Simone Inzagi i ka dhënë lamtumirën Interit duke ndërprerë para kohe kontratën me zikaltrit që përfundonte në vitin 2026, për të nisur një aventurë të re në Arabinë Saudite në stolin e Al Hilal.
Palët janë ndarë miqësisht, por pas një sezoni të vështirë ku ekipi e mbylli pa trofe dhe me një dështim në Ligën e Kampioneve që do të kujtohet gjatë. Megjithatë, Inzagi ka zgjedhur t’u dërgojë një mesazh tifozëve nëpërmjet klubit, duke i kujtuar sukseset e festuar në këto vite.
MESAZHI I INZAGIT
“E dashur familje zikaltër,
Ka ardhur për mua momenti që t’i them lamtumirë këtij Klubi pas një udhëtimi katërvjeçar, gjatë të cilit dhashë gjithçka.
Çdo ditë ia kam kushtuar mendimin tim të parë dhe të fundit të ditës Interit. Jam shpërblyer me profesionalizëm dhe pasion nga lojtarët, drejtuesit dhe çdo punonjës i klubit.
Gjashtë trofetë e fituar, mes të cilëve edhe titullin e yllit të dytë, së bashku me rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në vitin 2023 dhe atë pak ditë më parë, janë dëshmi e prekshme se sa shumë është mbështetur puna ime nga një bashkësi qëllimesh me stafin tim dhe me çdo përbërës të Interit.
Falënderoj aksionerët për besimin që nuk ka munguar kurrë, Presidentin dhe bashkëpunëtorët e tij për ndihmën dhe dialogun e përditshëm. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja, mendoj se është e drejtë të përsëris këtë ndjenjë mirënjohjeje edhe për diskutimin që përfundoi pak kohë më parë. Ishim të sinqertë dhe së bashku vendosëm ta përfundojmë këtë udhëtim madhështor.
Dua t’u kushtoj një fjalë të fundit miliona tifozëve zikaltër që më brohoritën, qanë dhe vuajtën në momente të vështira dhe qeshën dhe festuan në gjashtë triumfet që përjetuam së bashku.
Nuk do j harroj kurrë. Forca Inter.
Simone Inzagi”.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply