Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet e fundit në treg.
Sipas vendimit të marrë më 14 prill 2026, çmimi i naftës (gazoil) është rritur me 6 lekë për litër, duke shkuar në 215 lekë/litër për shitje me pakicë.
Ndërsa për shitje me shumicë, çmimi maksimal është caktuar 203 lekë/litër.
Edhe benzina ka pësuar rritje, me 3 lekë më shumë për litër. Çmimi i saj për shitje me pakicë është vendosur në 178 lekë/litër, ndërsa për shumicë në 166 lekë/litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi menjëherë, që nga ora 15:00 e datës 14 prill, dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendim të ri nga bordi.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregut që të zbatojnë këto çmime. Në rast shkeljesh, mund të merren masa deri në pezullim aktiviteti.
Në sqarim thuhet se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga akti normativ për akcizën, ndaj niveli i saj do të vazhdojë të aplikohet i plotë, në masën 100%.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Bordi i Transparencës në datë 14 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër. ????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. ????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. ???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.