Goditi me mjet prerës infermierin në Institutin e Mjekësisë Ligjore, e pëson keq 30-vjeçari në Elbasan

March 27, 2026


Një 30-vjeçar është arrestuar nga blutë e Elbasanit pasi goditi me mjet prerës një infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “5 Maj” të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se infermieri ka mbetur i plagosur lehtë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Source link