e sigurisë. Inxhinieret e ndërtimit thonë se ndërtuesit për të ulur kostot dhe për të rritur fitimin e tyre, jo gjithmonë respektojnë kushtet urbanisitke dhe elementët mbrojtës.

“Ndërtuesit shpesh herë orientohen drejt materialeve të lira, edhe kur ato nuk përmbushin standard dhe kriteret e mbrojtjes nga zjarri”-shprehet eksperti për mbrojtjen nga zjarri, Mariglen Sakolli.

“Ndërtimi ka disa rregulla strikte që askush nuk duhet t’i shkeli. Sepse po u shkelën rrezikon jetën e njërëzve. Nuk është normale që fasada të marrë flakë, sepse ai material është vëmë me qellim të mirë për të bërë temroizolimin, por nuk plotëson kushtet që të jetë i padjegshëm. Ka materiale të tilla janë më të kushtueshme, por në fund të fundit këtu nuk llogarisim lekë, por kemi jetë”,-shprehet inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo.

Përgjegjësia e kësaj ngjarjeje nuk është vetëm e ndërtuesit, por e gjithë sistemit kontrollues. Që kësaj here sipas inxhinieres së ndërtimit Luljeta Bozdo ka dështuara.

“Asnjë material që përdoret për ndërtim nuk të vijë pa certifikatën e cilësisë dhe për mua këtu në Shqipëri çalon shumë hallka e kontrollit”,- shton Bozo.

Flakët për fat të mirë nuk prekën strukturën e ndërtesës, kjo do të thotë që banorët mund të rikthehen sërish në apartamentet e tyre.

“Kapota nuk është strukturë dhe apartamentet nuk janë dëmtuara. Kolonat janë aty të padëmtuara”.

Ngjarje të tilla janë të përsëritura dhe kjo është një kambanë alarmi qoftë për sigurinë e banorëve ashtu edhe për investimet e tyre që kanë hedhur në apartamente dhe biznese.



Source link