E mbani mend?! Theu tabu, ja si duket sot Noçja e “Big Brother 1”

March 16, 2026


Kushdo që ka ndjekur televizionin shqiptar në vitin 2008 e kujton shumë mirë një nga personazhet më të komentuar dhe më të guximshëm të ekranit në atë kohë:

Najada Konomi, e njohur për publikun si “Noçja” e edicionit të parë të Big Brother Albania. Ajo u bë menjëherë një figurë ikonike e formatit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me personalitetin e saj të fortë, stilin e veçantë dhe qëndrimet shpeshherë të drejtpërdrejta.

Në një kohë kur televizioni shqiptar ishte ende mjaft konservator, Najada arriti të theu disa tabu dhe të krijojë një profil krejt të ndryshëm nga personazhet që publiku ishte mësuar të shihte në ekran.

Një nga elementët që e bëri edhe më të dallueshme ishte tatuazhi i saj i famshëm i shqiponjës në gjoks, i cili u bë menjëherë simbol i identitetit të saj në shtëpinë e Big Brother. Vajza nga Korça nuk hezitoi të shprehte mendimet e saj, duke u bërë shpesh pjesë e debateve, por edhe duke fituar simpatinë e një pjese të madhe të publikut për spontanitetin dhe sinqeritetin.

Përveç karakterit të saj rebel, Najada u komentua gjerësisht edhe për historinë e dashurisë me një tjetër banor të shtëpisë, Olsin. Romanca e tyre u ndoq me shumë interes nga publiku dhe mediat, ndërsa ndarja e bujshme mes tyre u kthye në një nga momentet më të diskutuar dhe me shikueshmëri të lartë në historinë e formateve “reality” në Shqipëri.

Megjithatë, pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother, jeta e Najadës mori një drejtim krejt tjetër. Me kalimin e viteve ajo u largua nga vëmendja e mediave dhe zgjodhi një jetë më të qetë, larg kamerave dhe spektaklit televiziv. Sot ajo jeton në Itali së bashku me partnerin e saj, Fationin, me të cilin ka ndërtuar një familje.

Prej rreth dy vitesh, jeta e saj është pasuruar edhe më shumë pasi është bërë nënë e një vajze të vogël, duke i dhënë një dimension të ri përditshmërisë së saj. Nga fotografitë që ajo ndan herë pas here, duket se Najada vazhdon të mbajë gjallë shpirtin e saj kreativ. Ajo i është përkushtuar pikturës dhe botës së artit, duke shprehur pasionin për ngjyrat dhe krijimtarinë.

Edhe pse stili i saj i jetesës ka ndryshuar ndjeshëm nga koha kur ishte në qendër të vëmendjes publike, Najada Konomi mbetet një figurë që shumë njerëz e kujtojnë me nostalgji. Buzëqeshja, energjia dhe karakteri i saj i veçantë janë ende pjesë e imazhit që publiku ruan nga ajo periudhë e televizionit shqiptar.



Source link