Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Alesio Alia, ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me banorët aktualë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në Top Albania Radio, ai u përball me një pyetje të shpejtë: cilët janë tre banorët që do t’i nxirrte menjëherë nga shtëpia e BBVA-së.
Pa hezitim, Alesio përmendi tre emra.
“Kunata (Greta). Nuk është djalë i keq por Shëndriti, do të doja që më shumë të merrej me punët e veta. Dhe Brikena,” u shpreh ai gjatë intervistës.
Kujtojmë se Alesio u largua nga spektakli me dëshirën e tij.