Blog

  • Sasia e duhur e ushqimit, është aq sa shuplaka e dorës suaj


    Tashmë është e kuptueshme, se duhet qëndruar larg nga ushqimet e pashëndetshme dhe adoptuar dietën, nga gjësendet e shëndetshme.

    Sasia e duhur e ushqimit, është aq sa shuplaka e dorës suaj

    Ky është një rregull orientues i njohur për kontrollin e porcioneve ushqimore dhe shpesh përdoret në mënyrë praktike për të ndihmuar në mbajtjen e një diete të ekuilibruar, sidomos kur nuk ke peshore ose mjete matëse.

    Ky sistem është i përshtatshëm sepse bazohet në përmasat individuale të trupit – pra, “porcioni yt” është i përshtatshëm për nevojat e trupit tënd.

    Por, në çfarë sasie duhet të hahen gjërat, që të mos teprohet?

    Meqë edhe ushqimet e shëndetshme përmbajnë kalori, duhet pasur kujdes që të mos shtoni peshë, pikërisht duke ngrënë shumë dhe në sasi të tepruar.

    Sekreti për një sasi të duhur të ushqimit, është tek madhësia e duarve.

    Thjeshtë krahasoni sasinë e ushqimit, me pjesën e dorës, sepse kjo del se është sasia e duhur, transmeton Telegrafi.

    Mishi i kuq: Sa shuplaka e dorës

    Mish peshku: Tërë dora

    Spinaq: Sa dy herë shuplakat e duarve

    Frutat e vogla: Sa zënë shuplakat e duarve

    Perime: Sa grushti i dorës

    Pasta: Sa grushti i dorës

    Frute të thata: Sa një shuplakë e dorës

    Patate: Sa një grusht

    Peshk të yndyrshëm: Sa shuplaka e dorës

    Gjalpë: Sa gishti i madh

    Çokollatë: Sa gishti tregues

    Djathë: Sa dy gishta të mëdhenj

    Ëmbëlsirë: Sa dy gishta

    #Sasia #duhur #ushqimit #është #shuplaka #dorës #suaj
    #Sasia #duhur #ushqimit #është #shuplaka #dorës #suaj





    Source link

  • Ademi: Synimi është të vazhdojmë me katër klube në Evropë


    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar klubet që do ta përfaqësojnë vendin në garat evropiane, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përmirësimit të koeficientit në UEFA për të siguruar pjesëmarrje të rregullt me katër ekipe.

    “Në përfundim të këtij edicioni të garave dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta për katër klubet që do ta përfaqësojnë Kosovën këtë vit në arenën evropiane: FC Drita në UEFA Champions League, FC Prishtina në UEFA Europa League, si dhe FC Ballkani dhe FC Malisheva në UEFA Europa Conference League. Uroj që të kenë short të favorshëm dhe të arrijnë sa më shumë suksese, duke e përfaqësuar denjësisht futbollin dhe vendin tonë. Objektivi ynë i përbashkët është që ta ruajmë dhe përmirësojmë koeficientin tonë në UEFA, në mënyrë që edhe në të ardhmen të kemi katër klube pjesëmarrëse në Evropë”, ka shkruar Ademi.

    Ai ka përgëzuar edhe ekipet tjera për angazhimin gjatë sezonit, duke veçuar Feronikelin 74 dhe Suharekën për luftën e fortë sportive deri në fund të kampionatit.

    “Përgëzoj gjithashtu edhe ekipet tjera për një kampionat të fortë dhe dinjitoz, me theks të veçantë Feronikelin 74 dhe Suharekën, të cilat deri në minutat e fundit të edicionit treguan shpirt luftarak dhe mbajtën ritmin e lartë e emocionet e garës. Ju dëshiroj shumë fat dhe rikthim sa më të shpejtë në Superligën e Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ademi nuk ka lënë pa përmendur edhe skuadrat që nuk arritën objektivat këtë edicion, duke i inkurajuar për më shumë përkushtim në të ardhmen.

    “Klubet që nuk i realizuan objektivat këtë edicion i inkurajoj që të punojnë edhe më shumë në drejtim të forcimit të organizimit dhe strukturës së tyre, sepse gara nuk mbaron kurrë dhe suksesi ndërtohet me punë të përditshme dhe përkushtim maksimal.

    Suksese të gjithëve!” thënë kreu i FFK-së.

    Source link



    Source link

  • BDI: Të shqetësuar për skandalin me veprat e Kadaresë, Kasami të jep përgjegjësi

    BDI: Të shqetësuar për skandalin me veprat e Kadaresë, Kasami të jep përgjegjësi


    Bashkimi Demokratik për Integrim në një postim në Facebook shprehur shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

    Nga BDI thonë se në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori

    “Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.

    Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.May be an image of 1 person and text that says 'SHKELJE E FIGURES DHE KRIJIMTARISE INTELEKTUALE TE ISMAIL KADARESE Promovimi politik mbi veprat e kolosit te letrave shqipe nuk është nder ështe keqpërdorim. Krijimtaria e Ismail Kadaresë është pronë intelektuale, dhe çdo përdorim pa leje përbén shkelje rënde ligjore dhe morale. #Llogaridhënie'

    Dëmi është i trefishtë:

    Shkelje e të drejtave të autorit, që cenon rëndë moralin dhe ligjin.
    Mashtrim ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve u ofrohen libra pa vlerë ligjore dhe me origjinë të dyshimtë. Fyerje ndaj figurës së Ismail Kadaresë, një simbol kombëtar i kulturës shqiptare, që përdoret për propagandë politike pa dinjitet.

    BDI kërkon që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë dhe të hetojnë këtë rast, ndërkohë që opinioni publik meriton transparencë të plotë dhe përgjegjësi konkrete nga kryetari Kasami dhe Komuna e Tetovës”, thonë nga BDI.

    Kultura dhe figura të tilla si Kadare, shtojnë nga BDI, nuk mund të përdoren si mallra për manipulime politike dhe nuk do të lejojmë që emri i Tetovës të njolloset në këtë mënyrë.



    Source link

  • Ndeshje të vështira me Hungarinë dhe Turqinë, por shkojmë për fitore

    Ndeshje të vështira me Hungarinë dhe Turqinë, por shkojmë për fitore


    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli sot në konferencën zyrtare për mediat, para nisjes së grumbullimit për dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë (5 qershor, “Széktó Stadium”, ora 19:30) dhe Turqisë (8 qershor, “Ataturk Olympic Stadium”, ora 19:00. Ai foli për listën e lojtarëve, prurjet e reja, mungesat, përgatitjet për Europianin U-21 2027 dhe për dy miqësoret në transfertë, duke theksuar se objektivi kryesor është fitorja.bushiMë poshtë konferenca e plotë e trajnerit Alban Bushi:

    Si paraqitet gjendja e skuadrës? – Ne jemi akoma në ndërtim të ekipit U-21, me datëlindjet 2004/05 për EURO 2027. Çdo herë marrim lojtarë të rinj, si p.sh. në këtë grumbullim kemi Enes Osmanin, lojtar shumë i mirë nga Sparta e Pragës, shqiptar i Maqedonisë, të cilin e falënderoj që ka zgjedhur Shqipërinë. Gjithashtu, Aidon Shehu, i datëlindjes 2006, i cili luan me Hull City, lojtar shumë i mirë, që do të na ndihmojë shumë. Është një ekip i ri, i cili dita-ditës do ndryshime, edhe në strategji, siç po bëjmë ne në ndërtimin e skemave tona, por edhe në lojtarë, sepse nuk ka një bollëk lojtarësh nga kampionati shqiptar që mund ta ndihmojnë ekipin U-21 për momentin, ndaj jemi duke parë edhe në Europë.

    Aidon Shehu dhe Giulio Velaj për herë të parë, çfarë lojtarësh janë? – Velaj është portier, i cili është grumbulluar me ne në turneun që zhvilluam në Arabi me U-19/U-20-ën, ka cilësi shumë të mira, është i gjatë dhe premtues për të ardhmen. Ndërkohë, Aidon Shehu është një mesfushor që ka kualitet, luan në Angli, së shpejti do të firmosë me ekipin e parë të Hull City, i ngjason pak Keidi Bares te ekipi i Shqipërisë, lojtar që vrapon shumë, luan thjesht dhe mendoj se do të na ndihmojë në ndeshjet tona.

    Mungesa e Rashicës, Torraj dhe Kevin Zefi? – Kevin Zefi mungon për arsye proceduriale, për shkak të pasaportës, e cila nuk i është bërë akoma, jemi duke pritur. Rashica është i dëmtuar, ndërsa Torraj nuk është zgjedhur për arsye teknike nga stafi ynë.

    Keni luajtur në Turqi, e njihni mentalitetin. Emocionet e rikthimit si trajner? – Turqia dhe Hungaria janë dy ekipe shumë të mira, me një nivel shumë të lartë. Hungaria është një ekip pragmatist, kompakt, luan një skemë 5-3-2, janë shumë fanatikë. Ndërsa Turqia është më kreative në stilin e saj të lojës. Të dyja janë të vështira, por ne do të shkojmë për fitore. Për ne nuk është asnjë ndeshje miqësore. Ua kemi bërë shumë të qartë djemve që në fillim se duhet të japim maksimumin që ditën e parë të stërvitjes. E pamë shumë mirë me datëlindjen 2008 se çfarë niveli kishte Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia, na dhanë një mësim shumë të mirë. Tani duhet të punojmë shumë fort, jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje, edhe në stërvitjet e klubeve ku ata luajnë, sepse ne do të zgjedhim gjithmonë ata më të mirët. Nuk kemi grumbulluar 2 lojtarë për arsye se nuk kanë qenë shumë agresivë në stërvitje apo ndeshje, kështu do të bëjmë gjatë gjithë kohës, ai që jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje do të jetë pjesë e Kombëtares.

    Për sa i përket Turqisë, unë kam kaluar shumë vite atje, më pëlqen atmosfera atje, më pëlqen vendi dhe njerëzit. Kemi luajtur herë tjetër me Turqinë, kemi barazuar një ndeshje zyrtare në Turqi. Mendoj se do t’i mundim, edhe atë dhe Hungarinë. Mendoj që Turqia është ekip i mirë, por nuk punon me shumë strategji. Kultura turke është komplet tjetër për sa i përket futbollit. Ata janë 80 milionë banorë, kanë shumë sasi dhe cilësi, por kush shikon statistikat e tyre, nuk kanë bërë gjëra të mëdha me ekipet e moshave. Nuk i kemi frikë fare, as Turqinë e as Hungarinë.

    Lojtarët nga klubet shqiptare? – Lojtarët nga kampionati shqiptar i ke më të lehtë për t’i kontrolluar, sepse komplet stafi i Kombëtares U-21 janë djem që punojnë me ekipet e kampionatit shqiptar. Por, nuk është se ka shumë nga kampionati shqiptar. Nga lojtarët që kam marrë nga kampionati shqiptar, 9 veta, kërkoj më shumë prej tyre, sidomos në ndeshjet ku ata luajnë edhe në stërvitje. Por i kuptoj shumë mirë, sepse intensiteti nuk është i duhuri në kampionat për të përballuar ekipet e forta jashtë. Ne luajtëm me Luksemburgun, na mundën 1-0. Dallimet ishin shumë të mëdha përsa i përket agresivitetit dhe intensitetit të lojës. Cilësisht dhe në qarkullimin e topit, ne ishim më të mirë se ata, por mungesa e agresivitetit bëri që të humbnim ndeshjen. Unë kërkoj më shumë agresivitet nga lojtarët e kampionatit shqiptar. Mendoj që është mirë. Përsa i përket Kombëtares U-17, mendoj se e di dhe vendos trajneri, sepse ai e njeh më mirë situatën. Por ka lojtarë të mirë në kampionatin shqiptar që mund të jenë në të ardhmen pjesë e moshave të Shqipërisë, siç janë Vogli, Mihana apo Marqeshi. Janë cilësorë dhe i njoh.

    Përgatitjet për Europianin U-21 2027? – Ne jemi në kërkim gjithë kohës, jashtë mase. Duke i ngacmuar dhe kërkuar skautëve tanë që kemi në Europë. Pothuajse një herë në javë ne jemi në komunikim me ta, sepse duam lojtarë. Nga lista që shohim sot, mendoj që 8 ose 9 lojtarë do të jenë baza që do të përfaqësojnë ekipin, ndërsa lojtarët e tjerë do të jenë në konkurrencë edhe me ata që do të vijnë, për të qenë pjesë e listës. Mendoj që kemi marrë një lojtar shumë të mirë, Enes Osman, mbrojtës i majtë. Është hera e parë që vjen me ne. Do të na ndihmojë shumë në repartin e mbrojtjes. Nuk kemi pasur në repartin e mbrojtjes këtë lloj lojtari. As ekipi i parë, as shpresat, as moshat. Lojtar shumë i shpejtë, i mirë me topin, mendoj se do të na ndihmojë shumë. Edhe Ajdon Shehu që e thashë pak më parë. Këtë grumbullim kemi marrë këto dy lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë. Do të jemi duke parë pastaj në të ardhmen, nga shtatori – tetori, shpresoj të gjejmë diçka ndryshe.

    Si e transferoni ju te lojtarët grintën dhe dëshirën që të fitohet çdo duel dhe çdo ndeshje? – Frymëzimi është natyral dhe mendoj që në momentin e parë që grumbullohen dhe bëjmë stërvitje, është agresiviteti, intensiteti, personaliteti dhe vetëbesimi që duhet të kemi për të mundur kundërshtarin, pavarësisht se kë kemi përballë. Me këtë filozofi ecën i gjithë stafi jonë i Kombëtares U-21. Ne jemi me këmbë në tokë kur luajmë me ekipe të mëdha, por pse mos të fitojmë. Ne e pamë ekipin U-17 që luajti kundër Francës. 35 minuta i bëri shumë të mira, ishin shumë kompaktë. Pastaj mungon cilësia, le të themi, sepse ata ishin më cilësorë se ne dhe bënin diferencën. Ne duhet të kemi vetëbesim, kjo na mungon dhe personaliteti në fushë. Kur humbim një ndeshje, e humbim vetëm për këtë arsye, jo për arsye të tjera. Unë mendoj që edhe kundërshtarët si Franca dhe Gjermania kanë më tepër cilësi, por kur ti je i përqendruar, i fokusuar gjatë gjithë grumbullimit në stërvitje, ti mund t’i mundësh ata. Kemi mundur Hungarinë për 10 minuta, i bëmë 3 gola në “Elbasan Arena”, një ekip jashtëzakonisht i fortë. Kemi mundur Zvicrën në Zvicër 2-1, një ekip shumë i mirë. Pra, ti mund t’i mundësh kundërshtarët.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Haxhiu e quan “plan” për të dëmtuar Pecin e Kurtin, çështjen e fabrikës së mbetjeve shtazore


    Deputetja e LVV-së, ministre një detyrë e Drejtësisë, tha se ka një plan për të dëmtuar ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci dhe qeverinë në detyrë, Kurti.

    Në një prononcim për mediat, ajo tha se Peci, sa ka qenë ministër “dhe sa vazhdon të jetë”, ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe se, sipas saj, s’ka asgjë për të fshehur”.

    “Jam shumë e bindur që ministri Peci e ka bërë një punë të jashtëzakonshme sa ka qenë dhe sa vazhdon të jetë në Ministri të Bujqësisë. Nuk ka asgjë për të fshehur këtu. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ai. Ai është shumë i hapur që të bashkëpunojë me institucionet për të zbardhur gjithë këtë plan për të dëmtuar ministrin Peci dhe qeverinë Kurti. Nuk ka asgjë për të fshehur, dhe do të jetë i gatshëm kurdo që ftohet nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi Haxhiu

    Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, sot ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë për të zhvilluar hetime mbi kontratën e dyshimtë për fabrikën e përpunimit të mbetjeve shtazore.Kontrata është nënshkruar nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci.

    Lexo po ashtu:

    Source link



    Source link

  • SPAK e mori të pandehur, Ilir Meta reagon nga burgu


    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion merr të pandehur kreu e PL,  Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA e hetimin pasuror. Ndërkohë nuk ka munguar dhe reagimi I Metës nga qelia ku u shpreh se  përshëndet përfundimin e farsës hetimore dhe se pret me padurim nisjen e gjykimit.

     

    Reagimi i plotë:

    Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

    Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

    Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

    Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

    Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

    Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.



    Source link

  • Keni probleme me zemrën? Shmangni këto ushqime të rrezikshme për shëndetin tuaj – botimet.com


    Shëndeti i zemrës është jetik për mirëqenien e përgjithshme, dhe ajo që hamë ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e saj. Mjekët dhe nutricionistët paralajmërojnë se disa ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen e zemrës, sidomos te ata që tashmë vuajnë nga probleme kardiovaskulare.

    Ja cilat janë disa prej ushqimeve që duhet t’i shmangni patjetër nëse keni probleme me zemrën:

    Ushqimet e përpunuara dhe të konservuara
    Salamrat, salsiçet, proshutat dhe ushqimet në kuti apo kavanoza përmbajnë sasi të larta kripe dhe konservantësh që rrisin tensionin e gjakut.

    Yndyrnat e ngopura dhe trans
    Gatimet e skuqura, margarina dhe produktet industriale si ëmbëlsirat e gatshme mund të rrisin kolesterolin “e keq” dhe të dëmtojnë arteriet.

    Sheqernat e tepërta
    Pijet e gazuara, ëmbëlsirat artificiale dhe konsumimi i tepërt i sheqerit ndikojnë në shtimin në peshë, diabet dhe për pasojë, në probleme me zemrën.

    Ushqimet me shumë natrium (kripë)
    Kripa e tepërt rrit presionin e gjakut dhe shton rrezikun për sulme në zemër apo goditje në tru.

    Mishi i kuq i tepërt
    Konsumi i shpeshtë i mishit të kuq të yndyrshëm mund të çojë në rritje të kolesterolit dhe sforcim të zemrës.

    Mjekët këshillojnë që ata që kanë histori me sëmundje zemre të përfshijnë në dietën e tyre më shumë fruta, perime, drithëra të plota, peshk dhe vaj ulliri. Ndryshimet e vogla në ushqim mund të sjellin përmirësime të mëdha në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës.

    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj
    #Keni #probleme #zemrën #Shmangni #këto #ushqime #të #rrezikshme #për #shëndetin #tuaj





    Source link

  • Bianca Censori “kopje” e Kim Kardashianit në këtë foto

    Bianca Censori “kopje” e Kim Kardashianit në këtë foto


    Gruaja e Kanye West publikoi në Instagram Stories një foto që ka marrë shumë reagime. Bianca Censori, sipas njerëzve në rrjete sociale, ka imituar stilin e ish-gruas së reperit, Kim Kardashian, duke pozuar vetëm me të brendshme.

    30-vjeçarja u fotografua duke pozuar me të brendshme të kuqe, teksa linte shumë pak vend për imagjinatën. Ajo kishte veshur gjithashtu çorape të bardha dhe taka të zeza të larta.

    Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishin vetëm linjat e trupit që tregonte Censori me të brendshme, por edhe fakti që ajo dukej shumë si Kardashian, veçanërisht për shkak të flokëve të gjata dhe të zeza.

    Grimi gjithashtu ishte i ngjashëm, me buzët e konturuara në ngjyrë kafe, të cilat i kemi parë shpesh te Kim Kardashiani.

    Ndonëse fotoja ka disa ditë që është publikuar, sërish njerëzit në rrjet nuk ndalojnë së krahasuari.

    “West u ka mësuar të njëjtat gjëra të dyjave” , tha një komentues.

    Kjo nuk është hera e parë që Censori akuzohet se imiton Kardashianin.

    Nga ana tjetër, Kardashian është akuzuar gjithashtu se ka kopjuar stilin provokues të Censorit. Në një postim më 13 shkurt, duke promovuar një bodysuit të SKIMS-it, ajo u shfaq me flokë të shkurtër.





    Source link

  • Si u njoh me Kolën? Beatriçe befason me historinë!


    Me këngën e tyre “Zjerm”, “Shkodra Elektonike” përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovisionn 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut.

    Dy pjesëtarët e grupit, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca ishin të ftuar në “Live From Tirana”, ku kanë zbuluar më shumë për veten.

    Beatriçja: Ne jemi takuar në internet, Kola ka pasur një grup dhe i kam gjetur disa video në YouTube. I kam dërguar një mesazh që “faleminderit për atë që po bën”. Ka qenë një surprizë e madhe për të zbuluar një artist shkodran alternativ. Ka qenë 2014-2015, kam qenë e re, nuk e kam menduar që Kola kishte qejf për t’u bërë një grup.

    Kola: Është dashur kohë ta mendonim projektin. Kisha disa kohë duke eksperimentuar, derisa kur më shkroi Beatriçja. Më pëlqeu si këndonte, atituda e saj në skenë. Por në atë kohë nuk kisha diçka konkrete. Pasi mbarova turnetë me grupet e tjera, pastaj iu dedikova këtij projekti. Kemi bërë dy ditë prova bashkë dhe pastaj kemi filluar të bënim koncerte

    Source link



    Source link

  • Paditi në SPAK Këshillin e Ministrave për vendimin për të falur gjobat dy ditë para zgjedhjeve! Aulon Kalaja: Është shkelje ligjore, drejtësia të hetojë


    Aulon Kalaja ka depozituar kallëzim penal në SPAK për vendimin e Këshillit të Ministrave për faljen e gjobave vetëm dy ditë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre.

    Sipas tij, ligji ndalon marrjen e vendimeve të tilla deri në katër muaj para zgjedhjeve.

    Kalaja kërkon që SPAK të hetojë dhe të ndëshkojë përgjegjësit për këtë rast, që sipas tij ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.

    Aulon Kalaja: I jam drejtuar SPAK sot me kallëzim penal për faljen e gjobave nga Këshilli i Ministrave. Besoj se është shpërdoruar detyra nga Këshilli i Ministrave. Në atë mbledhje, nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama, siç bën në këto raste. Ligji përcakton se deri në 4 muaj para zgjedhjeve nuk mund të marrësh vendime të tilla.

     

     

    Unë jam pro faljes së gjobave, por nuk mund ta bësh dy ditë para zgjedhjeve. SPAK ta hetojë këtë rast, për të dërguar para drejtësisë ata që kanë bërë krim zgjedhor. Çorba është gatuar në dhjetor 2024, por vendimi ka qenë më 9 maj dhe besoj se kjo ka ndikuar drejtpërdrejtë në zgjedhje. Gjobat e mëdha në këto kohë janë për të kompensuar gjobat që janë falur.

    Source link



    Source link