Blog

  • VIDEO/ Real Madrid fiton pastër, golat e Modriç dhe Vinicius kërcënojnë Barcelonën

    VIDEO/ Real Madrid fiton pastër, golat e Modriç dhe Vinicius kërcënojnë Barcelonën


    Real Madrid ka mposhtur Zhironën me rezultatin 2-0. Supergoli i Modriç në pjesën e parë dhe Vinicius në të dytën, rikthyen madrilenët te fitorja. 

    bandicam 2025-02-23 16-17-41-019

    Këto 3 pikë e ngjisin Realin në vendin e dytë, me po aq pikë sa Barcelona. Atletiko Madrid ndjek me vetëm 1 pikë më pak.

    Zhirona në anën tjetër është larg sezonit të kaluar. Pas 25 javësh mban vendin e 12-të dhe shpresat për Europën nuk janë të shumta.

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR

    Real Madrid 2-0 Zhirona

    41′ Modriç, 82′ Vinicius

    Goli i Modriç: (VIDEO)

    Goli i Vinicius: (VIDEO)

    FORMACIONET ZYRTARE

    Real Madrid – Zhirona

    Screenshot 2025-02-23 150213

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • OSBE-ja reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri


    Autoritetet e Kosovës të premten kanë mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në veri të Mitrovicës në kuadër të sistemit paralel serb.

    Këto qendra u mbyllën për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

    Lidhur me këtë ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë, ku ka theksuar se mbyllja e tyre do të ndikojë negativisht në qasjen në shërbime kyçe për komunitetet jo shumicë në Kosovë.

    “Misioni vëren se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi që ndodhi të premten, do të ndikojë në qasjen në shërbimet kyçe për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

    “Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale.  Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

    Për mbylljen e këtyre qendrave ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

    Ambasada amerikane është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.

    “Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhej në reagimin e tyre.

    Source link



    Source link

  • Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm


    Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

    Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

    Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

    Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

    Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë.

    Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.

    SPD duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

    Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave.

    Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë.

    Zgjedhjet janë mbajtur pas prishjes së koalicionit trepartiak të Scholzit, në fund të vitit të kaluar.



    Source link

  • Pas takimit me diasporën shqiptare të Italisë, Berisha shkon në Athinë! Kërkon votën e emigrantëve të Greqisë


    Një ditë pas takimit me shqiptarët e Italisë në Parma, kreu i PD-së Sali Berisha do të takohet sot me shqiptarët e Greqisë.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbajë një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Athinë në orën 18:00.

    PD njofton se takimi do të zhvillohet në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi, salla:Melina Mërkuri, Neo Faliro-Athinë.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbajë një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Athinë në orën 18:00.

    PD njofton se takimi do të zhvillohet në ‘Stadiumi Paqe dhe Mirësi, salla:Melina Mërkuri, Neo Faliro-Athinë.

    Source link



    Source link

  • Nora flet për herë të parë për reagimin e Robertit dhe Patrisit pas këngës me Tunen


     

    Bashkëpunimi mes Nora Istrefit dhe Tunës ka qenë një nga më të komentuarit në industrinë e muzikës.

    Të dyja këngëtaret, të njohura për stilin e tyre unik dhe hitet e shumta, kanë pasur një histori dinamike në raportet e tyre, nga përfoljet për rivalitet deri te surpriza e një projekti të përbashkët.

    Vetë Nora ka folur për herë të parë në “The Elite Way” në “ATV” për këtë bashkëpunim.

    Se çfarë ka thënë, shikoni videon

     

     



    Source link

  • Presheva, qendër e mjeshtërve të shahut nga rajoni – botimet.com


    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka theksuar rëndësinë e turneut të shahut që u mbajt në këtë komunë, duke e pozicionuar Preshevën si një qendër të rëndësishme të garave intelektuale.

    Turniri, i cili mblodhi shahistë të nivelit të lartë nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, promovoi sportin e shahut dhe theksoi cilësitë e një kampioni, si strategjia, logjika, tempoja dhe durimi.

    Në fjalën e saj, Sinani shprehu mirënjohjen për organizimin e shkëlqyer nga Qendra Sportive Preshevë dhe drejtorin e saj, Besim Nasufi, për suksesin e këtij evenimenti.

    “Ky turnir është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentet dhe për të afruar më shumë njerëzit përmes aktiviteteve sportive,” tha Sinani.

    Ajo ftoi të gjithë të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve që nxjerrin në pah talentin dhe aftësitë intelektuale të qytetarëve.

    Source link



    Source link

  • Sinani: Presheva, qendër e mjeshtërve të shahut nga rajoni


    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka theksuar rëndësinë e turneut të shahut që u mbajt në këtë komunë, duke e pozicionuar Preshevën si një qendër të rëndësishme të garave intelektuale.

    Turniri, i cili mblodhi shahistë të nivelit të lartë nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, promovoi sportin e shahut dhe theksoi cilësitë e një kampioni, si strategjia, logjika, tempoja dhe durimi.

    Në fjalën e saj, Sinani shprehu mirënjohjen për organizimin e shkëlqyer nga Qendra Sportive Preshevë dhe drejtorin e saj, Besim Nasufi, për suksesin e këtij evenimenti.

    “Ky turnir është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar talentet dhe për të afruar më shumë njerëzit përmes aktiviteteve sportive,” tha Sinani.

    Ajo ftoi të gjithë të vazhdojnë mbështetjen e aktiviteteve që nxjerrin në pah talentin dhe aftësitë intelektuale të qytetarëve.

    Source link



    Source link

  • Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani


    Në zgjedhjet e sotme në gjermani prin koalicioni CDU/CSU, ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së. Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime.

    “Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski



    Source link

  • VIDEO/ Vlonjatët i qahen mungesës së VAR-it, dy “gola fantazmë” në ndeshjen e Flamurtarit

    VIDEO/ Vlonjatët i qahen mungesës së VAR-it, dy “gola fantazmë” në ndeshjen e Flamurtarit


    Flamurtari është ndalur sot në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Kukësit, në një sfidë ku duhet të qajë rastet e humbura, por edhe mungesën e VAR-it me të cilin fati i këtij dueli mund të ishte ndryshe. Kjo, pasi vlonjatët kanë regjistruar dy nga ato të ashtuquajturit “gola fantazmë” në takimin e tyre që mund të ndryshonin rrjedhën e sfidës.

    Screenshot 2025-02-23 160747

    Që në minutën e tretë, një goditje akrobatike e Jankut u ndal nga traversa, topi më pas u përplas në vijën fatale dhe doli jashtë katërkëndorit, me gjyqtarin Albert Doda që sinjalizoi vazhdimin e lojës ashtu si edhe vijërojtësja pavarësisht protestave të vlonjatëve.

    SHIH VIDEON

    Ndërkohë, në minutë e 77-të, ishte një gjuajtje e Pjeshkës në zonë e cila u ndal nga portieri i Kukësit, Dervishaj, por me vlonjatët të cilët pretenduan përsëri se topi kishte kaluar vijën fatale të portës.

    SHIH VIDEON

    Dy raste të cilat mund të kishin ndryshuar fatin e kësaj ndeshje për Flamurtarin, i cili pa t’i largohej Vora e vendit të parë pas këtij barazimi.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link

  • Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën


    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përshëndetur fitoren e partisë kristiandemokrate CDU në zgjedhjet në Gjermani, duke e konsideruar këtë si një lajm të mirë për Kosovën.

    “Ditë e rëndësishme për Gjermaninë; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në rrjetet sociale.

    Ai ka bërë të ditur se tashmë ka përcjellë urimet e tij për kryetarin e CDU-së, Friedrich Merz, dhe për miqtë e tij në këtë parti gjermane.

    “Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështet mirë qëllimet tona”, ka shtuar ai.

    Sipas Abdixhikut, fitorja e CDU-së dhe fuqizimi i së djathtës evropiane përbën një shpresë të re për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

    Source link



    Source link