Kurti dhe ish-deputeti gjerman flasin për situatën aktuale politike në vend


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.

Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend.

Kryeministri Kurti e falënderoi Roth-in për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *