Blog

  • Berisha dënon kërcënimet e Veliajt ndaj Olsi Dados: Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi me jetë i dëshmitarëve


    Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se dënon kërcënimin personal që Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Olsi Dado, duke theksuar se mesazhi që kryetari i bashkisë jep është kërcënim për dëshmitarët.

    Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se ‘Veliaj i ka shanset ka zero që ta agresojë fizikisht prokurorin, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua’.

    Sipas Sali Berishës ky është një akt i rëndë i pengimit të drejtësisë, ndaj theksoi se PD po shqyrton modalitetet për ta paditur atë.

    “Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë”, tha Berisha.

    Berisha: Së fundi dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta padisë për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita. Cdo njeri që pranon të zbardhë një krim ka merita. Ndaj i them Veliajt se me asgjë nuk mund të shpëtosh nga krimet dhe mos guxo të kërcënosh dëshmitarët se do përgjigjesh shumë rëndë. Po të jetë puna për ata skapistë, ata të kursyen ty djegësin 130 mln euro që nuk ekziston, 5D që vetëm hoteli i qelqtë kushton mbi 75 mln euro.

    Source link



    Source link

  • Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të


    Gjesti ka bërë një bisedë ditën e sotme (e hënë) me Rozana Radin pasi tentoi të zihej me të, por që tregon se ka një problem.

    Ai thotë se edhe në formatin e kaluar ku ka qenë, Big Brother VIP Kosova 3, ka qenë një vajzë me të cilën nuk mund të kishte përplasje.

    Ndonëse nuk e përmend, komentuesit kanë aluduar për Sara Kolamin, për shkak se nuk kanë patur ndonjë debat gjatë kohës sa ishin.

    Këngëtari nga Peja thotë se për shkak të energjisë nuk mund të përplasej me të.

    “Kështu edhe në atë formatin tjetër e kam pasur një çikë, nuk kam mundur të zihesha me të, vetë energjia, jam munduar sikur me ty por pas tre minutësh kam qeshur prapë me të”, iu drejtua ai Rozit.

    Kjo pasi dyshja po tentojnë të prishin raportin dhe të jenë kundërshtarë në këtë lojë.

    Edhe pse, Gjesti dhe Rozana që nga fillimi kanë qenë në krah të njëri-tjetrit.



    Source link

  • Grejpfruti është i rrezikshëm nëse merr disa ilaçe

    Grejpfruti është i rrezikshëm nëse merr disa ilaçe


    Sipas revistës “Prescrire”, konsumimi i grejpfrutit, ndërkohë që merr disa ilaçe, mund të ketë efekte dytësore serioze.

    Dëgjo këtë artikull tani…
    Grejpfruti është i rrezikshëm nëse merr disa ilaçe

    Me një fjalë, konsumim i i këtij fruti, qoftë në formë të freskët, lëngu, reçe1i apo lëkure, vepron në mënyrë negative te disa ilaçe, siç janë: Imunosupresorët (ata që pengojnë veprimin e sistemit imunitar të trupit), statina (kundër kolesterolit), benzodiazepina (trajton pagjumësinë, ankthin), inhibitorët kalcikë (për sëmundjet e zemrës), etj.

    Ata mund të shkaktojnë nganjëherë efekte të padëshirueshme dytësore serioze: dëmtim muskujsh, pamjaftueshmëri akute të veshkave, shok hemorragjik, etj.

    Shkaku, sipas studimit, janë substancat që përmban ky frut. Megjithatë, efektet ndryshojnë nga një njeri te tjetri dhe mund të jenë të lidhura me pengimin e veprimit të enzimave, transmeton Telegrafi.

    Kështu, nëse konsumoni grejpfrut, ndërkohë që merrni disa ilaçe, shtohet përqendrimi i tyre në gjak, duke bërë kështu një mbidozim dhe efekte të padëshirueshme që kanë lidhje me dozimin.

    Më rrallë, veprimi grejpfrut-ilaç mund të shkaktojë një pakësim të efikasitetit të ilaçit.

    “Serioziteti i vrojtimeve të bëra është një arsye e mirë për të mos konsumuar grejpfrut, sidomos lëng grejpfruti, kur je duke marrë ilaçe, sidomos kur ka rëndësi dozimi, pra, është i ngushtë kufiri mes të qenit efikas dhe dëmtues”.

    Artikulli në revistë shpjegon se duhen bërë studime se mos edhe lëngje të tjera frutash, si ai i portokallit, kanë efekte të padëshirueshme.

    #Grejpfruti #është #rrezikshëm #nëse #merr #disa #ilaçe
    #Grejpfruti #është #rrezikshëm #nëse #merr #disa #ilaçe



    Source link

  • Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Islandë


    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, gjatë muajit mars do të zhvillojë dy ndeshje ndaj Islandës, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

    Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se tashmë kanë dal në shitje biletat për ndeshjen si nikoqire, e cila zhvillohet me 20 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri në Prishtinë, më fillim nga ora 20:45, 

    Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    VINI RE!Procedura se si blihet bileta online:Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj.Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).
    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:
    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore

    Source link



    Source link

  • TikTok bëhet aplikacioni i parë të gjeneron 6 miliardë dollarë shitje konsumatore


    TikTok, përfshirë filialin e saj Kinez Douyin, në 2024 u bë aplikacioni i parë jo-lojë që gjeneroi 6 miliardë dollarë shitje në vit. Sipas një raporti të ri nga firma e inteligjencës së aplikacioneve Sensor Tower, TikTok gjithashtu gjeneroi të ardhura rekord prej 1.9 miliardë dollarë në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar.

    Mes aplikacioneve jo-lojëra, vetëm YouTube dhe Google One gjeneruan më shumë në tre mujorin e katërt të 2024 thoshte raporti. Me 6 miliardë dollarë të ardhura, TikTok gjeneroi më shumë se dyfishin e çdo aplikacioni apo loje tjetër në 2024.

    Monopoly GO ishte në vendin e dytë me 2.6 miliardë dollarë shitje të gjeneruara në vitin e kaluar.

    Për TikTok ishe një rritje e madhe krahasuar me 2023 ku gjeneroi 4.4 miliardë dollarë shitje. Për nga shkarkimet TikTok ishte vetëm në vendin e dytë në tre mujorin e katërt ndërsa vendi i parë zihej nga Instagram. Në vendin e tretë ishte WhatsApp ndjekur nga Facebook dhe Temu në 5 vendet e para.

    /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Teprimi me vitamina, dëmton – botimet.com


    Ekspertët konsiderojnë që blerja e vitaminave si shtesë në ushqime te shumica e njerëzve është tërësisht e panevojshme. Vitaminat e tepërta trupi nuk i ruan si rezervë, por i nxjerrë…

    The post Teprimi me vitamina, dëmton appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    #Teprimi #vitamina #dëmton
    #Teprimi #vitamina #dëmton

    The post Teprimi me vitamina, dëmton appeared first on Gazeta-Telegram.com.

    Source link



    Source link

  • Teprimi me vitamina, dëmton


    Ekspertët konsiderojnë që blerja e vitaminave si shtesë në ushqime te shumica e njerëzve është tërësisht e panevojshme. Vitaminat e tepërta trupi nuk i ruan si rezervë, por i nxjerrë…

    The post Teprimi me vitamina, dëmton appeared first on Revista Kosovarja.

    BURIMI I LAJMIT

    #Teprimi #vitamina #dëmton
    #Teprimi #vitamina #dëmton

    The post Teprimi me vitamina, dëmton appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Liverpooli befason të gjithë – gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil


    Mes pasigurive që janë krijuar rreth të ardhmes së Trent Alexander-Arnold tek Liverpooli, një raportim nga mediumi brazilian UOL Esporte raporton se ‘Të Kuqtë’ po synojnë ta përforcojnë mbrojtjen me një talent të ri brazilian. 

    Sipas gazetarit Bruno Andrade, vëmendja e Liverpoolit është kthyer tek mbrojtësi premtues i Flamengos, Wesley, teksa po përgatiten që të bëjnë një ofertë për lojtarin. 

    Si kapiten i Liverpoolit, Alexander-Arnold mbetet një figurë e rëndësishme në ‘Anfield’, por negociatat për rinovimin e kontratës së tij kanë mbetur pezull  dhe ajo skadon në muajt e ardhshëm. 

    Liverpooli po shpreson për një rinovim, por ata po eksplorojnë alternativa të tjera në rast largimi të anglezit. 

    Në këtë mënyrë Wesley ka kapur vëmendjen e drejtuesve të klubit dhe mundësia që ai të transferohet në Angli para fillimit të Kupës së Botës për Klube është e madhe. 

    Vlera që Flamengo mund t’i vë kartonit të Wesley mund të tejkalojë 30 milionë euro, veçanërisht nëse ai debuton me kombëtaren e Brazilit së shpejti. 

    Së fundmi Wesley refuzoi një ofertë të majme nga Zenit duke i qëndruar besnik Flamengos. 

    Përkundër lidhjeve me talentë nga Evropa si Jeremie Frimpong, Wesley përfaqëson një lojtar i cili i përshtatet më shumë preferencave taktike të Arne Slot. 

    Atributet e tij përputhen më mirë me etikën e punës që Slot ka dhe për karakteristikat që ai i pëlqen t’i kenë mbrojtësit e tij.

    Source link



    Source link

  • Katër ditë pune, peng i produktivitetit


    “Është ende herët për hapa të tillë, sepse ka reforma të tjera prioritare që duhet të bëhen në periudhën e ardhshme. Për të zbatuar një javë pune katër ditore, duhet të maksimizoni efikasitetin tuaj për të kapërcyer ditën e pestë pa asnjë pasojë në arritjen e rezultateve. Me një produktivitet kaq të ulët si në Maqedoni, vendosja e javës katër-ditore të punës do të jetë katastrofë”, thotë kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angeloski

    Fisnik PASHOLLI

    Shkup, 24 shkurt – Përderisa në Evropë po flitet shumë për futjen graduale dhe të pjesshme të një jave pune katër-ditore, me qëllim të rritjes së produktivitetit – për industrinë përpunuese së Maqedonisë, por edhe sektorët e tjerë paralajmërime të tilla, mbeten vetëm në nivel dëshirash. Mbështetësit e këtij regjimi besojnë se është e ardhmja e produktivitetit të punëtorëve dhe ekuilibri mes jetës private dhe asaj të punës. Ata janë të bindur se kjo do të sillte kënaqësi më të madhe për punonjësit, gjë që do të rriste më tej produktivitetin. Sindikatat në të gjithë Evropën po u bëjnë thirrje qeverive vendore të prezantojnë një javë pune katër-ditore, por vetëm disa vende e kanë konsideruar seriozisht këtë ide. Biznesi beson se Maqedonia si shtet, nuk është gati për shkak të nivelit ende të ulët të produktivitetit edhe pse sindikatat mbeten të përkushtuara ndaj kërkesës për uljen e orëve të punës.

    “Është ende herët për hapa të tillë, sepse ka reforma të tjera prioritare që duhet të bëhen në periudhën e ardhshme. Për të zbatuar një javë pune katër ditore, duhet të maksimizoni efikasitetin tuaj për të kapërcyer ditën e pestë pa asnjë pasojë në arritjen e rezultateve. Me një produktivitet kaq të ulët si në Maqedoni, vendosja e javës katër-ditore të punës do të jetë katastrofë”, thotë kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angeloski.

    Sindikatat e Maqedonisë janë të prerë se java e shkurtuar e punës është mundësi, dhe jo vetëm dëshirë e punëtorëve. Ata rikujtojnë se gjatë negociatave për Ligjin e ri të Marrëdhënieve të Punës, janë angazhuar edhe për vendosjen e një jave pune 35 orëshe.

    “Në disa vende të Evropës dhe botës tashmë janë bërë analiza dhe kërkime që kanë treguar se një javë më e shkurtër e punës ndikon shumë më mirë në motivimin dhe produktivitetin e punëtorëve, e me këtë edhe në fitimet e punëdhënësve. Qëndrimi ynë është që si vend që aspiron anëtarësimin në BE, duhet të avokojmë për reduktimin e javës së punës në shtatë orë pune në ditë ose katër ditë pune në javë dhe jo të kthehemi pas në histori dhe të futim shfrytëzimin e punëtorëve dhe punë mesatarisht prej 12 orë”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Ata theksojnë gjithashtu se aplikimi i komunikimeve dhe mundësive elektronike, dixhitalizimi dhe teknikat dhe teknologjitë e reja në proceset e prodhimit rezulton në arritjen e efikasitetit më të madh në punë, duke krijuar në të njëjtën kohë një bazë reale për reduktimin e javës së punës në 35 orë.

    Për industrinë përpunuese, paralajmërimet e tilla mbeten vetëm në nivel dëshirash. Edhe reagimet në shtetet e rajonit nuk janë në favor të kësaj ideje evropiane. Bile, biznesi shton se askush nuk është gati të ulë ditët e punës dhe të mbajë pagat. “Ne na mungojnë ditë e lërë më shkurtojmë javën”, thonë nga Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë. Andaj e vlerësojnë një ide të tillë të parealizueshme për industrinë prodhuese, megjithëse ka degë të caktuara në vend që mund ta bëjnë këtë pa problem.

    “Për shembull, në një pjesë të administratës publike mund të bëhen kursime në këtë mënyrë, por në procesin e prodhimit, kjo është e parealizueshme. Nuk mund të ndalojnë makineritë dhe të gjithë procesin, sepse do të ketë më shumë humbje se fitim. Nuk kemi asnjë mënyrë për të rritur produktivitetin aq sa për të bërë të njëjtat të ardhura për më pak kohë pune. Askush nuk mund ta bëjë këtë në fabrika”, shtojnë punëdhënësit.

    Për më tepër vlerësojnë se qëllimi si reduktimi i orëve të punës dhe ruajtja e pagave nuk është i mundur nëse nuk rritet produktiviteti, dhe nëse nuk prodhohet e njëjta sasi produktesh në më pak kohë pune.

    Në ndërkohë, mbi 17 për qind e evropianëve të punësuar punojnë me kohë të pjesshme. Qeveria spanjolle, në marrëveshje me sindikatat, por pa mbështetjen e shoqatave më të mëdha të punëdhënësve, miratoi një ulje të javës së punës nga 40 në 37.5 orë pa ulur pagat. Këshilli i Ministrave miratoi më 5 shkurt të këtij viti një projektligj që dy sindikatat më të mëdha, CEOE dhe UGT, e cilësuan si një masë historike që do të përfitonte potencialisht 12 milionë punëtorë. Në disa vende të Evropës filluan të aplikojnë orarin e shkurtuar i punës përgjatë javës. Në Britaninë e Madhe, 2900 punonjës u përfshinë në eksperimentin katër-ditor të punës në javë.

    Ata u punësuan në sektorin financiar, në sektorin e IT-së dhe të ndërtimit, në shitës me pakicë në internet, në studiot e animacionit, në marketing ose ushqime të gatshme. Sipas studiuesve nga Kembrixhi dhe Bostoni, ditët e tyre të sëmundjes u reduktuan me rreth dy të tretat dhe pothuajse 40 për qind thanë se ndjeheshin më pak të stresuar pas eksperimentit se më parë. Mbi të gjitha, studiuesit vërejtën një rritje mesatare të shitjeve prej rreth 1.4 për qind. Të paktën 56 nga 61 kompanitë pjesëmarrëse deklaruan se dëshironin të ruanin javën katër-ditore edhe pas përfundimit të fazës së testimit.

    Belgjika ishte vendi i parë në Evropë që futi në ligjin e saj një javë pune katër-ditore. Në shkurt të vitit 2022, punëtorët belgë kërkuan të drejtën për një javë pune katër-ditore, pa zbritje nga paga e tyre. Ligji i ri hyri në fuqi në nëntor 2023, duke i lejuar punonjësit të vendosin vetë nëse do të punojnë katër apo pesë ditë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se do të punojnë më pak, por thjesht se do të duhet ta “kondensojnë” gjithë punën e tyre në katër ditë në javë.Dëshira ishte që t’u mundësohej qytetarëve të kombinonin më lehtë punën dhe kohën e kaluar me familjen.

    Nga ana tjetër, jo të gjithë e përqafuan këtë ide me gjithë zemër. Prandaj, disa punëtorë do të duhet të punojnë më shumë orë për të kryer të gjitha detyrimet e tyre, dhe ata që punojnë me turne nuk kanë mundësi të punojnë një ditë më pak.

    Gjermania tashmë mban rekordin në Evropë për javën mesatare më të shkurtër të punës prej 34.2 orësh. Sindikatat kërkojnë ende një ulje shtesë të orarit të punës dhe duket se mund ta arrijnë këtë, megjithëse në atë vend shoqërohet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

    Sipas një sondazhi të Forsa, 71 për qind e gjermanëve do të donin të punonin një ditë më pak. Shtatëdhjetë e pesë për qind e njerëzve mendojnë se kjo do të ishte e dëshirueshme dhe 59 për qind besojnë se përpjekja është e realizueshme. Së fundmi, më shumë se 200 kompani britanike kanë kaluar përgjithmonë në një javë pune katër-ditore pa ulje page, duke shënuar momentin historik më të fundit në një fushatë për të ndryshuar mënyrën se si punojnë britanikët. Kompanitë variojnë nga agjencitë e marketingut, firmat e IT dhe firmat e konsulencës deri tek ato në sektorin e bamirësisë dhe së bashku ato punësojnë më shumë se 5000 njerëz. (koha.mk)



    Source link

  • VIDEO/ Në diskutim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, anësori shkakton autogol në Superligën turke

    VIDEO/ Në diskutim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, anësori shkakton autogol në Superligën turke


    Arda Kurtulan pati një ditë për t’u harruar sot. Lojtari që ishte pjesë e Shpresave dhe kërkohet nga Maqedonia e Veriut, shënoi autogol në Superligën turke.

    bandicam 2025-02-23 15-56-13-955

    Kurtulan i dha golin e parë Alanjaspor, që po humbiste 0-2 ndaj Adana Demirspor. Më pas ishte Florent Hadërgjonaj, që solli barazimin.

    Goli i përmbysjes së madhe erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Kështu i gjithë avantazhi i dy golave nga skuadra e Kurtulan në pjesën e parë, humbi vlerën në 45 minutat e dyta.

    Autogoli i Arda Kurtulan: (VIDEO)

    Goli i Florent Hadergjonaj: (VIDEO)

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link