Blog

  • Shtëpia nën tensione të forta, klipi që përmbledh të gjitha veprimet bullizuese!

    Shtëpia nën tensione të forta, klipi që përmbledh të gjitha veprimet bullizuese!


    Nata nisi zjarr, e po vazhdon të ndizet edhe më shumë.

    “Vëllai i Madh” ka prezantuar klipin me situatat më të agravuara në shtëpi, ajo mes vajzave ku Alba spërkati me detergjent disa nga banoret, transmeton Klankosova.tv.

    Ky gjest kishte acaruar shumë Dolcen, e cila edhe kishte shtrirë për krevati Albën.

    Situatë tjeTër aspak e këndshme ishte ajo mes Labinotit dhe Labit, ku ky i fundit ofendoi më fjalë të rënda banorin.

    Shihni klipin e përmbledhur në videon e mëposhtme:

     






    Source link

  • Kaq shumë është rritur dhe zbukuruar vajza e Besnik Qakës

    Kaq shumë është rritur dhe zbukuruar vajza e Besnik Qakës


     

    Besnik Qaka, frontmeni i grupit “NRG Band”, është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, i vlerësuar për zërin dhe karrierën e tij muzikore. Ai shpesh shfaqet në rrjete sociale së bashku me të bijën, duke ndarë momente nga studio.

    Vajza e këngëtarit është dalluar që në moshë të vogël për talentin e saj në muzikë, ndërsa një video e hershme e saj kishte marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale. Ajo është rritur dhe aftësitë e saj artistike po vihen gjithnjë e më shumë në pah.

    Së fundmi, babë e bijë kanë sjellë një tjetër performancë nga studio, duke treguar bashkëpunimin dhe lidhjen e tyre përmes muzikës, shkruan “Kosovarja”.

    Paraqitja e re dëshmon jo vetëm rritjen e saj fizike, por edhe zhvillimin e talentit muzikor.






    Source link

  • Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin


    Glauk Konjufca ishte dje në Ferizaj, ku nga sheshi i qytetit, bashkë me kandidatët për deputetë nga kjo komunë, shpërndau prograramin qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

    Në bashkëbisedim me qytetarët, ai tha se ky program sjellë siguri për vendin e mirëqenie për qytetarët.

    Konjufca vazhdoi më pas për vizitë te familja Alijaj, në fshatin Bibaj të Ferizajt. Ai tha se angazhimi patriotik i kësaj familje, si brenda vendit ashtu edhe në mërgatë, flet shumë për dashurinë e tyre për vendin e vendosmërinë e përbashkët për të mos lëshuar pe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Nga Ferizaj, Konjufca vazhdoi fushatën dhe bashkëbisedimet me qytetarët, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Derisa ai ndau me qytetarët punët e mira të Qeverisë Kurti dhe zotimet për mandatin e ardhshëm, qytetarët u zotuan se përkushtimi dhe vota e tyre do të kontribuojë në zgjedhjen e Albin Kurti kryeministër për herë të tretë.

    Source link



    Source link

  • Kamberi dorëzon propozim për shuarjen e Qendrës Humanitare serbo-ruse në Nish


    Në kuadër të grupit parlamentar me SDA e Sanxhakut dhe Lëvizjen e Qytetarëve të Lirë (PSG), deputeti Shaip Kamberi ka dorëzuar në Kuvendin Popullor të Serbisë propozimin për shfuqizimin e ligjit që ratifikon marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për themelimin e Qendrës Humanitare Serbo-Ruse në Nish, përcjell KosovaPost.

    Pas 13 vitesh funksionimi, sipas Kamberit, nuk ka prova që qendra ka vepruar në interes të qytetarëve të Serbisë apo ka luajtur rol të rëndësishëm në përballimin e fatkeqësive natyrore. Përkundrazi, veprimtaria e saj është karakterizuar nga mungesë transparence, paqartësi rreth financimit dhe dyshime serioze për rol politik dhe të sigurisë, si brenda vendit, ashtu edhe në rajon.

    Një tjetër shqetësim i shprehur ka qenë tentativa për t’i dhënë qendrës dhe stafit të saj status diplomatik dhe imunitet, çka nuk përputhet me praktikat standarde të misioneve humanitare.

    Sipas Kamberit, hulumtimet e gazetarëve investigativë tregojnë se persona të lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës dhe grupe paramilitare në Serbi kanë marrë pjesë në trajnime për nxitjen e trazirave gjatë zgjedhjeve në Moldavi dhe Rumani.

    Shfuqizimi i ligjit synon të largojë dyshimet ekzistuese dhe të përshpejtojë rrugën evropiane të Serbisë, pasi qendra ka qenë objekt kritikash në raportet e Komisionit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian.

    Source link



    Source link

  • Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj


    Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për vdekjen e babait të saj, përcjell KosovaPost.

    Ajo në një njoftim në profilin e saj në Facebook ka shkruar:

    Të dashur miq dhe familjarë,

    Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

    Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

    Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

    Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.

    Source link



    Source link

  • Mimoza Kusari njofton për vdekjen e babait të saj


    Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për vdekjen e babait të saj, përcjell KosovaPost.

    Ajo në një njoftim në profilin e saj në Facebook ka shkruar:

    Të dashur miq dhe familjarë,

    Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë, Adem Kusari, ka ndërruar jetë sot pasdite, pas një sëmundje të shkurtër.

    Babi u nda nga jeta ashtu siç jetoi: i rrethuar nga familja me dashuri, me dinjitet, me respekt për jetën dhe për njeriun, që e përcollën deri në frymën e fundit.

    Kujtimi për të dhe mësimet që na la Babi do të na shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tonë në këtë jetë.

    Për detajet e ceremonisë mortore do t’ju njoftojmë së shpejti.

    Source link



    Source link

  • “Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…

    “Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…


    Ndërsa disa tifozë po shqetësoheshin për “thellësinë e kufizuar” të skuadrës së Bajernit, trajneri Kompani ishte i bindur se kjo nuk do të përbënte problem.

    kompani

    “Fillova këtu një vit e gjysmë më parë. Si çdo trajner te Bajerni, u përballa me të njëjtën sfidë: të gjeja formacionin e duhur startues dhe të fitoja.

    Bëhet fjalë për tu dhënë lojtarëve besim dhe stabilitet. Nuk kam pasur kurrë probleme me paraqitjet, edhe në ndeshjet që kemi humbur, performancat kanë qenë aty. Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël, por konkurruese.

    Tani skuadra po zgjerohet për shkak të rikthimit të lojtarëve. Kishte kuptim tu besohej të gjithëve,” deklaroi Kompani. Duke filluar nga janari, Bajerni i Mynihut do të ketë një skuadër shumë të fortë dhe të balancuar – diçka që padyshim i përshtatet vizionit të Kompanisë.

    PANORAMASPORT.AL







    Source link

  • “Na ka marrë malli”, Gjesti rikthehet për Krishtlindje me një imazh ‘misterioz’

    “Na ka marrë malli”, Gjesti rikthehet për Krishtlindje me një imazh ‘misterioz’


    Këngëtari i dashur për publikun, Gjesti, është rikthyer në vëmendje pas një periudhe të gjatë shkëputjeje totale nga jeta publike dhe rrjetet sociale, e cila erdhi si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së vëllait të tij.

    Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, kompania e tij menaxhuese, “Three60 Music”, ka zgjedhur një mënyrë simbolike për ta rikthyer artistin mes fansave.

    Në një imazh festiv të publikuar, Gjesti shfaqet me stilin e tij ikonik: xhins dhe atlete rozë të ndezura, nën dritat e pemës së festave.


    Megjithatë, ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është natyra e fotos. Imazhi duket se është i gjeneruar ose i përpunuar me Inteligjencë Artificiale.

    Kjo zgjedhje delikate tregon se, ndonëse artisti dëshironte të ishte prezent për të uruar ndjekësit, ai ende preferon të ruajë privatësinë dhe distancën fizike gjatë kësaj periudhe të rëndë zie.

    Reagimi i fansave ka qenë i menjëhershëm dhe prekës. Seksioni i komenteve ka vërshuar nga mesazhet e mbështetjes: “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë,” shkruajnë ndjekësit, ndërsa të tjerë shprehen me nota më të forta emocionale: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.”

    Edhe pse menaxhmenti nuk ka dhënë ende një datë për rikthimin e tij në skenë, kjo “kartolinë virtuale” shihet si një sinjal shprese se Gjesti do të rikthehet fuqishëm kur të jetë gati.



    Source link

  • Ndodh në BBVK, Dolce godet Albën (Video)

    Ndodh në BBVK, Dolce godet Albën (Video)


    Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës së tyre.

    Përplasja nisi pas një komenti të Albës, i cili u interpretua si provokues nga Dolce, duke sjellë reagime të menjëhershme mes dy banoreve.

    Sipas pamjeve të momentit, shkëmbimi i fjalëve u intensifikua për disa çaste dhe në një moment pati edhe kontakt fizik, çka bëri që banorët e tjerë të ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë palët. Ndërhyrja e tyre ndihmoi që situata të mos përshkallëzohej më tej.

    Pjesë nga debati:

    Dolce: Me ujë mos lag, pse më lag?! Mos më lag pellushin!

    Alba: Dua ta lag.

    Dolce: Ti jashtë ke për të kërkuar falje. Ti, po!

    Pas incidentit, atmosfera në shtëpi vijoi të ishte disi e tensionuar, ndërsa banorët u shprehën të kujdesshëm në komunikimin me njëri-tjetrin. Ngjarja nuk zgjati shumë, por u vu re se ndikoi në marrëdhënien mes Dolces dhe Albës.

    Aktualisht, mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vijim apo do të mbetet një episod i izoluar në dinamikën e përditshme të shtëpisë. Situata u menaxhua nga vetë banorët, ndërsa publiku po ndjek zhvillimet e radhës.



    Source link

  • Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi…

    Çfarë ndodhi në shtëpinë e BBVip? Banorët futen me urgjencë brenda pasi…


    Banorët e Big Brother VIP 5 po testojnë shkathtësinë dhe forcat e tyre me lojërat e para që Vëllai i Madh u ka dhënë.

    Në sfidën e ditës së sotme ata duhet të përmbushnin një sfidë, sipas së cilës duhet të visheshin si babagjyshë dhe të përqafohen.

    Kjo sfidë vjen në shtëpi për Ditën e Krishtlindjeve.

    Sapo kanë dëgjuar gongun banorët kanë vrapuar menjëherë teksa në hyrje të shtëpisë kishin uniformat e babagjyshit






    Source link