Deklarata e fortë që Monika Kryemadhi bëri për Mirin në intervistën e fundit (Video)
Rrugëtimi i Mirit në “Big Brother VIP Albania” dhe debatet e tij të pafundme me banorët e tjerë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, politikanja dhe opinionistja Monika Kryemadhi ka bërë një analizë të mprehtë të lojës, duke u rreshtuar hapur në krah të artistit të “West Side Family”.
Sipas saj, Miri po përballet me një sulm të padrejtë në grup, ndërsa banorët e tjerë po fshihen pas moralit të rremë.
Ajo ka theksuar se përtej strategjive (që janë mëse normale për një lojë), Miri ruan qytetarinë dhe nuk ofendon askënd.
“Për mua Miri aty nuk shan njeri, nuk fyen, është shumë korrekt, është artist, është i qetë. A është strateg? Po, ai për lojë ka hyrë aty, që të bëjë strategji,” – u shpreh Kryemadhi gjatë panelit.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte kritika e ashpër e Kryemadhit ndaj pjesës tjetër të shtëpisë, veçanërisht për mënyrën se si po manipulojnë raportin e Mirit me Selinën për ta goditur atë:
“Ajo që mua nuk më pëlqen gjithmonë është që ata bëhen 20 veta kundër Mirit dhe po të shikosh vendosin Selinën ballore dhe të gjithë pastaj si skutha bëjnë moralin.”
Monika shtoi se, pavarësisht se Miri gjendet në një dilemë të vështirë me familjarët e tij jashtë për shkak të ndjenjave ose raporteve të paqarta (“e dua, s’e dua”), ai mbetet më i sinqertë se banorët e tjerë.
“Në fakt ata mund të jenë më të pamoralshmit… Miri është shumë korrekt, ndërsa këta të tjerët e përdorin Selinën për ta vendosur përballë Mirit,” – përfundoi ajo deklaratën e saj të fortë.