Ekonomia e vendit buzë kolapsit
1
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se bizneset në vend janë në prag kolapsi.
Tahiri ka shkruar se çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës
“Punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag KOLAPSI, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi. Shteti funksional është në rrezik. PSE? Çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës. Çdo ditë pa veprime konkrete në këtë situatë të pazakontë po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe po rrezikon mijëra vende pune. Kjo qeveri po përpiqet të “luftojë” çmimet duke i detyruar bizneset të shesin me humbje. Kjo nuk është zgjidhje, por është recetë për falimentim. Shtetet serioze nuk bëjnë populizëm me çmime artificiale“, shkroi ai në një postim në “Facebook”.