Mbrëmjen e djeshme, ndjekësit e emisionit “Politiko” në televizionin Kanal 10 kanë vënë re një moment të pazakontë gjatë transmetimit direkt.
Moderatori Kushtrim Sadiku e nisi programin me vështirësi të dukshme në përqendrim dhe artikulim të paqartë.
Gjatë minutave të para, ai pati pengesa në shqiptimin e fjalëve, emrave të të ftuarve dhe prezantimit të temave të debatit, çka ngriti menjëherë dyshime te publiku se ai mund të ishte në gjendje të dehur.
Kjo situatë nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale. Shumë shikues kanë reaguar duke e cilësuar ngjarjen si një mungesë të përgjegjshmërisë profesionale dhe respektit ndaj publikut.
Deri më tani, si nga ana e gazetarit Kushtrim Sadiku, ashtu edhe nga drejtuesit e televizionit Kanal 10, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar apo deklaratë sqaruese lidhur me shkaqet e këtij incidenti gjatë transmetimit.