Afrimiteti i papritur dhe skenat e nxehta intime mes Brikenës dhe Mateos ditët e fundit nuk kanë kaluar pa u vënë re, jo vetëm nga publiku, por as nga sytë kritikë të ish-banorëve të formatit.
Së fundmi, ka qenë aktori i njohur Jul Deda ai që ka “goditur” hapur këtë romancë të re brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke theksuar se gjithçka po bëhet për lojë.
Përmes një postimi epik dhe mjaft ironik në Instastory, Juli ka ndarë një kolazh fotosh që ilustron “ndryshimin” drastik në sjelljen e banores.
Me mbishkrimin komik “Evoluimi i përqafimeve të Brikenës…!”, aktori ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë “para dhe pas” situatës së rrezikut.
Në njërën anë të fotos, ai ka vendosur një moment ku Brikena jep një përqafim shumë të ftohtë dhe në distancë, shoqëruar me tekstin: “Kur nuk është në nominim”.
Ndërsa në krahun tjetër, shfaqet një skenë mjaft pasionante dhe shumë e afërt fizikisht mes saj dhe Mateos, me mbishkrimin domethënës: “Kur është në nominim”.