Blog

  • Këngëtarja shqiptare kërkon ndihmë nga fansat: “Më gjeni një burrë”

    Këngëtarja shqiptare kërkon ndihmë nga fansat: “Më gjeni një burrë”


    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të folur për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ajo i është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve të saj, të njohur si “Rexhars”, duke kërkuar ndihmë për të gjetur partnerin ideal.

    Në postim, Bebe ka zbuluar hapur kriteret që sipas saj duhet të plotësojë mashkulli që do të ketë pranë. Ndryshe nga pritshmëritë që shpesh lidhen me figurat publike, pamja perfekte nuk është vendimtare për të. Ajo shprehet se një partner që vlerësohet si 6 apo 7 nga 10 në dukje është mëse i mjaftueshëm, për aq kohë sa ka personalitet të fortë dhe autenticitet.

    Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
    Keep Watching

    Sa i përket gjatësisë, këngëtarja ka një kërkesë të thjeshtë: partneri të jetë mbi 173 cm, kryesisht që të jetë më i gjatë se ajo.

    Një nga pikat që ka ngjallur më shumë reagime në rrjet ka qenë qëndrimi i saj ndaj financave. Bebe thekson se kërkon një partner të suksesshëm dhe të pavarur ekonomikisht, duke nënvizuar se nuk pranon marrëdhënie ku ajo mban barrën financiare.

    Përtej aspektit fizik dhe atij financiar, artistja thekson se karakteri dhe vlerat njerëzore janë thelbësore. Ajo kërkon një person të zgjuar, me moral të mirë, ambicioz dhe të motivuar për jetën, që di çfarë dëshiron dhe punon për të.

    Ky postim ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, duke e bërë Bebe Rexhën sërish qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.






    Source link

  • Ja çfarë do të ndodh sonte në ‘Prime’

    Ja çfarë do të ndodh sonte në ‘Prime’


    Sonte pritet të jetë një natë e tensionuar dhe plot surpriza në prime-in e 10-të të “Big Brother VIP Kosova 4”.

    Debatet e ashpra gjatë ditëve të fundit, sidomos mes dy Labinotëve, pritet të diskutohet sonte.

    Banorët do të përballen me surpriza të ndryshme, ndërsa një eliminim pritet të ndodhë po ashtu në këtë prime.






    Source link

  • Olta Gixhari rrit temperaturat / Shfaqet provokuese me fotot nga shtrati

    Olta Gixhari rrit temperaturat / Shfaqet provokuese me fotot nga shtrati


    Olta Gixhari di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen dhe këtë herë ka bërë që rrjetet sociale të “ndizen”.

    Aktorja e njohur ka ndarë së fundmi disa imazhe mjaft provokuese, ku shfaqet nga shtrati, duke nxjerrë në pah linjat dhe sensualitetin e saj dhe dëshmuar edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes.

    Screenshot

    Grimi i theksuar dhe poza provokuese kanë bërë që ndjekësit të reagojnë menjëherë me komente dhe pëlqime të shumta.

    Screenshot

    Screenshot

    Si gjithmonë, aktorja mbetet një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, duke mos hezituar të shfaqë anën e saj sensuale dhe të sigurt në vetvete.

    Mesa duket, Olta Gixhari vazhdon të “rrisë temperaturat” dhe të mbajë publikun kurioz për çdo postim të radhës.

    Screenshot



    Source link

  • Zbulohet e vërteta e “ndarjes” së Ledianit nga Elhaida!

    Zbulohet e vërteta e “ndarjes” së Ledianit nga Elhaida!


    Prej disa ditësh, rrjeti ka zier nga thashethemet për një fund të mundshëm të romancës së bujshme mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt.

    Shkëndija e parë e dyshimeve ishte heqja e njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve në Instagram, veprim që u pasua menjëherë nga aludime të rënda në portale, të cilat shkuan deri aty sa të raportonin se shkak për ndarjen ishte bërë një tradhti në çift.

    Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe: nuk ka as ndarje dhe as tradhti. Përgënjeshtrimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme gjatë Festivalit të Këngës në RTSH.

    Ledian Agallijaj ka qenë aty për të mbështetur Elhaidën në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj (si drejtore artistike e Festivalit).

    Balerini ka ndarë një postim domethënës në rrjetet sociale, duke dëshmuar qartë praninë dhe mbështetjen e tij maksimale për partneren.

    Ky gjest u interpretua si mesazhi përfundimtar se lidhja e tyre është e fortë, e qëndrueshme dhe larg çdo krize të aluduar.



    Source link

  • Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi


    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë mandatit aktual qeveritar fokusi ka qenë te mbështetja për nënat dhe fëmijët, zhvillimi i bujqësisë, vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit si dhe forcimi i ushtrisë së Kosovës.

    Në një postim publik, Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë rreth 300 milionë euro për mbi 120 mijë fermerë, është rritur ndjeshëm armatimi i ushtrisë, si dhe për herë të parë janë ofruar shtesa për fëmijët dhe nënat lehona.

    Ai ka paralajmëruar se në mandatin e ardhshëm qeveritar planifikohen investime të mëdha, përfshirë 1 miliard euro për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe 1 miliard euro në vit për investime kapitale. Sipas Kurtit, në fokus do të mbetet edhe bujqësia, dyfishimi i shtesave për fëmijë dhe rritja e mbështetjes për nënat lehona.

    Duke folur për Suharekën, nga ku u mbajt tubimi i fundit, Kurti njoftoi se është planifikuar ndërtimi i digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, projekt që synon të sigurojë ujë cilësor për pije, bujqësi dhe industri për qytetin dhe fshatrat përreth, duke nisur nga Samadraxha.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Siguri dhe begati për Suharekën dhe për gjithë Kosovën”, ka përfunduar Kurti.



    Source link

  • Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi


    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë mandatit aktual qeveritar fokusi ka qenë te mbështetja për nënat dhe fëmijët, zhvillimi i bujqësisë, vendosja e rendit dhe ligjit në veri të vendit si dhe forcimi i ushtrisë së Kosovës.

    Në një postim publik, Kurti ka bërë të ditur se janë ndarë rreth 300 milionë euro për mbi 120 mijë fermerë, është rritur ndjeshëm armatimi i ushtrisë, si dhe për herë të parë janë ofruar shtesa për fëmijët dhe nënat lehona.

    Ai ka paralajmëruar se në mandatin e ardhshëm qeveritar planifikohen investime të mëdha, përfshirë 1 miliard euro për prodhuesit vendor, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe 1 miliard euro në vit për investime kapitale. Sipas Kurtit, në fokus do të mbetet edhe bujqësia, dyfishimi i shtesave për fëmijë dhe rritja e mbështetjes për nënat lehona.

    Duke folur për Suharekën, nga ku u mbajt tubimi i fundit, Kurti njoftoi se është planifikuar ndërtimi i digës së liqenit akumulues të Dragaçinës, projekt që synon të sigurojë ujë cilësor për pije, bujqësi dhe industri për qytetin dhe fshatrat përreth, duke nisur nga Samadraxha.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Siguri dhe begati për Suharekën dhe për gjithë Kosovën”, ka përfunduar Kurti.

    Source link



    Source link

  • Kurti e mirëpret vendimin për heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian


    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.

    Kurti ka thënë se vazhdimisht ka thënë se këto masa kanë qenë të padrejta. Ai ka thënë se Serbia ka kryer disa sulme në Kosovë, në Banjska dhe Ibër-Lepenc.

    “Ne e mirëpresim vendimin e BE-së për të hequr masat e vendosura ndaj Kosovës. Qeveria jonë ka pohuar vazhdimisht se këto masa ishin të padrejta që nga fillimi, pasi ato sanksionuan Kosovën për përçarjet e orkestruara nga Serbia – një axhendë që çoi gjithashtu në sulme të shumta të mëdha terroriste në territorin tonë, duke përfshirë sulmin fatal në Banjska dhe një tjetër në Ibër-Lepenc që synonte infrastrukturën kritike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, ne kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj Bashkimit Evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleatë të përkushtuar dhe kampionë të vlerave demokratike”, ka shkruar Kurti në “X”.

    Source link



    Source link

  • “88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”

    “88% e votuesve të regjistruar nga disaspora për votim me postë kanë pranuar fletëvotimet”


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pothuajse ka përfunduar dërgimin e të gjitha pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës, të cilët janë regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i dërgimit është duke u realizuar nga KQZ-ja përmes operatorit ekonomik dhe po zhvillohet sipas planifikimit, ndërsa të dhënat e fundit tregojnë se shumica dërrmuese e pakove tashmë janë dërguar drejt adresave të votuesve jashtë vendit.

    Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri të mërkurën në mesnatë, janë shpërndarë 88% e pakove me fletëvotime.

    “Sipas raportit që kemi pranuar, deri më 17 dhjetor 2025 (ora 23:00), nga gjithsej 57,829 dërgesa, 88% e tyre apo 50,611, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 48.870 (90%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Europë, ndërkaq, 2,141 dërgesa (51%) janë dorëzuar te votuesit në shete jashtë Europës”, tha Elezi.

    Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 1,941 pakot tjera, por që kjo s’ka ndodhur për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Në 1,941 raste, dërgesat nuk janë dorëzuarpër shkak se votuesit nuk kanë qenë në shtëpi në momentin e dorëzimit të pakos me fletëvotim. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.

    Sipas Elezit, procesi i dërgimit është duke vazhduar dhe për këtë, KQZ ka miratuar më herët afatet për përgatitjen, nisjen dhe dërgimin e pakove në adresë të votuesve të regjistruar.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet për përgatitjen, nisjen dhe dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar për votim përmes postës. Këto afate janë pjesë përbërëse e kontratës së arritur me operatorin ekonomik. Sipas planifikimeve, arritja e fletëvotimeve për votuesit në Europë planifikohet të bëhet nga data 16 deri më 18 dhjetor, ndërkaq për votuesit që ndodhen në shtetet janë Europës nga 17 deri më 19 dhjetor”, tha Elezi.

    Siaps KQZ-së, me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.



    Source link

  • Kosova në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale, njofton kryeministri Kurti

    Kosova në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale, njofton kryeministri Kurti


    Kosova është renditur në grupin A të vendeve lidere në qeverisje digjitale, sipas Indeksit të Bankës Botërore për Maturitet të Teknologjisë Qeveritare (GTMI), ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti. Ky rezultat e vendos vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë të digjitalizimit në shërbimet publike.

    Rezultatet e publikuara tregojnë progres të konsiderueshëm gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorë kyç që mbulojnë fusha si: sistemet kryesore qeveritare, shtytësit e digjitalizimit, përfshirja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në vitin 2020, Kosova ishte në grupin C, ndërsa në vitin 2022 u kategorizua në grupin B. Tani, vendi ynë ka arritur grupin A.

    Kryeministri Kurti thekson se avancimi në indeksin GTMI reflekton përparimin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve elektronike, zbatimin e reformave për teknologjitë kryesore, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e shkathtësive digjitale në administratën publike dhe qasjen e koordinuar mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital.

    – Reklamë –

    Ad image

    Source link



    Source link

  • Asamblistja më e zëshme e Prizrenit viziton bizneset e grave, paralajmëron Superpunën për gra!

    Asamblistja më e zëshme e Prizrenit viziton bizneset e grave, paralajmëron Superpunën për gra!


    Dafina Alishani takon vullnetarë dhe biznese të udhëhequra nga gra në Therandë

    Asamblistja e njohur e Kuvendit të Prizrenit dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 84, Dafina Alishani, ka qëndruar sot në Therandë , duke vënë në qendër angazhimin për gratë dhe fuqizimin e tyre ekonomik.

    Alishani bunu başardı ve beni karavanda ve Levi’s Vetëvendosje’de ziyaret etti, beni karadan ve topraktan uzak tutmak için, dük enerji ve lastikle kontrat yaptı.

    Ben de Grave’in Vetëvendosje (GVV) nga qendra ve Lëvizjes në Therandë, ve ben kandidaten Albena Rehitaj’ın Grave’deki bazı yerel vezirleri, të cilat ve cilësuar ve shembull të’yi ziyaret etmesini sağladım. Daha sonra, bu, daha sonra mezara ve bir yuduma daha yakın olacaktır.

    – Reklamë –

    Ad image

    Gjatë këtyre vizitave, Alishani ka theksuar se programi “Superpuna për gra” do të implementohet në qeverinë Kurti 3, duke nënvizuar përkushtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për rritjen e punësimit dhe mirëqenies së grave.

    Ajo ka shtuar se 28 dhjetori do të shënojë një fazë të re të qeverisjes, ku gratë dhe mirëqenia e tyre do të jenë prioritet, duke theksuar se kjo qasje përfaqëson vizionin dhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    – Advertisement –

    Ad image

    Source link



    Source link