Publikohen fotot/ Momenti ku nis zjarri që “përpiu” pallatin në Tiranë

April 14, 2026


Kjo pamje tregon momentet e para kur nisi zjarri në një pallat në afërsi të QSUT në Tiranë, që në pak minuta përfshiu gjithë kompleksin e apartamenteve duke e shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Siç shihet në foton e shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu u zjarrfikëses Arben Cara, zjarri ka nisur në katin e parë të pallatit, në atë që duket si ambienti i një marketi.

Flakët përfshinë fillimisht fasadën e jashtme të pallatin për t’u përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Dhjetëra forca të zjarrfikëses ushtrisë dhe policisë ndodhen në vendngjarje në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët në pallat, ndërkohë që është vënë në shërbim edhe një helikopter i ushtrisë që po ndërhyn nga ajri.

4 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëse janë paraqitur deri tani në urgjencën e QSUT me shenja asfiksie.



Source link