Pamje shqetësuese nga shtëpia/ Brikena shfaqet me të nxira në krah, ndjekësit bëjnë fajtor Mateon: Po përdor forcë fizike
Shtëpia e “Big Brother VIP” është gjithmonë nën vëzhgimin e rreptë të publikut, dhe duket se asnjë detaj nuk i shpëton syrit të mprehtë të ndjekësve.
Së fundmi, një pamje e shkëputur nga transmetimi i përditshëm ka ngritur një alarm të vërtetë dhe shqetësime të mëdha në rrjetet sociale.
Gjatë një momenti ku dyshja Mateo dhe Brikena shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në kuzhinë, kamerat kanë kapur një detaj mjaft shqetësues në trupin e banores.
Siç shihet qartë edhe nga videoja që po bën xhiron e rrjetit, në krahun e Brikenës dallohet një shenjë e madhe e nxirë.
Menjëherë pas publikimit të kësaj pamjeje, ndjekësit kanë shpërthyer në aludime dhe akuza të forta drejtuar Mateos. Publiku i rregullt i formatit ka vënë në dukje se Mateo shpesh i kalon kufijtë me ngacmimet e tij të vazhdueshme fizike ndaj saj.
Ja fotot