Blog

  • VIDEO/ Produksioni publikon pamjet kur Gjesti kalon murin e shtëpisë


    Gjesti habiti publikun dhe banorët e Big Brother VIP Albania pasi kapërceu murin rrethues të shtëpisë dy ditë më parë

    Ndërsa sot, produksioni ka publikuar një pjesë të shkurtër të këtij momenti në rrjetet sociale.

    Në video, Gjesti shihet sipër murit, ndërsa banorët e shohin të habitur.

    Për këtë veprim të Gjestit ka mbërritur një zarf i zi në shtëpi, ndërsa dënimi për të do të jepet nesër në LIVE.

    Source link



    Source link

  • Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim – botimet.com


    Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit.

    Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

    Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

    “Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.



    Source link

  • Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim


    Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit.

    Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

    Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

    “Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.



    Source link

  • VIDEO/ Autogol i Rrahmanit dhe gol nga supertalenti Diao, Komo mposht Napolin dhe i bën nder Interit

    VIDEO/ Autogol i Rrahmanit dhe gol nga supertalenti Diao, Komo mposht Napolin dhe i bën nder Interit


    Komo ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serinë A, pas asaj në javën e shkuar kundër Fiorentinës. Skuadra e Fabregas ka mposhtur me shifrat 2-1 Napolin.komoNë minutën e 7-të, Amir Rrahmani shkaktoi autogol duke kaluar në epërsi Komon. Festa nuk zgjati shumë pasi Raspadori riktheu baraspeshën në të 17-ën. Kështu u mbyll pjesa e parë.

    Ndërsa në të dytën u shfaq supertalenti Asan Diao i cili realizoi një gol të bukur për Komon duke i dhënë dhe fitoren.

    Pas këtij triumfi, skuadra e Fabregas ngjitet në vendin e 13-të me 28 pikë ndërsa Napoli humbet kreun dhe pozicionohet në vendin e 2-të me 56 pikë, 1 më pak se Interi kryesues.

    KOMO 2-1 NAPOLI

    7′ Rrahmani (AU), 77′ Diao/ 18′ Raspadori

    GOLI I DIAO (VIDEO)

    GOLI I RASPADORIT (VIDEO)

    AUTOGOLI I AMIR RRAHMANIT (VIDEO)

    FORMACIONET ZYRTARErteyPANORAMASPORT.AL

     

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Memli Krasniqi: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen në asnjë formë


    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit.

    Ai ka vënë theksin te rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe objektivat e saj gjatë fushatës.

    Sipas Krasniqit pavarësisht se LVV ka dalë partia e parë, ajo nuk ka arritur synimet e shpallura nga kryetari i saj, Albin Kurti.

    “Mos të harrojmë që megjithatë, sot Lëvizja Vetëvendosje ka një numër shumë të vogël të votave. Duhet me u kthye te fillimi i fushatës. Zoti Kurti ka lyp referendum, zoti ka lyp 500 mijë vota. Zoti Kurti nuk i ka marrë ato vota dhe referendumi i ka dështuar. Se referendumi duhet me i pas 50 plus 1”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

    Më tutje Krasniqi është shprehur se pavarësisht se LVV ka dalë e para në zgjedhje, sistemi parlamentar kërkon formimin e një shumice për qeverisje, dhe kjo e bën garën ende të hapur.

    “Pra, nëse dëshirojmë me i shiku rezultatet prej perspektivave. Prej perspektivës që ka dalë i pari në atë situatën e tij, që tash u bë e famshme. Sikur të ishte kjo garë automobilistike i ka fituar zgjedhjet, ka dal i pari. Por meqenëse nuk është garë automobilistike, po kjo garë është me një sistem parlamentar me të cilin ne funksionojmë, demokrat e liberal është kush e bën shumicën. Atëherë gara ende nuk ka përfunduar”, ka shtuar Krasniqi.

    Ai ka folur edhe për mundësinë e koaliconit me Vetëvendosjen.

    ” Jo nuk shkojmë në koalicion. Pikë. Në asnjë formë. Pikë… nuk bëjmë koalicion me Vetëvendosje sepse nuk na lidh asgjë. Në kuptim as program, e as parimor, e as në kuptimin qysh e shohim të kaluarën, e aq më pak qysh e shohim të ardhmen. Ne nuk kemi pika që na kishin me na bë bashkë”, ka thënë Krasniqi.

    Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80% të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64% të votave, pasuar nga AAK-Nisma me 7.46%



    Source link

  • Rrëshqitje shkëmbore në aksin Qeparo-Kuç, rruga pjesërisht e bllokuar


    Një rrëshqitje masivi shkëmbor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Qeparo-Kuç, duke shkaktuar bllokimin e pjesshëm të qarkullimit dhe dëmtimin e një automjeti që po kalonte në atë moment. Fatmirësisht, nuk raportohet për lëndime në njerëz, por dëmet materiale janë evidente.

    Menjëherë pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forcat e policisë, strukturat e mbrojtjes civile dhe përfaqësues të firmës kontraktore që mirëmban rrugën. Po ndërmerren masa të menjëhershme për pastrimin e inerteve dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

    Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e policisë rrugore deri në përfundimin e punimeve për rikthimin e plotë të qarkullimit normal.



    Source link

  • 2 deputetë italianë nuk u lejuan të vizitojnë Veliajn: Paraburgimi pa gjyq, problem serioz, Shqipëria të mos kalojë në situatë të errët


    Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, dy nga senatorët e grupimit Forza Italia, por edhe politikanë të lartë në vendin fqinj, nuk janë lejuar sot që të vizitojnë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Menjëherë pas kësaj, ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale një mesazh mbështetës për Veliajn, ku kanë shprehur keqardhjen për faktin se nuk i kanë lejuar ta takojnë në burgun e Durrësit, por edhe kanë shprehur shqetësimin se drejtësia në Shqipëri nuk do të kthehet si në epokën e errët të Tangentopoli-t në Itali.

    Lorenzo Grassini është koordinator i Forza Italia për Ballkanin Perëndimor, ndërsa Roberto Berardi, senator i Legjislaturës 18, senator i Grosetos dhe komunitetit drejtues të Forza Italia.

    Ja mesazhi i tyre:

    “Jemi në Durrës, së bashku me deputetin Berardi, për t’iu gjendur pranë kryebashkiakut të Tiranës, për të parë kushtet e tij në burg. Në këtë moment ai gjendet i izoluar brenda kësaj ndërtese. Fatkeqësisht nuk na u lejua hyrja. Na rezervuan një pritje shumë të sjellshme, por urdhëri është për të mos lejuar të hyjë asnjë tjetër, përveç familjarëve.

    Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

    “Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.

    “Jemi kundër paraburgimit. Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.



    Source link

  • Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit


    Ditën e sotme (e enjte) banorët diskutuan për Gjestin dhe Eglin, duke hedhur aludime se kanë bërë marrëdhënie intime.

    G Bani solli këtë informacion nga jashtë, e më pas u përdor edhe nga konkurrentët e tjerë, duke shkaktuar një tollovi të madhe në shtëpi.

    Jozi në oborr teksa po diskutonte me Gjestin dhe Amber, bëri një deklaratë të fortë.

    Ajo tha se ka parë Rozanën duke bërë poshtë jorganit me Livia Brungën pasi flinin bashkë.

    “Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry”, u shpreh ai.

    Tutje shtoi: “Tani unë më i thënë, unë i kam parë. Çkas kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë”.

    Kjo deklaratë bëri zhurmë të madhe dhe u shpërnda gjithandej në platforma sociale.

    @gjesti_bbvip

    bbvip#bigbrothervipalbania #bigbrothervip #bigrotherkosova #megjestin #goviral

    ♬ original sound – gjesti_bbvip





    Source link

  • Rozana çfarë s’ka bërë poshtë jorganit me këtë banor…


    Një tjetër moment i bujshëm ka ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku Jozi ka bërë një deklaratë të fortë që ka tronditur banorët dhe opinionin publik.

    Gjatë një bisede, ai ka pohuar se ka parë Rozana Radin në një situatë intime me ish-banoren Livia Brunga.

    “Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry. Tani unë më i thënë, unë i kam parë. Çka s’kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë,” është shprehur ai, duke ndezur menjëherë një debat të ashpër mes banorëve.

    Kjo deklaratë vjen pas polemikave të shumta për marrëdhënien e dyshuar mes Gjestit dhe Eglit, një çështje që ka trazuar gjithë shtëpinë.

    Source link



    Source link

  • Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë vendin e saj – botimet.com


    Big Mama është një nga personazhet e famshëm të botës sa televizionit, e cila prej vitesh është prezente në botën e muzikës.

    Big Mama është shqiptare nga Maqedonia e Veriut, konkretisht nga Tetova, vendi ku vazhdon të jetoj e veproj.

    Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë qytetin e saj, shkruan “Kosovarja”.

    Si shumë artistë, ajo mund të udhëtojë dhe të qëndrojë në vende të ndryshme për shkak të angazhimeve profesionale, ama përherë kthehet sërish në Tetovë.





    Source link