Blog

  • Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”

    Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”


    Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

    “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

    Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    ‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje.

    Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota.






    Source link

  • Labi dhe Dafina më në fund gjejnë paqen me njëri-tjetrin

    Labi dhe Dafina më në fund gjejnë paqen me njëri-tjetrin


     

    Një nga raportet më të komentuar të vitit që lamë pas ka qenë ai mes Dafina Zeqirit dhe Labinot Gashit.

    Pas shumë zërave dhe diskutimeve publike, më në fund dyshja kanë gjetur paqen, duke zgjatur dorën e pajtimit dhe u përqafuar me njëri-tjetrin.

    Labi, ndër të tjera, ka kërkuar falje publike nëse ndonjëherë e ka lënduar artisten, duke treguar pjekuri dhe respekt.

    Ky moment shërben si shembull për të gjithë artistët se respekti dhe mirënjohja mes njëri-tjetrit nuk duhet të harrohen asnjëherë, shkruan Kosovarja.

     






    Source link

  • “O mëngjesi im si fjete?!”/ Miri “përkëdhel” me fjalë Selinën përmes derës: Unë jam mirë…

    “O mëngjesi im si fjete?!”/ Miri “përkëdhel” me fjalë Selinën përmes derës: Unë jam mirë…


    ita në shtëpinë e Big Brother Vip ka nisur me “përkëdhelje” nga ana e Mirit për Selinën.

    Ai ka komunikuar me konkurenten nga mbrapa derës së dhomës së akuariumit, ku dhe bisedojnë shpesh edhe me banorë të tjerë.

    Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte komenti i konkurentit ndaj Selinës që në mëngjes. Ai e përshëndeti duke iu drejtuar “Mëngjesi im ti”, ky detaj u komentua menjëherë nga fansat.

    Kjo pasi marrëdhënia mes Mirit dhe Selinës shihet shumë e afërt edhe pse banorët janë shprehur për njëri-tjetrin se jane miq të mirë brenda shtëpisë, madje Miri e ka cilësuar si vajzën e tij.

    “Mgjesi im, si u gëdhive? Unë mirë, po ti si fjete?” shprehet banori.






    Source link

  • Telefoni cingëron sonte në BBVK – kush ia hapë zemrën “Vëllait të Madh”?

    Telefoni cingëron sonte në BBVK – kush ia hapë zemrën “Vëllait të Madh”?


    Ka nisur spektakli i ri i Big Brother VIP Kosova 4.

    Sonte, telefoni cingëron brenda shtëpisë për dikë nga banorët, një lajm që e bëri të ditur prezantuesi Alaudin Hamiti.

    Po ashtu, gjatë orëve të rezervuara sonte, dikush do t’i hapë zemrën ‘Vëllait të Madh’.






    Source link

  • Alba me akuza të rënda ndaj Fjollës: Jashtë përdor lëndë narkotike

    Alba me akuza të rënda ndaj Fjollës: Jashtë përdor lëndë narkotike


    Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova 4, Alba ka hedhur akuza të rënda ndaj Fjollës, duke i thënë se është përdoruese e lëndëve narkotike.

    “Nga gjuha e trupit që e lexoj te Fjolla, ka vështirësi psikologjike, emocionale made dhe fizike. Fjolla dallohet që edhe jashtë shtë konsumuese e lëndëve narlkotike”, tha Alba

    Ajo ndër tjerash theksoi se nuk është rehat të fle në një dhomë gjumi me Fjollën.

    Ndiqeni videon për më shumë detaje:






    Source link

  • Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ose do ta paguani një “çmim shumë të madh”


    Me ish-udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduron, tashmë në një burg amerikan, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi udhëheqësit autoritarë të vendit të Amerikës së Jugut se do ta “paguajnë një çmim shumë të madh” nëse nuk “bashkëpunojnë” me Uashingtonin, edhe mes shqetësimeve globale për sulmin ushtarak amerikan.

    Trump, në një intervistë të publikuar më 4 janar në The Atlantic, paralajmëroi presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “nëse ajo nuk bën atë që është e drejtë, do të paguajë një çmim shumë të madh, ndoshta më të madh se Maduro”.

    Rodriguez, e krahut të majtë politik, ishte zëvendëspresidente e Maduros përpara se të emërohej presidente në detyrë më 4 janar. Ajo e quajti veprimin e SHBA-së shkelje të Kartës së OKB-së dhe u zotua se “ne nuk do të jemi kurrë më skllevër”.

    Maduro, më 4 janar, ndodhej në një burg amerikan pasi ishte transportuar në Nju Jork pas kapjes së tij nga forcat amerikane gjatë sulmit që u dënua nga Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, por u përshëndet nga venezuelianët që jetojnë në mërgim.

    Një video e postuar nga Fox News në rrjetet sociale tregonte Maduron, 63 vjeç, duke u shoqëruar nga agjentë federalë dhe duke u thënë gazetarëve: “Natën e mirë, Gëzuar Vitin e Ri.”

    – Advertisement –

    Ai dhe bashkëshortja e tij — e cila gjithashtu u kap gjatë bastisjes — planifikohet të paraqiten në gjykatë më 5 janar për t’u përballur me akuza për drogë.

    Në një konferencë shtypi, Trump e përshëndeti operacionin ushtarak në Venezuelë, por nuk dha detaje.. Një gjeneral i lartë amerikan tha se 150 avionë amerikanë ishin përfshirë në sulm pas muajsh përgatitjesh.

    Shifrat e viktimave nuk u zbuluan. Trump tha se disa zyrtarë amerikanë u plagosën, por shtoi se ata janë mirë. Ndërkohë, Kuba tha se 32 anëtarë të forcave të saj të sigurisë u vranë në Venezuelë gjatë sulmit amerikan.

    Trump shkaktoi reagime kur tha se Shtetet e Bashkuara do ta “drejtojnë” përkohësisht vendin e Amerikës së Jugut “derisa të vijë momenti kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të matur”.

    Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë nënkuptonte Trump me atë që SHBA-ja do ta “drejtojë” vendin. Ai u tha gazetarëve se po “caktonte njerëz” nga kabineti i tij për të qenë përgjegjës në Venezuelë, pa dhënë detaje shtesë.

    Zyrtarë të administratës amerikane — përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio — nuk dhanë sqarime kur u pyetën gjatë emisioneve televizive më 4 janar për planin e Trumpit.

    Rodriguez sinjalizon gatishmëri për pajtim

    Gjykata e Lartë e Venezuelës urdhëroi që Rodriguez të merrte rolin e presidentes në detyrë të qeverisë së majtë.

    Trump fillimisht shprehu mbështetje për Rodriguez, duke thënë se “ajo në thelb është e gatshme të bëjë atë që ne mendojmë se është e nevojshme për ta bërë Venezuelën sërish të madhe”.

    Rodriguez — e cila mbështetet nga ushtria venezueliane — fillimisht u shfaq sfiduese, duke e quajtur Maduron “presidentin e vetëm” të vendit dhe duke e cilësuar sulmin amerikan si një “njollë të tmerrshme” në marrëdhënie.

    Pasi Trump sinjalizoi se ishte gati të kryente një valë të dytë veprimesh ushtarake në Venezuelë nëse do të ishte e nevojshme, Rodriguez zbuti qëndrimin e saj, duke shkruar në rrjetet sociale herët më 5 janar se Karakasi kërkonte një marrëdhënie “të balancuar dhe të respektueshme” me Uashingtonin.

    “Ne i shtrijmë një ftesë qeverisë amerikane për të punuar së bashku në një agjendë bashkëpunimi që synon zhvillimin e përbashkët,” shkroi ajo.

    Sulmet amerikane në Venezuelë dhe kapja e Maduros u dënuan ashpër nga disa aleatë të Karakasit, si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili tha se veprimi ushtarak amerikan vendos një “precedent të rrezikshëm”.

    Agjencitë e lajmeve cituan burime që thanë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 10:00 të mëngjesit më 5 janar për të diskutuar operacionin amerikan. Kolumbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, kërkoi seancën, thanë diplomatët. /REL/



    Source link

  • E dua”- Pas deklaratës për Selin, Miri flet hapur per bashkeshorten e tij

    E dua”- Pas deklaratës për Selin, Miri flet hapur per bashkeshorten e tij


    Pas situatave të ngarkuara emocionale, Miri ka gjetur kohë të flasë edhe për jetën e tij jashtë shtëpisë, duke u ndalur te marrëdhënia me bashkëshorten.

    Gjatë një bisede në oborrin e Akuariumit, artisti tregoi se planet e tyre, veçanërisht ato të pushimeve, diktoheshin plotësisht nga orari i saj. Ai zbuloi se bashkëshortja e tij dëshiron që çdo verë të pushojë në Shqipëri, dhe ai thjesht i përshtatej.

    Me një sinqeritet të rrallë, Miri pranoi varësinë e tij në atë periudhë të jetës: “Kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, se jemi sistem unë dhe ajo… Unë isha i varur tek ajo. Ajo punonte dhe unë rrija.”

    Gjithashtu, ai tregoi me humor një episod ku i kishte kërkuar asaj të bënte një “hile” për të zgjatur pushimet nga 21 në 30 ditë. “I thashë bëj si e sëmurë… E më tha jo, se ashtu është sistemi,” rrëfeu Miri, duke treguar korrektesën e saj në punë.



    Source link

  • Londrimi dhe Klodi ose bëjnë skenë, ose janë …

    Londrimi dhe Klodi ose bëjnë skenë, ose janë …


    Alba ka komentuar relacionin mes Londrimit dhe Klodit, duke e vënë në dyshim orientimin seksual të tyre.

    “Me bananet, me këngët romantike italiane, me afirmimet. Nuk po ofendoj, po komentoj lojën, jo ju si njerëz”, tha Alba.

    Kjo e fundit ka lënë të kuptohet se dyshja ose po bëjnë se janë homoseksualë ose janë gej.

     






    Source link

  • Kështu po duket Osman Azemi pas aksidentit, paska ndryshuar shumë

    Kështu po duket Osman Azemi pas aksidentit, paska ndryshuar shumë


     

    Aktori i njohur Osman Azemi ka qenë për një kohë të gjatë larg skenës dhe projekteve artistike, pas aksidentit automobilistik që pësoi. Aktualisht, ai ndodhet ende në fazë rikuperimi dhe ka shmangur angazhimet profesionale.

    Së fundmi, Azemi ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një pamje ndryshe nga ajo me të cilën publiku është mësuar, shkruan “Kosovarja”.

    Osman Azemi njihet gjerësisht për rolin e “Tetës Gjyli”, i cili e bëri atë shumë të dashur për publikun.

    Aktualisht, fokusi i tij mbetet rikuperimi dhe shëndeti, ndërsa rikthimi në art pritet të vijë në një moment të përshtatshëm.






    Source link

  • Pas daljes nga izolimi, Selin puthet në buzë (Video)

    Pas daljes nga izolimi, Selin puthet në buzë (Video)


    Mbrëmja e sotme ka sjellë një kthesë të re në dinamikat e shtëpisë, pasi Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë përfundimisht “Akuariumin” për t’u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve.

    Megjithatë, liria e tyre vjen me një çmim të lartë. Vëllai i Madh ka vendosur një kusht të panegociueshëm: Gjashtë banorët e rikthyer nuk duhet të komunikojnë absolutisht me asnjë nga banorët e tjerë, përveçse me grupin e tyre. Nëse rregulli thyhet qoftë edhe nga njëri, dënimi është rikthimi kolektiv në izolim për një kohë të pacaktuar.

    Tensionit i është shtuar menjëherë “lufta” e provokimeve. Banorët e shtëpisë kanë nisur sulmet për t’i bërë të flasin, dhe momenti më pikant ishte ai mes Selinës dhe Gretës.

    Selin i është afruar Gretës në oborr dhe pasi nisi t’i lyente buzët me buzëkuq, i ka dhënë edhe një puthje në buzë për ta shpërqendruar.

    Pavarësisht këtij provokimi të fortë dhe intim, Greta ka rezistuar duke mos folur me të, por duke komunikuar vetëm me grupin e saj të “heshtjes”.





    Source link