Blog

  • Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

    Një klan kriminal që sfidoi shtetin, një luftë mes bandave që la pas gjurmë gjaku dhe një operacion policor që tronditi Europën! Si u ngrit perandoria e Franc Çopjas dhe si përfundoi ai pas hekurave?

    Nga trafiku i drogës te ekzekutimet mafioze, nga larjet e hesapeve në rrugë te korrupsioni në nivelet më të larta, Franc Çopja krijoi një rrjet kriminal të pakrahasueshëm. Por fuqia e tij nuk ishte e përjetshme. Rivalët kërkonin hakmarrje, ndërsa autoritetet shtonin presionin.
    Historia e rënies së një prej bosëve më famëkeq të krimit në Shqipëri dhe përtej saj!

    Source link

  • Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në BBVA – botimet.com

    Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në BBVA – botimet.com

    Një moment i papritur me Rozana Radin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka bërë xhiron e rrjetit, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete sociale.

    Teksa ndodhej në dhomën e gjumit e veshur me një robdeshamber, këngëtarja dhe moderatorja pësoi një incident të sikletshëm.

    Në një moment të pakujdesshëm, robdeshamberi iu hap aksidentalisht, duke i zbuluar gjoksin para kamerave.

    Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e reality show-t, të cilët menjëherë e kanë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale.

    Klipet nga ky moment janë bërë virale në TikTok, ku përdoruesit kanë reaguar me komente të ndryshme, nga ato humoristike deri tek ato që e konsiderojnë një moment të sikletshëm për artisten.

    Pavarësisht incidentit, Rozana e ka kaluar situatën me sportivitet, duke vazhduar qëndrimin e saj në BBVA pa ndonjë reagim të madh. Megjithatë, ky moment vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në rrjet gjatë këtyre orëve.

    Source link

  • Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare stilisti i famshëm

    Ndërron jetë në moshën 34-vjeçare stilisti i famshëm

    Jesus Guerrero, një stilist flokësh, klientët e të cilit kanë përfshirë Kylie Jenner, Katy Perry, Dua Lipa, Rosalia, Jessica Alba, Demi Moore dhe Jennifer Lopez, ka vdekur.

    Ai ishte vetëm 34-vjeçar.

    Motra e tij Gris, 26 vjeçe, njoftoi vdekjen e tij në një faqe GoFundMe më 22 shkurt.

    “Me zemër të thyer njoftojmë se ka ndërruar jetë Jesus Guerrero”, ka shkruar ajo.

    “Ai ishte një djalë, një vëlla, një xhaxha, një artist, një mik dhe shumë më tepër. I lindur dhe i rritur në Houston, Teksas nga prindër emigrantë, Jezusi mësoi se si të punonte shumë dhe ëndërroi t’i çonte aftësitë e tij në majë”.

    Mesazhi shtoi, “Fatkeqësisht, vdekja e tij erdhi shumë papritur. Aktualisht, familja e tij po kujdeset për gjërat e tij personale dhe për ta sjellë atë në vendlindje, Houston”.

    Shkaku i vdekjes së Guerreros nuk u zbulua.

    Source link

  • OpenAI lançon agjentin AI Operator në disa vende të botës

    OpenAI tha ditën e Premte se ka filluar lançimin e Operator, platformën e saj të agjentëve AI që mund të kryejnë veprime në emër të përdoruesit, për abonentët e ChatGPT Pro në Australi, Brazil, Kanada, Indi, Japoni, Singapor, Korenë e Jugut, Britani dhe vende të tjera të botës.

    OpenAI tha se Operator do të jetë i disponueshëm në pjesën më të madhe të vendeve kur ChatGPT është i disponueshëm me përjashtim të BE-së, Zvicrës, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës.

    Operator, lançuar në Janar në SHBA, është një prej mjeteve të agjentëve AI që mund të udhëzohen për të kryer veprime si rezervim biletash, restorantesh, përpilim raportesh apo për blerje në dyqanet online.

    Mjeti aktualisht ofrohet vetëm për abonetët e planit 200 dollarësh ChatGPT Pro. Ju mund ta përdorni vetëm përmes uebsajtit të dedikuar dhe kompania thotë se do ta implementojë për të gjithë klientët e ChatGPT.

    Operator funksionon në një dritare më vete për të kryer veprimet. /PCWorld Albanian

    Source link

    Source link

  • Disa nga shenjat që tregojnë se keni probleme me shëndetin

    Disa simptoma të cilat shfaqen herë pas here te ju, mund të lajmërojnë për shumë gjëra.

    Madje ato shpesh dinë të tregojnë edhe nëse ju nuk jeni të shëndetshëm.

    Flokë të thinjura para moshës 40-vjeçare
    Kjo dukuri zakonisht konsiderohet si çështje gjenetike dhe se i ndodh çdo personi në një periudhë të jetës së tyre. Por, nëse 50 për qind të flokëve i keni të thinjura dhe jeni më të rinj se 30 vjeç, atëherë menjëherë vizitoni doktorin sepse mund të keni diabet.

    Pjesa e bardhë e syve
    Është rregull i thjeshtë që pjesa e bardhë e syve duhet të qëndrojë e bardhë. Veç mungesës së gjumit dhe të ftohtit, sytë mund të detektojnë shumë probleme në trup.

    Nëse pjesa e bardhë e syve mban ngjyrë të kuqe, atëherë mund të jeni në rrezik nga hipertensioni.

    Ndërsa nëse pjesën e bardhë të syve e keni të verdhë, atëherë mund të jetë shenjë e verdhëzës apo problemeve në mëlçi.

    Qafë e ënjtur
    Nëse qafën e keni të ënjtur, menjëherë konsultohuni me një doktor!

    Kushtoni vëmendje të veçantë pjesës së përparme të qafës, pasi që mund të tregojnë për problemet tiroide që janë shumë të zakonshme te femrat e moshës 20 deri 50 vjet.

    Këmbë të ftohta
    Duke pasur parasysh që këmbët janë pjesa më e largët nga zemra, ato zakonisht janë të ndërlidhura me sëmundje kardiovaskulare.

    Sëmundja e Reynald është sëmundje e cila i ngushton venat në duar, gishtërinj, hundë dhe vesh, e kjo është arsye se përse këmbët mund të qëndrojnë të ftohta.

    #Disa #nga #shenjat #që #tregojnë #keni #probleme #shëndetin
    #Disa #nga #shenjat #që #tregojnë #keni #probleme #shëndetin

    Source link

  • Berisha me shqiptarët në Athinë: Jeni shndërruar në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

    Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, është shprehur se është takimi më prekës dhe mallëngjyes.

    “Është nder i madh të përshëndes sot nga kjo sallë shqiptarët, në Athinë. Shqiptarët në katër anët e Greqisë dhe shqiptarët kudo që janë sot, ju përcjell sot përshëndetjet më të zjarrta nga Athina.

    Përulem me nderimin më të madh para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse Athina, në këto vite, ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve. Ajo ka sot shqiptarë më shumë se çdo kryeqytet dhe qyet tjetër jashtë Shqipërisë.

    Të dashur miq, takimi me ju është takimi më prekës, më mallëngjyes, është takimi me sakrificën mbinjerëzore të njeriut. Ju, në një kohë kur diktatura kishte shndërruar kombin shqiptar në një rraskapitje të madhe thuajse fantazma, në një kohë kur ajo në dekada kishte vjell vrerë se asnjë komb tjetër fqinjin tonë mijëravjeçar, ju vërshuat drejt këtij vendi, për të gjetur shpëtim nga dhimbjet e tmerrshme që trashëgonte diktatura.

    Ju sfiduat çdo gjë, çdo mashtrim, çdo dezinformim dhe erdhët drejt një të panjohur, njerëz që profesionet e kërkuara nuk i kishin, por u pritët nga mikpritësit tuaj, qytetarët e këtij vendi dhe me një shpejtësi të rrufeshme, ju u shndërruar dora dorës në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

    Historia po përsëritet, ne jemi në sallën që mban emrin e një greko shqiptareje të famshme, Melina Mërkuri. Melina të tjera, Irana Papas të tjera do të dalin nga ju, me të cilat do krenohet Greqia dhe Shqiëperia.

    Të dashur miq, mirënjohja ime për ju dhe çdo shqiptari është e pakufishme, sepse erdhët këtu dhe një pjesë të mirë të fitimeve tuaja, ju i kaluat të familjet tuaja në Shqipëri. U bëtë pjesë e rëndësishme e investimeve dhe ndryshimit të Shqipërisë.

    PD u themelua në vitet 90 por ju s’duhet të harroni se mbështetësi i parë i opozitës shqiptare, ishte Konstandin Mitsotakis, i cili do të ishte kryeministri i parë që do të takonte lidershipin disa javor të PD-së”, ka thene Berisha.

    Source link

  • Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në BBVA

    Rozana Radit aksidentalisht i zbulohet gjoksi në BBVA

    Një moment i papritur me Rozana Radin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka bërë xhiron e rrjetit, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete sociale.

    Teksa ndodhej në dhomën e gjumit e veshur me një robdeshamber, këngëtarja dhe moderatorja pësoi një incident të sikletshëm.

    Në një moment të pakujdesshëm, robdeshamberi iu hap aksidentalisht, duke i zbuluar gjoksin para kamerave.

    Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e reality show-t, të cilët menjëherë e kanë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale.

    Klipet nga ky moment janë bërë virale në TikTok, ku përdoruesit kanë reaguar me komente të ndryshme, nga ato humoristike deri tek ato që e konsiderojnë një moment të sikletshëm për artisten.

    Pavarësisht incidentit, Rozana e ka kaluar situatën me sportivitet, duke vazhduar qëndrimin e saj në BBVA pa ndonjë reagim të madh. Megjithatë, ky moment vazhdon të jetë një nga më të komentuarit në rrjet gjatë këtyre orëve.

    Source link

  • Berisha publikon mesazhet e Ramës të vitit 2005: Në dosjen e prokurorisë, është edhe Erion Veliaj

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, mbajti një deklaratë përpara gazetarëve në oborrin e Kuvendit. Në fjalën e tij, ai vijoi me akuzat ndaj qeverisë dhe drejtësisë, duke pretenduar se këto institucione janë të kapura nga individë me interesa të errëta.

    Berisha përmendi emra konkretë, duke akuzuar figura të njohura politike dhe gjyqësore për afera korruptive dhe ndërhyrje në proceset ligjore. Ai u ndal te një bisedë e përgjuar, duke e konsideruar si provë të ndërhyrjeve dhe manipulimeve në çështje të rëndësishme gjyqësore. Gjithashtu, ai foli për një mesazh të vitit 2005, që përfshin kryeministrin aktual Edi Rama në marrëdhënie me krimin e organizuar. Berisha pretendoi se kjo shkresë ndodhet ende në prokurori dhe se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e tij.

    Fjala e Plotë:

    S’di si do ti bëjë nder Ballës.
    Radovan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prap Balla, apo do të jesh ti.
    Vladi është personi që ka pritur paratë. Okej se flas unë, por të ma tregojë mënyrën se si do e mbyllë. Balla si do e mbyllë çështjen e parave.
    Çela: Nga Tao Tao, dhe thotë se i në rregull letrat.
    E kuptoni ju, dmth do ta zgjidhe problemin.
    Daupaj, famozja Mata Hari e BKH-së: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, aty ku do të shkojë ai, do të ja djegim letrat me benzinë.
    Çela: Se bundra luan edhe me Taon.
    Këtu hajde merre vesh ti, kush mund të jetë kjo. Të jetë ajo gjykatësja që e ekzoneroi Millonaj. E dini ju që Millonaj prokurorja ja mbylli dosjen Pajtime Fetahut, prandaj ajo është në Skap si shpërblim.
    Mata Hari: Jo, bundra do të ja marrë, e ke gabim. Kësaj radhe do të ja marr. Nuk dua të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos.
    Ta ktheva, mos ma sill më, i tha Taos. Do ta pengoj unë atë, e sollën prap, i doli borxhit, këtë herë e ka prej teje.
    Radovan Çela: Do të flas prap.
    E kemi dhe një për Edi Ramën.
    Pyetje: Cilës dosje i përkasin.
    Sali Berisha: Partnerët kanë 1 milionë faqe përgjime. Me numra dosjesh nuk i kam.
    E ka bërë mbrëmë publike gazetari në SYRI TV, një mesazh që Edi Rama i dërgon në vitin 2005, numri një të krimit të organizuar në Shqipëri.
    Shikoni komunikimin si e kanë.
    Dëgjo këtu, n’pyll, pyll nxjerr pasqyra, n’qytet, qytet nxjerr pasqyra, n’det, det nxjerr pasqyra. Po ama ka të bëjë shumë, ku e di ai që e mba në dorë, se o dora që e mban pasqyrën.
    Ma meno një cikë këtë të lutem se so e lehtë.
    Pra kryeministri në 2005. Në të njëjtën faqe është mesazhi i Erioni i Mjaftit e ka shënuar në telefon.
    Kjo është shkresë që ekziston sot e kësaj dite në prokurori. Ja ku janë, prandaj dhe kërcen Edi nga sevdaja këto ditë.

    Source link

  • Modeli i PL-së, liberalizimi i ekonomisë për të mos lejuar monopolizimin – botimet.com

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi sot me një mesazh nga burgu ku mbahet në akuzë për 3 vepra penale, mbi modelin ekonomik në vend duke shkruar se “modeli aktual ka dështuar”. Meta shkruan se “5 Prioritetet e Partisë së Lirisë janë rruga më e drejtë për një model të ri ekonomik që na afron me standardet e Bashkimit Europian”.

    “Modeli ekonomik i vendit qëllimisht vazhdon të jetë i orientuar drejt industrisë së ndërtimit, importeve dhe shërbimeve”,  shkruan presidenti i PL-së. Meta thekson më tej se qeveria nuk ka asnjë strategji të rritjes së prodhimit të industrisë përpunuese, industrisë nxjerrëse minerare, hidrokarbure, të bujqësisë, etj.

    “Modeli ekonomik duhet të ndryshojë urgjentisht”, shkruan Meta.

    Presidenti i PL-së nënvizon se “reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytur vendin qeveria 12-vjeçare e “Rilindjes”.

    “Për Partinë e Lirisë sfida është që me një model të ri ekonomik të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane”, shkruan Meta.

    Meta thekson se “modeli ekonomik i Partisë së Lirisë do të jetë liberalizimi i ekonomisë për të mos ta lënë zhvillimin e saj të monopolizuar në një numër të vogël kompanish kliente të qeverisë në sektorët e ndërtimit, turizmit, energjisë, shfrytëzimit të burimeve natyrore, etj”.

    “Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit ne do të përshpejtojmë ngushtimin e diferencës dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e këtij vendi”, shkruan Meta.

    Source link

    Source link

  • Meta: Modeli i PL-së, liberalizimi i ekonomisë për të mos lejuar monopolizimin