Blog

  • Kelani: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhuar 6,250 zyrtarë policorë


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se deri tani procesi zgjedhor është duke vazhduar me rregull dhe pa ndonjë incident që ndikon ose pengon procesin zgjedhor.

    Kelani, në një linjë direkte në Dukagjin, u shpreh se deri tani kanë pranuar 22 informata lidhur me çështje të ndryshme nga qytetarët e Kosovës.

    “Kemi qenë të angazhuar qysh herët duke ditur se plani operativ është I ndarë në katër faza. Tani angazhimin kryesor e kemi në Ditën Z që nënkupton ditën e zgjedhjeve, nuk ka ndonjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen apo penguar mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Një rast e kemi te asgjësimit të fletëvotimit – kemi trajtuar deri tani 22 informata që I janë adresuar lidhur me procesin zgjedhor 8 informata kanë qenë për fotografim të votës dhe informacione tjera për asistim dhe raste të tjera – disa janë trajtuar vetëm si informata pasi nuk kanë pasur përmbajtje të veprave penale”, u shpreh Kelani.

    Kelani, mes tjerash, bëri të ditur se 6 mijë e 250 zyrtarë policorë janë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.

    “6250 zyrtarë janë angazhuar gjatë kësaj dite, kemi filluar qysh nga ora 03:00 e mëngjesit që nga shpërndarja e materialit sensitiv nëpër qendra dhe 700 automjete janë angazhuar për asistencë në rast se ekipet në terren kanë nevojë. Faza e katërt ka të bëjë edhe pas mbylljes së qendrave të vendvotimit dhe festimit të qytetarëve pas orës 19:00”, u shpreh Kelani.

    Source link



    Source link

  • KQZ konfirmon probleme të reja me mungesë të rrymës në disa qendra votimi


    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media ka konfirmuar probleme të reja në disa qendra votimi me mungesë të energjisë elektrike.

    “Në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa problemetë tjera me mungesë të energjisë elektrike, në komunën e Skenderajt, dy në komunën e Malishevës dhe dy qendra tjera në Novobërd dhe Obiliq”, tha ai fillimisht, transmeton lajmi.net.

    Tutje, Radoniqi u shpreh se për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i.

    Për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve kjo ka ndodhur brenda një kohe shumë të shpejtë.



    Source link

  • KQZ konfirmon probleme të reja me mungesë të rrymë në disa qendra votimi


    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media ka konfirmuar probleme të reja në disa qendra votimi me mungesë të energjisë elektrike.

    “Në dhomën operative të KQZ-së janë raportuar disa problemetë tjera me mungesë të energjisë elektrike, në komunën e Skenderajt, dy në komunën e Malishevës dhe dy qendra tjera në Novobërd dhe Obiliq”, tha ai fillimisht.

    Tutje, Radoniqi u shpreh se për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i.

    Për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për rikthimin e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve kjo ka ndodhur brenda një kohe shumë të shpejtë.



    Source link

  • Parashikimi i Blerim Velës: Dalja afër 900 mijë votues deri në mbyllje të vendvotimeve


    Ish-këshilltari i presidentes dhe njohësi i proceseve elektorale, Blerim Vela, ka parashikuar që afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit.

    Ai tha se pjesëmarrja paradite ishte midis niveleve si në shkurt 2021 dhe shkurt 2025.

    “Moti i ftohtë ka të ngjarë të ketë penguar pjesëmarrjen e hershme, gjë që sugjeron se pjesëmarrja mund të rritet më vonë gjatë ditës. Pritja ime e përafërt: afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit”, tha ai.



    Source link

  • Peci ironizon analistët: Që nga mëngjesi s’po shoh asnjë analizë, po i pres për exit poll-e


    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar me ironi përmes një postimi në Facebook, duke komentuar mungesën e analizave nga analistët politikë gjatë ditës së zgjedhjeve.

    Peci shkruan se që nga mëngjesi po shfleton rrjetet sociale, por sipas tij nuk ka hasur asnjë analizë serioze, ndonëse postime dhe statuse ka me bollëk.

    “Prej mëngjesit po boj scroll (shfletoj) në Facebook e asnjë analist s’po e shoh të gjallë. Postime ka plot, statuse edhe ma shumë, po zë analize askund”, ka shkruar ai.

    Ai më tej, me tone ironike, u drejtohet analistëve duke thënë se është në pritje të tyre dhe të publikimit të exit poll-eve.
    “Unë po ju pres. A po më tregoni për exit poll-e, se për besë ma kini borgj”, përfundon postimi i Pecit.

    Source link



    Source link

  • Kalon gjysmë milioni numri i votuesve deri në orën 15:29

    Kalon gjysmë milioni numri i votuesve deri në orën 15:29


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit që po mbahet në Kosovë, transmeton KosovaNews.

    Sipas të dhënave të reja, nga 1.999.204 qytetarë të regjistruar për të votuar, deri më tani kanë votuar tra572.723 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ka arritur në 28,65 për qind.

    Në aspektin e procesimit të vendvotimeve, nga 2.557 vendvotime gjithsej, janë procesuar 2.484, apo 97,15 për qind e tyre.

    Procesi zgjedhor po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të dalë me përditësime të tjera gjatë orëve në vijim, deri në mbylljen e vendvotimeve. Deri më tani, autoritetet kanë njoftuar se procesi po zhvillohet pa incidente madhore.

    Source link



    Source link

  • Labi pi gabimisht detergjent nga shishja e Albës

    Labi pi gabimisht detergjent nga shishja e Albës


    Një incident që mund të kishte pasoja të rënda shëndetësore ka tronditur banorët e “Big Brother VIP Kosova” dhe ka krijuar tensione të forta.

    Protagonist i kësaj ngjarjeje të pazakontë ka qenë Labi, i cili në nxitim e sipër ka pirë nga një shishe që mendonte se ishte ujë. Por, shishja në fjalë ishte mbushur me detergjent nga banorja tjetër, Alba.

    Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë reagimi i menjëhershëm dhe instiktiv i Albës. Në vend të një sqarimi të qetë, ajo i është drejtuar me tone të larta Labit: “A je ti budalla?”, duke shfaqur nervozizëm për pakujdesinë e tij, ndërsa skena është ndjekur e shokuar edhe nga Bia, e cila nuk po kuptonte çfarë po ndodhte.

    Pas gllënjkës së rrezikshme, Labi është parë të vrapojë menjëherë për të shpëlarë gojën, për të shmangur helmimin apo djegien e ezofagut.

    Ky moment pakujdesie ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe mënyrën se si lihen produktet kimike nëpër shtëpi, ndërsa marrëdhënia mes Labit dhe Albës duket se është krisur pas këtij episodi.



    Source link

  • Efi Dhedhes me një milion euro pasuri… (Video)

    Efi Dhedhes me një milion euro pasuri… (Video)


    Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 2”, Efi Dhedhes, i është bashkuar trendit viral të rrjeteve sociale për të bërë një rezyme të vitit, duke zbuluar detaje të pathëna nga jeta e saj private dhe financiare përmes një videoje “Unë jam Efi…”.

    Deklarata e parë ishte ajo që bëri më shumë bujë. Efi e nisi videon duke thënë: “Unë jam Efi dhe këtë vit kam arritur të kem 1 milionë euro”. Ndonëse kjo deklaratë u shoqërua me një buzëqeshje që linte vend për interpretim (nëse është realitet apo manifestim), rrëfimet e tjera ishin mjaft konkrete dhe personale.

    Ajo zbuloi se i ka dhënë fund një historie të rëndësishme dashurie: “Këtë vit kam mbyllur një marrëdhënie 3-vjeçare me shumë dashuri”.

    Përtej jetës sentimentale, Efi tregoi se ky ka qenë një vit i transformimit të thellë shpirtëror. Ajo pranoi se ka udhëtuar në 6 shtete të ndryshme dhe ka eksperimentuar me rituale shpirtërore, duke kryer “6 netë ceremoni Ayahuasca”.

    Ndryshimet kanë prekur edhe rrethin e saj shoqëror. Efi deklaroi se këtë vit ka humbur të gjithë miqtë e vjetër dhe ka gjetur miq të rinj, ndërsa theksoi se pasuria më e madhe që ka mësuar është liria dhe heqja e maskave për t’iu përshtatur shoqërisë.



    Source link

  • Uroj që vajza ime të…

    Uroj që vajza ime të…


    Miri, një nga banorët e parë të “Big Brother VIP Albania 5”, është bërë menjëherë qendra e kritikave në rrjetet sociale pas një bisede të sinqertë me banoren tjetër, Selinën.

    I entuziazmuar nga sjellja e saj, Miri nuk i ka kursyer elozhet, duke e cilësuar atë si një vajzë model. “Ti je gocë shëmbullore, fantastike… Ishalla vajza ime bëhet si ty. Ke sjellje perfekte,” mësohet t’i ketë thënë ai, duke shprehur dëshirën që e bija të ndjekë hapat e Selinës në karakter.

    Por, ky kompliment, sado dashamirës në dukje, nuk është pritur mirë nga publiku. Komentuesit kanë vërshuar në faqen zyrtare të programit, duke e akuzuar Mirin se me këtë deklaratë ka ulur figurën e bashkëshortes së tij.

    Pyetja që dominon rrjetin është: “A nuk duhet të thoshte të bëhet si mami vet?”

    Reagimet kanë qenë të ashpra. Një ndjekëse shkruan e revoltuar: “Sa gabim o Miri, ça thua ore?! A je në terezi?!… Pse e ulni figurën e gruas ore, që ju përkushtohet në maksimum, iiiiii Miri shumë turp, shumë keq”.

    Ndërsa një tjetër komentues ironizon duke i kujtuar atij modelin e vërtetë që vajza duhet të ketë: “Ishalla goca jote bëhet si mama vet!”.

    Duket se publiku është shumë i ndjeshëm ndaj respektit për familjen jashtë, dhe krahasimi i vajzës me një vajzë tjetër “të panjohur” në vend të nënës së saj, është parë si një “faull” i rëndë nga ana e banorit.



    Source link

  • Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!

    Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!


    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani ka habitur publikun me një rrëfim që nuk ka kaluar pa zhurmë.

    Gjatë një bisede, ajo ka zbuluar se investimi për flokët e saj të shtuara ka arritur në shifrën e konsiderueshme prej 15 mijë eurosh, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve.

    Sipas Albës, çmimi nuk ka qenë aspak simbolik, pasi çdo tufë fijesh ka kushtuar nga 120 deri në 150 euro, gjë që e ka çuar totalin në një shumë të lartë.

    Deklarata e saj ka ndezur debat në ambientet e shtëpisë, ku tema u kthye shpejt në përplasje mendimesh.

    Në kulmin e diskutimit, Edi ka reaguar ashpër ndaj Albës, duke i thënë: “Ec bre mos ia fut kot”, në një moment tensioni që lidhej edhe me debatin e saj me Benitën.

    Rrëfimi i Albës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ndarë publikun mes habisë, skepticizmit dhe kuriozitetit për detajet e jetës luksoze apo edhe burimin e të ardhurave të personazheve publike.



    Source link