Produksioni i “Ferma VIP” ka filluar zyrtarisht të ngacmojë publikun me zbulimin e personazheve që do t’i bashkohen këtij reality show, por duke e mbajtur ende mister identitetin e tyre të plotë.
Në faqen zyrtare në Instagram, ata kanë ndarë një video të shkurtër nga xhirimet, ku shfaqen vetëm këmbët e një vajze të veshur me fustan të bardhë dhe taka, teksa qëndron mbi kashtë.
Krah videos, produksioni ka vendosur pyetjen “Guess who?” (Gjejeni kush?), duke nxitur menjëherë aludimet e ndjekësve.
Komente të shumta kanë vërshuar në rrjet dhe shumica e tyre konvergojnë në një emër të vetëm: modelja Fabjola Elezaj.
Përveç ngjashmërisë fizike dhe siluetës që vihet re nga pamjet e postuara, emri i Fabjolës është përfolur vazhdimisht edhe më herët në mediat rozë si një nga konkurrentet e mundshme të këtij formati.
Mbetet për t’u parë kur të nisë programi nëse publiku ka goditur në shenjë dhe nëse modelja do të lërë pas pasarelat për t’u përshtatur me jetën në fermë!
Screenshot
Screenshot
Screenshot