Surprizë në spektakël, banori kërkon largimin e menjëhershëm nga Ferma VIP
1
Një moment i papritur ka ndodhur sonte në spektaklin e Ferma VIP, duke surprizuar edhe moderatoren Arbana Osmani.
Khuba, një nga banorët më të pëlqyer të këtij edicioni, ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga shtëpia.
Ai u shpreh se i mungon jeta jashtë dhe se nuk mund ta vazhdojë më rrugëtimin në garë.
Në fjalën e tij, Khuba falënderoi produksionin dhe publikun për mundësinë e dhënë, duke lënë të kuptohet se vendimi i tij është i menduar mirë dhe përfundimtar, shkruan Kosovarja.