PAMJE TË RËNDA! Momenti kur hajduti në Fier gjendet i pajetë në dritaren e derës së banesës që po vidhte

April 13, 2026


Personi i gjetur pa shenja jete në një banesë në Fier është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ai është konstatuar në dritaren e një banese në lagjen “8 Shkurti”, nga një fqinj i pronarit të objektit.

Dyshohet se 47-vjeçari kishte hyrë në banesë me qëllim vjedhjeje, ndërsa paraprakisht mendohet se ka humbur jetën nga asfiksia. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

NJFOTIMI:

“Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Source link