Blog

  • “Autorizon Presidentin amerikan të vendosë sanksione ndaj çdo zyrtari në Ballkan që është i përfshirë në korrupsion”- Akti i ri ligjor në Amerikë

    “Autorizon Presidentin amerikan të vendosë sanksione ndaj çdo zyrtari në Ballkan që është i përfshirë në korrupsion”- Akti i ri ligjor në Amerikë


    Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar mbrëmë ligjin, që ishte miratuar nga dy dhomat e Kongresit amerikan.

    Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfaqëson një hap pozitiv drejt normalizimit mes dy vendeve, të cilat “duhet të synojnë përparim të shpejtë në zbatimin e Aneksit të kësaj marrëveshjeje”.

    Kështu thuhet në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, tanimë të miratuar.

    E pas kësaj, Ilir Deda ka renditur edhe disa nga përcaktimet që vien nga ky Ligj.

    Ndër të shtrojerash thuhet se autorizohet presidenti i SHBA-së, Donald Trump të vendosë sanksione ndaj çdo udhëheqësi e zyrtari të lartë në cilindo shtet të Ballkanit Perëndimor që  është i përfshirë në korrupsion apo ka qëllime korruptive.

    Mbrëmë në SHBA hyri në fuqi Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare. Pjesë e ligjit është edhe politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën ku, ndër të tjera, ceket që paqja, stabiliteti dhe e ardhmja demokratike e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor janë interes strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Postimi i plotë:

    Ky ligj e përcakton politikën amerikane ndaj rajonit, përfshirë këto autorizime dhe qëllime politike:

    1. Autorizon Presidentin e SHBA të vendosë sanksione ndaj çdo udhëheqësi e zyrtari të lartë në cilindo shtet të Ballkanit Perëndimor që është i përfshirë në korrupsion apo ka qëllime korruptive, që punon kundër integritetit territorial të cilitdo shtet në Ballkanin Perëndimor, që shkel rendin demokratik apo politika e të cilit shkel masivisht të drejtat e njeriut.
    2. Mbështet zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO;
    3. Mbështet qartë marrëveshjen për normalizim te vitit 2023 Kosovë–Serbi dhe kërkon zbatim të plotë të saj, duke konfirmuar se qëllimi final është njohja reciproke;
    4. Refuzon çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike;
    5. Mbështet integrimin ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor;
    6. Forcon mbështetjen amerikane për demokracitë e Ballkanit Perëndimor dhe për procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.

    Në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha në politikën globale, SHBA dhe BE do të kenë politikë të përbashkët në rajonin tonë. Të shohim tash si do të zbatohet ky ligj

    Source link



    Source link

  • Kosova vendos regjim vizash për Fixhin


    Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur regjimin e vizave për qytetarët e Republikës së Fixhit. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Ekzekutivit dhe është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian.

    “Kosova ka regjim pa viza me 17 shtete që ndodhen në listën e vendeve të BE-së. Për të siguruar një menaxhim të rregullt të emigracionit, Republika e Kosovës synon harmonizimin e plotë të politikës së saj me atë të BE-së, duke filluar nga viti 2025.”, theksoi Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Vendosja e regjimit të vizave është pjesë e përpjekjeve për të siguruar kontroll të rregullt të emigracionit dhe për të ruajtur standardet e Bashkimit Evropian në këtë fushë.



    Source link

  • Kurti: 3.2 milionë për rrugën Malishevë–Kijevë, 6.7 milionë për nënstacionin dhe masa në veri

    Kurti: 3.2 milionë për rrugën Malishevë–Kijevë, 6.7 milionë për nënstacionin dhe masa në veri


    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria do të investojë 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë–Kijevë, ndërsa paralelisht, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e nënstacionit energjetik në Malishevë, në vlerë prej 6.7 milionë euro.

    Sipas Kurtit, këto investime janë pjesë e zhvillimit të gjithmbarshëm që ka karakterizuar mandatin aktual qeveritar, jo vetëm në Malishevë, por në të gjithë Kosovën.

    “Krejt këto investime, për Malishevën e kudo në Kosovë, janë rrjedhshmëri e zhvillimit të gjithmbarshëm në këtë mandat qeveritar. Sepse progresi është i mundur kur e luftojmë krimin e korrupsionin”, ka shkruar Kurti.

    Rritje e punësimit dhe ulje e papunësisë

    Kryeministri ka theksuar edhe arritjet në fushën e punësimit, duke bërë të ditur se numri i të punësuarve është rritur nga 350 mijë në 435 mijë, ndërsa shkalla e papunësisë ka rënë nga 26 për qind në më pak se 11 për qind.

    Ai ka shtuar se Qeveria po e lidh sistemin arsimor me tregun e punës, me synimin që çdo diplomë e fituar të përkthehet në një mundësi konkrete punësimi.

    Masa në veri dhe siguri më e madhe

    Kurti ka përmendur edhe veprimet e ndërmarra në veriun e vendit, ku sipas tij janë mbyllur 29 rrugë ilegale, janë shuar komuna paralele dhe zyra ilegale, është ndaluar përdorimi i dinarit dhe është ndërprerë prodhimi ilegal i kriptovalutave.

    “Çdo cep i shtetit frymon ndryshe në katërvjeçarin e fundit”, ka theksuar Kurti, duke shtuar se Qeveria synon të vazhdojë me këto politika edhe pas 28 dhjetorit, për më shumë siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.



    Source link

  • Kurti: Heqja e masave të BE-së ishte e drejtë, Kosova triumfoi me sundimin e ligjit në veri

    Kurti: Heqja e masave të BE-së ishte e drejtë, Kosova triumfoi me sundimin e ligjit në veri


    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta që nga dita e parë. Në adresimin e tij në mbledhjen e 280-të të Qeverisë, Kurti tha se institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në veri, përkundrazi, deeskalimi ishte rezultat i veprimeve të tyre.

    Ai rikujtoi dy sulmet e rënda terroriste ndaj Kosovës – atë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, dhe sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut më 29 nëntor 2024 – duke theksuar se për të dyja rastet tashmë janë ngritur aktakuza.

    Sipas Kurtit, provat për rastin e Banjskës dëshmojnë për një plan të përgatitur dhe financuar nga shteti i Serbisë me synim aneksimin e veriut të Kosovës përmes strukturave paramilitare. Ai vlerësoi reagimin e shpejtë dhe profesional të njësive speciale të Policisë së Kosovës, duke thënë se pa këtë reagim situata në terren do të kishte qenë krejtësisht tjetër.

    Kritika ndaj opozitës për bllokimin e mbi 1 miliard eurove

    Kryeministri në detyrë tha se Kosova humbjet më të mëdha financiare nuk i ka pësuar nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare. Ai theksoi se Kuvendi u shpërnda pa u votuar Plani i Rritjes së BE-së prej 880 milionë eurosh dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro, për shkak të mungesës së votave të opozitës.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita t’ia heqë masat Kosovës”, u shpreh Kurti.

    Arritje historike në CEFTA dhe vendime për tregtinë rajonale

    Kurti foli edhe për sukseset e Kosovës në kuadër të CEFTA-s, duke theksuar largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi dhe sigurimin e përfaqësimit të plotë të Kosovës. Ai tha se gjatë vitit, nën udhëheqjen e Kosovës, janë marrë 12 vendime, përfshirë ato për tregtinë elektronike, bashkëpunimin digjital, qasje më të shpejtë në barna, uljen e kostove doganore dhe njohjen e nënshkrimeve elektronike.

    Sipas tij, këto vendime do të kontribuojnë në rritjen e tregtisë rajonale, qasjen graduale në tregun unik të BE-së dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

    Memorial për Familjen Jashari dhe bursë për studentët

    Në mbledhjen e Qeverisë u paralajmërua edhe themelimi i Komisionit Profesional për ngritjen e Memorialit të Familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në komunën Hora e Arbëreshëve në Itali, memorial që do të jetë donacion i Qeverisë së Kosovës.

    Po ashtu, Qeveria ndau 1.65 milionë euro për rreth 10 mijë studentë përfitues të Programit të Bursës së Mobilitetit për Studentë, me synim zvogëlimin e pabarazive dhe mbështetjen e studentëve nga zonat e largëta.

    – Advertisement –

    Ad image

    Në fund të adresimit, Kurti uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, duke garantuar se institucionet shtetërore do të jenë në shërbim për një mikpritje sa më të mirë.


    – Advertisement –

    Ad image



    Source link

  • Një delegacion i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme


    Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.

    “Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës. Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

    Source link



    Source link

  • Kurti: Uroj që pas 28 dhjetorit, opozita t’ia heq ‘masat’ Kosovës

    Kurti: Uroj që pas 28 dhjetorit, opozita t’ia heq ‘masat’ Kosovës


    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë ka përmendur sulmet terroriste nga shteti serb e mbështetjet financiare nga BE.

    Ai tha se, ‘opozita parlamentare’ i ka vënë ‘masa’ Kosovës përmes mos konstituimit të Kuvendit e mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

    “Uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës”, tha ai pa nisur mbledhja.
    Më tej Kurti tha se Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian, përmbushjes së kritereve për anëtarësim dhe vazhdimin si aleat e kampion të vlerave demokratike.

    “Institucionet e Kosovës nuk ishin shkaktare të eskalimit të situatës në katër komunat në veri të vendit dhe de-eskalimi i situatës ishte pikërisht meritë e institucioneve të Kosovës. Ndërkohë Republika e Kosovës dhe institucionet e saj u bënë cak i sulmeve terroriste, prej të cilave dy me pasoja të rënda. Ai në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi ynë Afrim Bunjaku dhe tjetri në kanalin Ibër – Lepenc në Varakë të Zubin Potokut me 29 nëntor 2024, që synonte dëmtimin e pariparueshëm të infrastrukturës kritike”, th ai.
    Kurti tha se për të dyja rastet ka aktakuzë të ngritur, teksa për rastin e parë ekzistojnë dëshmitë që ka qenë plan serb për aneksimin e veriut përmes strukturave paramilitare. Gjithashtu për rastin e dytë provat konfirmojnë gjithashtu përfshirjen e drejtëpërdrejtë të shtetit serb.

    Gjatë mbledhjes së sotme në rend dite në mesin e disa pikave është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj.

    Source link



    Source link

  • Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm

    Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm


    Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se çdo vendimmarrje, çdo hyrje dhe dalje në secilin organ të Republikës së Kosovës ka rregulla dhe procedura të qarta, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

    “Andaj, lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bazuar në raportet e monitorimit të këtyre mbledhjeve, është konstatuar se kryetarët e komunave kanë propozuar në mënyrë të kundërligjshme pika shtesë për rendin e ditës gjatë mbledhjeve të kuvendit, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Sipas tij, kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale (neni 47.2), i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave në rendin e ditës gjatë seancës, dhe atë vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike. Ai tha se se çdo kërkesë për shtim të pikave duhet të votohet nga shumica e anëtarëve të kuvendit (neni 47.3).

    “Në asnjë dispozitë ligjore nuk parashihet e drejta e Kryetarit të Komunës për të propozuar pika shtesë për rendin e ditës gjatë mbledhjes së kuvendit. Për më tepër, praktika e mosmiratimit të pikave shtesë si “pikë e veçantë”, por vetëm miratimi i rendit të ditës në tërësi, përbën shkelje procedurale, pasi propozimi fillestar vjen nga kryetari, si autoritet që nuk ka kompetencë ligjore për këtë veprim. Si rrjedhojë, pikat e propozuara në këtë mënyrë nuk kanë kaluar procedurë të ligjshme dhe konsiderohen të kundërligjshme, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimeve të marra mbi to”, tha ai.

    Krasniqi vlerësoi se respektimi i procedurave ligjore nuk është formalitet, por garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal.

    “Përtej aspektit procedural, përmes inicimit të kësaj çështjeje, Lista Serbe po dëshmon edhe një herë hapur se ka për synim nxitjen e ndasive ndërmjet komuniteteve, përçarjen, mosbesimin dhe tensionet, duke treguar mungesë gatishmërie për të bashkëpunuar me komunat e tjera në kuadër të Asociacionit. Komunitetet në Kosovë, pa dyshim, kanë interes që të integrohen dhe të bashkëpunojnë mes vete për zhvillim ekonomik, siguri, jetë të qetë dhe fuqizim të besimit reciprok në të gjitha fushat e shoqërisë, në përputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropian. Për fat të keq, Lista Serbe, përmes kësaj iniciative, edhe një herë po dëshmon se ka për objektiv përçimin e interesave të Serbisë në Kosovë për nxitje të përçarjeve, mosbesimit dhe tensioneve, e jo përfaqësimin e interesave të serbëve të Kosovës, integrimin dhe mirëqenien e tyre në shoqëri”, shkroi ai.



    Source link

  • Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën

    Ligji rekord i mbrojtjes së SHBA-së përfshin edhe Kosovën


    Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit që ka nënshkruar Trumpi është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës.

    Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzimet ushtarake vjetore, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kërkoi Trumpi.

    Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Kosova përmendet si një nga gjashtë shtetet kyç të Ballkanit Perëndimor, ku stabiliteti i saj lidhet drejtpërdrejt me sigurinë evropiane dhe interesat strategjike të SHBA-së.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor është direkt i lidhur me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashte shteteve”, thuhet në dokument.

    Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit. Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike.

    Mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe anëtarësimin në BE.

    Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve. Kosova po ashtu përfshihet në kuadrin rajonal të masave për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova.

    Legjislacioni gjithëpërfshirës përcakton gjithçka, nga sa anije, avionë dhe sisteme raketash blihen nga SHBA-ja, te një rritje pagash për trupat, e deri te mënyra e adresimit të kërcënimeve gjeopolitike. Ai është një kompromis, që kombinon masa të veçanta të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, të dyja nën kontrollin e republikanëve.

    – Advertisement –

    Ad image

    Ligji përfshin po ashtu disa dispozita për të rritur sigurinë në Evropë.

    Trumpi ka qenë kritik ndaj forcimit të sigurisë evropiane, duke argumentuar se aleatët duhet të paguajnë vetë. Strategjia e tij e sigurisë kombëtare, e publikuar së fundmi, shihet si miqësore ndaj Rusisë, armiqësore ndaj Bashkimit Evropian dhe një rivlerësim i marrëdhënies së SHBA-së me kontinentin.

    Sipas ligjit, ofrohen 800 milionë dollarë për Ukrainën – 400 milionë dollarë në secilin prej dy viteve të ardhshme – si pjesë e iniciativës së ndihmës për sigurinë e Ukrainës, e cila paguan kompanitë amerikane për armë për ushtrinë e Ukrainës.

    – Advertisement –

    Ad image

    Ligji i mbrojtjes gjithashtu autorizon iniciativën e sigurisë së vendeve baltike dhe ofron 175 milionë dollarë për të mbështetur mbrojtjen e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Si dhe kufizon aftësinë e Departamentit të Mbrojtjes për të ulur numrin e forcave amerikane në Evropë në më pak se 76,000 dhe i ndalon komandantit evropian të SHBA-së të heqë dorë nga titulli i komandantit suprem të NATO-s



    Source link

  • ​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

    ​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës


    Vetëm brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë 93% të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.

    Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.

    “Gjatë tri ditëve, më 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 93% e tyre apo 53,660, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 50,462 (94%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,198 dërgesa (77%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.

    Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.

    – Reklamë –

    Ad image

    “Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 98.73% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.

    Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.



    Source link

  • Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj banores


    Eduard Kuçi dhe Dolce u përballën hapur pas deklaratave që kjo e fundit kishte bërë gjatë qëndrimit të saj në “Grande Fratello” në Itali, ku kishte mohuar se ishte në një lidhje.

    Gjatë diskutimit mes tyre, të dy komentuan deklaratat dhe arsyet që i çuan deri në këtë pikë.

    Edi ngriti shqetësimin për ndryshimin e sjelljes së Dolces pas rikthimit të saj nga Italia.

    Që kur je kthyer nga Grande Fratello, kam ndjerë një ftohje nga ana jote. Cila është arsyeja?”, e pyeti ai.

    Por Dolce reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, duke theksuar se distancimin e kishte vënë re edhe te Edi.

    “U ktheva sepse të gjithë më thoshin që kishte qarë për mua. Kur u ktheva, unë nuk e pashë Edin”, u shpreh ajo, duke shtuar se nuk ndjente detyrim t’i jepte llogari askujt për raportin e tyre: “Ajo që kemi pasur ka qenë një njohje”.

    Keshtu, praktikisht, pas një periudhe tensionesh dhe paqartësish, lidhja mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Edhe në rrjetet sociale ndryshimet nuk kanë munguar.

    Deri dje, Edi vazhdonte ta ndiqte Dolcen, por pas ndarjes, situata ka marrë një kthesë të qartë. Familjarët e tij kanë ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen, duke e hequr atë nga lista e ndjekësve.

    Source link



    Source link