Labinot Gashi nuk i lëshon rrugë asnjë moderatori me stilin e tij
19
Labinot Gashi, i njohur për publikun si Labi, prej vitesh është një nga moderatorët më të dashur në ekranet shqiptare. Përveç profesionalizmit në moderim, ai po vlerësohet gjithnjë e më shumë edhe për stilin e tij unik në veshje.
Labi shpesh shfaqet me kombinime elegante, sportive dhe shumë “cool”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve në çdo paraqitje publike apo televizive. Stili i tij i veçantë është kthyer në inspirim për shumë të rinj, shkruan Kosovarja.
Moderatori kujdeset që gjithmonë të paraqitet me veshje të kuruara dhe moderne, duke treguar se moda është një pjesë e rëndësishme e imazhit të tij.
Kujtojmë se përveç karrierës në televizion, Labi ka edhe biznesin e tij me veshje, ku shpesh prezanton koleksione që reflektojnë pikërisht stilin që ai vetë preferon.
