“Terapia për lukth dhe implanti i dhëmbëve ma vështirësuan komunikimin”, Kushtrim Sadiku mohon se ishte i dehur në emision
1
Moderatori Kushtrim Sadiku ka mohuar se ka qenë i dehur gjatë debatit të së enjtes, ku u diskutua për luftën e UCK’së në Koshare.
Sadiku ka shkruar se arsyeja pse iu është vështirësuar komunikimi ka qenë terapia e lukthit dhe trajtimi i implantit të dhëmbit.
“Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.
Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, fillimisht më lejoni të kerkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.
Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.
Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.
Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur.
Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim.
Dua të nënvizoj respektin dhe peshën e madhe që Kosharja e ka për mua, fillimisht si një njeri i këtij vendi e pastaj edhe si gazetar. Kam realizuar dhjetëra emisione për Kosharen dhe jam shumë krenar për të gjitha ato.
Edhe një herë, shpreh keqardhje të thellë për këtë situatë të krijuar. E kuptoj kritiken dhe e vlerësoj mbështetjen tuaj. Nuk e mirëkuptoj stuhinë e llumit, por s’kam se si mos ta shoh që ajo ekziston, e drejtuar nga grupe te ndryshme ekstremistësh, grupe me motivacione politike, snajperistësh të rrjeteve sociale e dashakeqinjëve.
Insistoj se do të përpiqem maksimalisht të jem në krye të detyrës si autor i emisionit
Shihemi pas pak ne Politiko!