E BUJSHME NGA ANGLIA/ Milani dhe tre klube të mëdha europiane nisin bisedimet me Armando Brojën, Çelsi ul çmimin për sulmuesin kuqezi


Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar ame “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Çelsi nuk mungojnë.

broja

Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohur, me katër skuadra europiane të cilat kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare për të siguruar transferimin e tij në verë.

“Burime i kanë treguar “SunSport” se Milani dhe Ajaksi kanë qenë të dyja në kontakt para asaj që do të jetë një verë shumë e zënë me punë te Çelsi. Bisedime me holandezët e PSV dhe gjermanët e Lajpcig janë zhvilluar që më parë”, shkruhet në portalin e tabloidit të njohur britanik.

Sipas tij, Çelsi kërkon tashmë një shifër prej rreth 20 milionë paund për sulmuesin shqiptar, i cili bëhet e ditur se ka insistuar që këtë verë transferimi i tij të jetë përfundimtar pasi nuk dëshiron të jetë më vazhdimisht në huazim, ndonëse ka kontratë me blutë deri në vitin 2028.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *