Blog

  • Ibrahim Tatlıses padit vajzën për sjellje të dhunshme ndaj tij

    Ibrahim Tatlıses padit vajzën për sjellje të dhunshme ndaj tij


    Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në përmasa ligjore, duke detyruar artistin të shtyjë koncertet dhe të paraqitet në gjykatë.

    Sipas mediave turke, Ibrahimi u pa në Gjykatën e Bitezit në Bodrum për të dhënë dëshminë e tij lidhur me një incident të rëndë të ndodhur mes tij dhe vajzës. Sipas pretendimeve që kanë bërë xhiron e mediave turke, Dilan Çıtak i ”ka hedhur të atit një telekomandë” gjatë një debati, veprim që autoritetet e kanë cilësuar si rrezik potencial.

    Pas kësaj ngjarjeje, Ibrahim Tatlıses ka marrë vendimin e fortë për ta paditur vajzën e tij, duke e çuar konfliktin familjar në dyert e drejtësisë. Mediat raportojnë se këngëtari është paraqitur në gjykatë me karrocë çka ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut.

    Si pasojë e këtij skandali, Tatlıses ka shtyrë dy koncerte të planifikuara në Gjermani.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të zbardhë detajet e plota të këtij konflikti që ka tronditur showbizin turk.






    Source link

  • Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK

    Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK


    Deklarata e bujshme e këngëtares Leonora Jakupi gjatë “Prime” të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagime të shumta në publik, por më i komentuar ka qenë reagimi i familjes së banores Dolce, shkruan IndeksOnline.

    Pas përballjes verbale mes dyshes, ku Leonora u shpreh me tone ironike ndaj Dolces, familjarët e kësaj të fundit kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar deklaratën si të panevojshme dhe fyese.

    Në reagimin e tyre, familja thekson se Dolce ka hyrë në format për të treguar vlerat dhe karakterin e saj, e jo për t’u përfshirë në sulme personale.

    “Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde. Pastaj në moshën që ke normal që vetëm gjumi të ka ngelur”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Kujtojmë se Dolce, pas lodhjes me Edin, tani po shijon lidhjen me Lim Hotin.!

    Screenshot






    Source link

  • Grimeri zbulon një sekret të Olta Gixharit

    Grimeri zbulon një sekret të Olta Gixharit


    Aktorja Olta Gixhari prej dy vitesh është pjesë e “Big Brother VIP Kosova” në rolin e opinionistes, duke u bërë gjithnjë e më e njohur për publikun kosovar. Paraqitjet e saj në spektakël kanë qenë vazhdimisht në vëmendje.

    Në netët “Prime”, Olta grimohet nga grimeri Arbër Bytyqi, i cili së fundmi ka publikuar një fotografi të saj nga prapaskenat e emisionit, shkruan “Kosovarja”.

    Në imazh, aktorja shihet duke pozuar, ndërsa fustani i saj zbulon prerjen anësore.

    Fotoja e publikuar e shfaq Oltën me një shprehje serioze, duke lënë të kuptohet një moment tensioni para daljeve televizive./Kosovarja/






    Source link

  • Del biseda e Leonora Jakupit me Valdrin Sahitin, pas “Prime” … (Foto)

    Del biseda e Leonora Jakupit me Valdrin Sahitin, pas “Prime” … (Foto)


    Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë vëmendje të madhe mbrëmë, pas një përballjeje verbale me banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Dolcen, shkruan IndeksOnline.

    Gjatë diskutimit, Leonora nuk u kursye në replika, duke i thënë Dolces se “më shpejt i nxë ajo meshkujt sesa atë gjumi”, një deklaratë që u prit me duartrokitje dhe reagime të forta nga publiku.

    Debati nuk u ndal me kaq, pasi Leonora e ka vazhduar diskutimin rreth kësaj çështjeje edhe jashtë Prime-it, këtë herë në bisedë me dizajnerin e njohur Valdrin Sahiti.

    Screenshot






    Source link

  • Ina nuk është penduar aspak nga deklaratat e saj të forta ndaj Brikenës

    Ina nuk është penduar aspak nga deklaratat e saj të forta ndaj Brikenës


    Ditë më parë, Ina hodhi akuza të rënda duke thënë se epiteti i “Miss”-it për Brikenën është i paguar nga sponsorët. Ajo, po ashtu, e akuzoi Brikenën se pamja e saj është rezultat i ndërhyrjeve të shumta plastike.

    Edhe në spektaklin e sotëm, Ina qëndroi e palëkundur në qëndrimet e saj, duke treguar se nuk pendohet aspak për fjalët që ka thënë. Deklaratat e saj vazhdojnë të ndezin debat të madh mes banorëve dhe në rrjetet sociale, duke e bërë këtë përplasje një nga temat më të komentuara të momentit.






    Source link

  • Kjo banore dëshiron të largohet nga “Big Brother VIP Albania” dhe arsyet janë të forta

    Kjo banore dëshiron të largohet nga “Big Brother VIP Albania” dhe arsyet janë të forta


    Stelina ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga BBVA, duke deklaruar se nuk mund ta përballojë më situatën me Inën dhe bashkimin me të si një banore e vetme.

    Sipas saj, kjo gjendje është bërë e padurueshme dhe ka ndikuar ndjeshëm në qëndrimin e saj brenda shtëpisë, shkruan Kosovarja.

    Kujtojmë se Ina dhe Stelina janë konsideruar si një banore e vetme, ndaj një vendim i tillë për largim do të nënkuptonte automatikisht largimin e të dyjave nga gara.






    Source link

  • I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Leonora Jakupit ndaj familjes së Dolces.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Leonora Jakupit ndaj familjes së Dolces.


    E përfolur gjerësisht pas paraqitjes së saj në “Prime”-in e fundit të Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka reaguar publikisht pas komenteve dhe kritikave që pasuan përplasjen e saj me Dolcen.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet me një paraqitje elegante, këngëtarja ka dhënë një mesazh që interpretohet si qëndrim i qartë dhe pa hezitim ndaj situatës së krijuar.

    “Çfarë them, pasqyron atë që jam! Ju dua”, ka shkruar Leonora, duke nënkuptuar se fjalët e saj janë të sinqerta dhe pjesë e natyrës së saj, pa vend për pendesë apo tërheqje.

    Ky reagim vjen pas një deklarate të fortë nga familjarët e Dolces, të cilët shprehën pakënaqësi për qasjen dhe tonin e përdorur nga Leonora gjatë spektaklit, duke e konsideruar atë të panevojshëm dhe personal.



    Source link

  • Një suprizë e madhe për Londrimin vjen nga jashtë shtëpisë

    Një suprizë e madhe për Londrimin vjen nga jashtë shtëpisë


    Londrimit i ka ardhur një dron në shtëpinë e Big Brother Vip 4.

    Ai dronin e mori nga daja i tij, me mesazhin: “Vetë ke hyrë, vetë luaje lojën”.

    Moneytizer Paragrafi 2

    Ndër tjerash, në dron shkruhej edhe: “Të don daja fort”.

    Moneytizer Paragrafi 4






    Source link

  • Sonte surprizë për Selinën në BBVA – Kristi i kushton këngën virale “Tunde moj Selinë tunde”

    Sonte surprizë për Selinën në BBVA – Kristi i kushton këngën virale “Tunde moj Selinë tunde”


    Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” nisi me një surprizë të veçantë për Selinën.

    Kënga që ka pushtuar rrjetet sociale, “Tunde moj Selinë tunde”, u interpretua si dedikim nga Kristi, duke e vënë menjëherë në qendër të vëmendjes banoren.

    Momentin e bëri edhe më të bukur fakti që Selina u bashkua me këngën, duke kërcyer dhe shijuar surprizën mes emocioneve dhe duartrokitjeve, shkruan Kosovarja.






    Source link

  • Teuta Kurti emocionon thellë me fjalët për babain e ndjerë

    Teuta Kurti emocionon thellë me fjalët për babain e ndjerë


     

    Këngëtarja Teuta Kurti ka humbur të atin, një ngjarje që e ka prekur thellë atë dhe familjen e saj.

    Ajo ka publikuar një fotografi të babait të ndjerë, i cili shihet në ambient spitalor, duke shoqëruar imazhin me fjalët e thjeshta: “How I miss you”.

    Teuta Kurti njihej për raportin e afërt me të atin, të cilin e ka përmendur edhe më herët si mbështetje të rëndësishme në jetën dhe karrierën e saj artistike, shkruan “Kosovarja”.

    Humbja e tij përbën një moment të vështirë për këngëtaren.






    Source link