Blog

  • Pamjet virale: Kryejnë marrëdhënie në BBVK Edi dhe Bia?


    Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” është përfshirë nga thashetheme të reja, ku protagonist është sërish Eduard Kuçi. Pas fundit të romancës me Dolcen, Edi tashmë është parë në momente shumë të afërta me Bia Khalifën. Kamerat i kanë kapur mat dy banorët teksa ndanin të njëjtin shtrat. Në pamjet që po bëjnë xhiron […]

    The post Pamjet virale: Kryejnë marrëdhënie në BBVK Edi dhe Bia? appeared first on Loki Magazine.

    Source link



    Source link

  • Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim


    Policia e Kosovës, ka konfirmuar se në bashkëpunim dhe koordinim me AKI-në dhe urdhër të PSRK-së, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme.

    “Lidhur me rastin i cili po trajtohet nga DHKEK-ja, në bashkëpunim me akterët e tjerë, janë shoqëruar për intervistim disa persona. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thuhet në njoftim të Policisë, transmeton KosovaPost.



    Source link

  • Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës


    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, përcjell KosovaPost.

    Kamberi bëri të ditur se biseda ka qenë e gjatë dhe e hapur, duke u fokusuar në të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    “Zhvillova një bisedë të gjatë dhe të hapur me mikun tim, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Bardhyl Canaj, lidhur me të gjitha çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet një shtëpi e hapur dhe një pikë mbështetjeje për shqiptarët e Luginës”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

    Takimi vjen në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe mbështetjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Source link



    Source link

  • Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale


    Në Suharekë kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti, premtoi 1 miliard euro për investime kapitale e siguri duke fuqizuar ushtrinë dhe policinë. Ai po ashtu premtoi përfundimin e projekteve të nisura të cilat përmirësojnë jetosën e qytetarëve.

    Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin elektoral me përkrahës në qytetin e Suharekës, premtoi zhvillim të qëndrueshëm e projekte të reja. Derisa kërkoi votë nga qytetarët e kësaj komune, Kurti u zotua se do të punojë për siguri për të gjithë qytetarët. Ai, gjithashtu, premtoi 1 miliard euro për investime kapitale.

    “Zhvillimi për ne nis me prodhim, sepse s’ka shteti di të jetë partner… 1 miliard euro për prodhuesit vendorë… për t’i mbështetur. Programi të nis nga nevojat dhe kërkesat gjithandej, në qeverisje për jetë konkrete për qytetarët”, tha Albin Kurti, kandidat për kryeministër.

    Kurti premtoi mbështetje për nënat lehona dhe për fëmijët deri në 16 vjeç nga 90 euro shtesa , si dhe grante e subvencione për bujqit. Ai po ashtu u tha se në fillim të mandatit do t’i marrë 5 vendimet e premtuara: buxhetin, çmimet tavan, rritje të pensioneve, të ekonomisë, subvencionim të energjisë.

    Kurti u zotua se në mandatin e ardhshëm do t’i përfundojnë projektet e nisura: stadiumin, ujë cilësor për pije, industri e bujqësi, çerdhe të reja, ndërtim të objekteve të reja të shkollave.



    Source link

  • Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave


    Vendimi i Bashkimit Evropian për t`i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, është mirëpritur në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se këtij vendimi duhet t’i gëzohen sektori publik edhe ai privat, ndërsa shtojnë se, megjithatë, këto masa që nga vendosja e tyre ishin të padrejta ndaj shtetit të Kosovës.

    Pas më shumë se dy vitesh nën masa ndëshkuese, Kosovës do t’i lëshohen mbi 200 milionë euro të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian. Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në verën e vitit 2023 pas tensioneve në komunat veriore, u vendos të hiqen pas transferimit në mënyrë paqësore të pushtetit pikërisht në këto komuna.

    Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se këtij vendimi duhet t’i gëzohen edhe sektori publik edhe sektori privat, dhe thekson se këto masa që nga vendosja e tyre ishin të padrejta ndaj shtetit të Kosovës. Sipas tyre vetë fakti që Kosova ka qenë nën masa ka qenë një mesazh jo i mirë për vendin.

    “Ato masa qysh kur janë vendos në korrik të vitit 2023 kanë qenë absolutisht të pabarabarta në krahasim me atë se çfarë ka ndodh në rajonin tonë dhe fatkeqësisht kur janë vendos, tensionet kanë qenë çfarë kanë qenë. Por edhe më vonë çuditërisht kur patëm një agresion nga Serbia në territorin e Kosovës dhe ato edhe më tutje mbeten, Serbia nuk u ndëshku”, tha Emrush Ujkani, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Analisti Dorajet Imeri, thotë se Kosova duhet të marrë mësimet e duhura anipse thekson se masat e vendosura nga BE-ja ishin të padrejta.

    “Heqja e masave nga BE konsiderohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme në zhvillimet politike dhe në procesin e integrimit të Kosovës drejt kësaj strukture. BE ka goditur palën që ka qenë e dëmtuar. Kosova duhet të marrë mësimet e duhura në procesin e saj drejt integrimit, të vijoj me strategji, efikasitet, koordinim të plotë me shtetet e BE-së për të çuar përpara agjendat e veta”, tha ai.

    Bashkimi Evropian po planifikon 216 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën dhe se synon që t’ia ndajë vendit 205 milionë euro qysh në fillim të vitit 2026./rtk



    Source link

  • Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila duhet të vazhdojë


    Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se rruga të cilën e ka filluar Lëvizja Vetëvendosje është rrugë e cila duhet të vazhdojë, përcjell KosovaPost.

    Ai bashkë me kryetarin e Shtimes, Dr. Qemajl Aliu është takuar me të rinjtë vullnetarë.

    Sipas tij, ata diskutuan për vazhdimin e rrugës me suksese dhe fitore të reja.

    “Rinia e Shtimes nuk lëshon pe për fitoren e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me numrin 116.”, u shpreh ai.



    Source link

  • Turqia do të vazhdojë të tregojë të vërtetën për atë që po ndodh në G@za


    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka theksuar vendosmërinë e vendit të tij për të treguar të vërtetën për atë që po ndodh në Gaza dhe për t’u siguruar që “drejtësia të vihet në vend”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

    “Turqia do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri në çdo front për të siguruar që ajo që po ndodh në Gaza të mos harrohet dhe që drejtësia të vihet në vend”, tha presidenti Erdogan në një fjalim në një ceremoni çmimesh për kulturë dhe art në Ankara.

    “Si një vend dhe qeveri e përkushtuar për të thënë të vërtetën”, shtoi ai, Turqia qëndron fort me popullin palestinez në mënyrë “të palëkundur dhe të paepur”.

    Source link



    Source link

  • Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

    Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë


    Një kapitull i ri dhe plot emocion ka nisur për çiftin e njohur Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe influencerja e njohur kanë mirëpritur në jetë një vajzë, duke ndarë gëzimin e madh me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

    Lajmi është bërë publik pak minuta më parë nga vetë Mirlind Daku, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin dhe emocionin e tij për ardhjen në jetë të vogëlushes.

    “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”, ka shkruar futbollisti, duke prekur zemrat e ndjekësve.



    Source link

  • Pamjet e plagosjes së “Gucci-t”, tentoi të fshihej pas trupit të shokut

    Pamjet e plagosjes së “Gucci-t”, tentoi të fshihej pas trupit të shokut


    Top Channel ka siguruar dhe publikuar pamjet e momentit të frikshëm të plagosjes së Fabion Kuçit, i njohur ndryshe si “Gucci”, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

    Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet qartë dinamika e atentatit.

    Në momentin kur autori futet në lokal dhe i drejton armën, Kuçi përfshihet nga paniku dhe bën një lëvizje instiktive për të shpëtuar kokën: ai tenton të fshihet pas trupit të shokut të tij që ndodhej aty pranë, duke e përdorur si mburojë.

    Ndërsa autori vazhdon t’i afrohet me armë në dorë, “Gucci” shkëputet dhe vrapon me shpejtësi për t’u futur pas banakut të lokalit.

    Nga të shtënat, ai ka mbetur i plagosur vetëm në dorë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim tre persona.





    Source link

  • Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër


    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, transmeton KosovaPost.

    “Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Sipas tij, në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

    “Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, tha ai.

    Ai ka shtuar se koha kur zyrtarët publikë kanë keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës pa u ndëshkuar, ka përfunduar.

    “Përgëzoj institucionet për këtë sukses të radhës në luftën pa kompromis kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit. Vullneti politik për t’i luftuar dukuritë negative, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai qytetar po japin rezultate konkrete për ndërtimin e një shteti ligjor, të zhvilluar dhe të pacenueshëm nga çfarëdo forme e krimit në vendin tonë”, shkroi ai.

     



    Source link