Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së hënës në fshatin Godanc i Epërm, në komunën e Shtimes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se rreth orës 15:15, policia ka pranuar një njoftim nga një qytetar, i cili kishte raportuar për një person të rrëzuar në tokë që kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitë policore si dhe ekipi emergjent nga Shtimja.
“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka kryer kontrollin e personit, me ç’rast është konstatuar se ishte pa shenja jete. Më pas, janë njoftuar hetuesit dhe krimteknikët rajonal për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore”, ka deklaruar Veseli.
Sipas tij, viktima është identifikuar si L.V., 36 vjeç.