Blog

  • Ditët e para në shtëpinë e BBVA 5, këta janë banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku

    Ditët e para në shtëpinë e BBVA 5, këta janë banorët më shumë dhe më pak të pëlqyer nga publiku


    Kanë kaluar vetëm 5 ditë nga starti i “Big Brother VIP Albania 5” dhe rrjetet sociale kanë dhënë verdiktin e parë të pëlqyeshmërisë.

    Nëse në shtëpi situata është e tensionuar, në Instagram shifrat flasin qartë. Surpriza e këtij edicioni është Ilir Vrenozi.

    Pavarësisht debateve të forta dhe agresivitetit të shfaqur së fundmi, ai mban vendin e parë për rritjen organike më të madhe, duke shtuar 9.2K ndjekës në vetëm pak ditë.

    Pas tij vjen e preferuara e publikut, Brikena Selmani, e cila konfirmon pritshmëritë me një rritje prej 9K ndjekësish.

    Një rast i çuditshëm është ai i Mal Retkocerit. Banori, i cili po humbiste 30-50 ndjekës çdo ditë që nga hyrja, befas mëngjesin e sotëm është zgjuar me 10 mijë ndjekës më shumë në një moment të vetëm.

    Ky ndryshim i menjëhershëm ka ngritur dyshime të forta për shtim artificial (blerje) të ndjekësve për të simuluar popullaritetin.

    Ja renditja e plotë (Nga më i pëlqyeri te më pak i pëlqyeri në bazë të rritjes reale):

    Mal Retkoceri (+10.5k)
    Ilir Vrenozi: +9,200 (Nga 17.5k në 26.7k)
    Brikena Selmani: +9,000 (Nga 187k në 196k)
    Lore: +4,500 (Nga 13.1k në 17.6k)
    Kristi Lamaj: +2,700 (Nga 20.2k në 22.9k)
    Armir Shahini: +2,300 (Nga 12.7k në 15k)
    Stine: +2,300 (Nga 137.7k në 140k)
    Xhodi Skura: +2,100 (Nga 30.6k në 32.7k)
    Lorna Hysa: +1,700 (Nga 12k në 13.7k)
    Sabina Mete: +1,400 (Nga 134.4k në 135.8k)
    Selina Bollati: +1,000 (Nga 11.7k në 12.7k)
    Armir Tola: +500 (Nga 1200 në 1700)
    Seno Fishta: +400 (Nga 2600 në 3000)

     



    Source link

  • Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

    Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë


    Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë festash, familja ka ndarë me publikun një lajm që ka sjellë gëzim dhe emocion.

    Vajza e saj, Margerita Topalli, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në pritje të ëmbël. Me një postim të ngrohtë dhe plot simbolikë, ajo ka konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet shumë shpejt.

    Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, janë në pritje të fëmijës së tretë. Çifti është tashmë prind i dy djemve dhe kjo shtatzëni shënon një kapitull të ri e të lumtur në jetën e tyre familjare.

    Në imazhin e publikuar pranë pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet e buzëqeshur dhe e rrethuar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, duke reflektuar qartë emocionin dhe lumturinë e kësaj periudhe. Pamja festive duket se simbolizon më së miri pritjen e një fillimi të ri për familjen.

    Për familjen Topalli–Serreqi, magjia e Krishtlindjeve këtë vit shoqërohet me një ndjenjë edhe më të fortë gëzimi dhe shprese. Pritja e ëmbël është kthyer në kryefjalën e këtyre festave, duke e bërë fundvitin edhe më të paharrueshëm për ta.



    Source link

  • Parandalohet kontrabandë e armëve nga Turqia për në Maqedoni


    Me shkëmbim të shpejtë informacioni përmes Qendrës SELEC, u parandalua transporti i paligjshëm i armëve nga Turqia përmes Bullgarisë në Maqedoni.

    “Gjatë natës, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Bullgare për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Agjencinë Doganore Bullgare, në vendkalimin kufitarë “Kapitan Andreevo” u krye kontroll i një kamioni “Volvo” me targa kombëtare të Maqedonisë, gjatë të cilit në zonën e ngarkesës u gjetën dhe u sekuestruan tre pushkë, 20 pistoleta dhe 5.750 fishekë.

    Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe identifikimit të të gjithë personave të përfshirë në rast, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, njoftojnë nga MPB.



    Source link

  • Është më i mbaruari këtu

    Është më i mbaruari këtu


    Miri dhe Selinë kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’.

    Miri i West Side Family, iu drejtua Selin duke i thënë se Kristi ka hyrë në shtëpinë e BigBrother Vip 5 me idenë që do bënte namin.

    Pjesë nga biseda:

    Miri: Bajamja, bajamja, merr një kshu… bëhet personazh, ndërkohë personazh nuk të bën kënga.

    Selin: Të bën karakteri…

    Miri: Sa këngë kam bërë unë për dashurinë, s’kanë bërë këta këtu të gjithë bashkë. Leje ca kemi bërë jashtë. Ne jemi këtu brenda

    Selin: Po…

    Miri: Ky që është futur, është futur me idenë se ‘un jam hiti, Bajamja’, këtu do bëjë namin. Këtu të marrin bukën nga goja. Neve na ndau siç na ndau, kush ia vari më? Ndaj është vetëm, është i mërzitur. Pse ia dhanë zarfin e bardhë? Se ishte më i mbaruari.



    Source link

  • Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

    Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…


    Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të BBVA 5.

    Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.
    Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

    “Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen,” u shpreh ajo.

    Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale. “Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë,” tha ajo.

    Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.



    Source link

  • “Përballë ke për të thënë më fal prapë!”- Plas keq mes Luizit dhe Anaidit (Foto)

    “Përballë ke për të thënë më fal prapë!”- Plas keq mes Luizit dhe Anaidit (Foto)


    Një përplasje e fortë dhe pa doreza ka ndodhur orët e fundit në Instagram mes Anaid Kalotit dhe Luiz Ejllit.

    Shkëndija e parë erdhi nga Anaidi. Në një postim të gjatë në InstaStory, ai ka thumbuar hapur Luizin (pa ia përmendur emrin, por duke iu referuar qartë situatës), duke i sugjeruar se “drama nuk shet më” dhe se lufta me produksionin ka mbaruar.

    Anaidi ka marrë në mbrojtje Kiarën, duke renditur sukseset e saj në Top Channel (nga Portokalli te Fan Club) dhe duke theksuar se ajo është mirënjohëse, ndryshe nga çfarë pretendohet.

    “Ne burrat gjithmonë prishim punë, kur gjasme zotohemi të mbrojmë gratë nga e padrejta!!! Sidomos ato të suksesshmet…” shkruan Anaidi, duke lënë të kuptohet se qëndrimet e Luizit po dëmtojnë Kiarën.

    Përgjigja e Luizit ka qenë e menjëhershme, shumë e ashpër dhe kërcënuese. Këngëtari ka postuar një status ku shkruan: “Dikush t’i thotë dikujt mos ha m*t. Se përballë do thuash më fal prapë.”

    Me këtë deklaratë, Luizi jo vetëm ofendon rëndë Kalotin, por zbulon se mes tyre mund të ketë pasur një përballje të mëparshme ku Anaidi është detyruar të kërkojë falje, duke paralajmëruar se historia mund të përsëritet.



    Source link

  • Ka gra që përballojnë çdo gjë për hir të familjes

    Ka gra që përballojnë çdo gjë për hir të familjes


    Fjolla Morina ka ngjallur diskutime të shumta me deklaratat e saj të drejtpërdrejta në Big Brother VIP Kosova 4, ku foli për rritjen e fëmijëve, rolin e gruas dhe zgjedhjet personale në jetë.

    Ajo u shpreh se fëmijët që rriten vetëm jo domosdoshmërisht janë të dëmtuar emocionalisht, përkundrazi, sipas saj ka parë raste kur ata janë rritur të suksesshëm.

    Morina theksoi se thelbësore është dashuria shpirtërore dhe njohja e vetes.

    “Duhet së pari vetja e tani të tjerat”, tha ajo.Këngëtarja preku edhe temën e ndjeshme të marrëdhënieve familjare, duke thënë se ka gra që kanë pranuar edhe një grua të dytë në jetën e burrit të tyre, vetëm për të mos e prishur familjen.

    Sipas saj, këto gra shpesh sakrifikojnë për fëmijët dhe për stabilitetin familjar.

    “Ka përbi gjithçka”, u shpreh tutje.

    Morina shtoi se çdo familje dhe çdo grua përballet me probleme, por rëndësi ka të dish çfarë dëshiron nga jeta.






    Source link

  • Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania


    Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e njohur PANZERFAUST 3, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

    Ky furnizim synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual të saj dhe përputhjen me standardet e partnerëve euroatlantikë. Autoritetet theksojnë se pajisjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnime profesionale.

    PANZERFAUST 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank në përdorim nga disa ushtri evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë shihet si një tjetër dëshmi e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

    Source link



    Source link

  • Orët e para të BBVA 5 dhe publiku e ka tashmë një banor të preferuar

    Orët e para të BBVA 5 dhe publiku e ka tashmë një banor të preferuar


    Kanë kaluar më pak se 24 orë nga ndezja e dritave të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, ku 14 banorë nga fusha të ndryshme të artit nisën aventurën e tyre.

    Por, ndryshe nga sa pritej, publiku e ka zgjedhur tashmë të preferuarën e parë, duke shënuar një kthesë të papritur në perceptim.

    Ajo është Brikena Selmani. Modelja hyri në shtëpi e paragjykuar për shkak të deklaratës së saj virale kohë më parë (se fliste dy gjuhë: shqip dhe kosovarçe), çka kishte krijuar një imazh jo shumë serioz për të. Por, mjaftuan pak orë që Brikena të përmbyste këtë opinion.

    Komentuesit në rrjetet sociale vlerësojnë pozitivitetin e saj, artikulimin e qartë dhe përfshirjen e menjëhershme në diskutime.

    Një moment që krijoi lidhje të fortë emocionale me publikun ishte rrëfimi i saj për shkollimin; ajo tregoi se dëshiron të vazhdojë studimet për Juridik, të cilat i ishte dashur t’i linte pezull për shkak të arsyeve personale.

    Gjithashtu, një tjetër detaj që ka fituar zemrat e shikuesve është qëllimi i saj fisnik: Brikena u shpreh se nëse do të fitonte çmimin e madh, paratë do t’i përdorte për të ndihmuar qentë endacakë.

    Komentet si “E shohim në finale” apo “Fituese” kanë nisur të dominojnë, duke e bërë atë surprizën e këndshme të këtij fillimi.



    Source link

  • Do të ishte pjesë e këtij edicioni!

    Do të ishte pjesë e këtij edicioni!


    Një moment prekës dhe plot emocione u shënua gjatë nisjes së Big Brother VIP Albania 5, kur moderatori Ledion Liço ndau me publikun një lajm të trishtë dhe njëkohësisht një homazh të ndjerë për artistin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

    Ledioni zbuloi se Shpat Kasapi do të ishte pjesë e këtij edicioni të BBV, por fati deshi që ai të mos arrinte ta përjetonte këtë eksperiencë.

    Me zë të emocionuar, ai ndau disa fjalë që prekën thellë publikun në studio dhe shikuesit në shtëpi.

    Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe tregonim shembullin që ai donte të tregonte për të birin”, u shpreh Ledion Liço, duke theksuar vlerat njerëzore dhe artistike të Shpat Kasapit.

    Në përfundim të fjalës së tij, moderatori kërkoi një duartrokitje në nder të artistit të ndjerë, duke mbyllur homazhin me fjalët:“Lamtumirë artist!”

    Ky moment solli heshtje dhe emocion në studio, duke rikujtuar se përtej spektaklit dhe garës, Big Brother VIP mbetet edhe një pasqyrë e historive njerëzore.

    Homazhi për Shpat Kasapin u konsiderua nga publiku si një gjest respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në muzikë dhe për figurën që ai përfaqësonte si artist dhe si prind.



    Source link