Blog

  • Ndodhi edhe kjo! Ryva vesh Zanën në dallama

    Ndodhi edhe kjo! Ryva vesh Zanën në dallama


    Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Zanat”, ku befasoi në studio, duke shkuar e veshur me dallamë elegante, duke përfaqësuar traditën dhe nuset e dikurshme.

    Mirëpo, vëmendjen kryesore nuk e mori vetëm veshja e këngëtares, por ndërveprimi i saj me moderatoren Zana Avdiu, e cila njihet për qëndrimet e saj kritike ndaj veshjeve tradicionale të nuseve.

    Gjatë bisedës, Ryva Kajtazi arriti të bëjë atë që pak kush e priste: ajo e bindi Zanën që të provonte dhe të vishte një dallamë drejtpërdrejt gjatë transmetimit.

    Ky moment u konsiderua si një arritje e këngëtares mbi opinionisten, duke marrë parasysh se Zana Avdiu në të kaluarën ka bërë thirrje të forta kundër këtyre veshjeve, madje u bëri thirrje nuseve të mos i veshin dallamat.

    Situata u prit me shumë habi nga ndjekësit, pasi Zana, pavarësisht rezistencës së saj të dikurshme, u shfaq duke buzëqeshur me veshjen tradicionale mbi supe.

    Ky ndryshim i papritur i pozicionit të Zana Avdiut ka nxitur diskutime të shumta në internet. Ndërsa disa e panë si një shenjë tolerance dhe sportiviteti, të tjerë e interpretuan si një moment ku Ryva Kajtazi arriti të “zbusë” bindjet e forta të opinionistes përmes sharmit dhe argumenteve të saj për traditën shqiptare. /Prive






    Source link

  • “I like suxhuk Gjylekar”, eskalojnë banorët e Bigut

    “I like suxhuk Gjylekar”, eskalojnë banorët e Bigut


    Banorët e shtëpisë së BBVK kanë diskutuar derisa po ushqeheshin.

    Toney kujtoi një moment qesharak, kur Bia i kishte përmendur emrin e katundin nga ai vjen.

    “Ma ka pas bo Bia njëherë, “I like suxhuk Gjylekar”. Unë vij nga ky fshat. Kjo ja fut kot”, tha Toney.

    Toney pyeti Bian nëse në fillim ajo ka pasur pëlqim për të.

    “Nuk më intereson fare, ta tregoj të vërtetën. Sepse ta thaush një gënjeshtër me një ego, por tani është përgjigje pa ego. Nuk kam turp nëse më pëlqen një burrë”, tha Bia.

    Ishte Alba ajo që e pyeti Toneyn nëse edhe ai ka pasur ose ka pëlqim për të.

    Ndiqeni videon për më shumë:

     






    Source link

  • Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë

    Vjen reagimi i parë i Trumpit pas operacionit historik në Venezuelë


    Presidenti amerikan Donald Trump tha se tani po marrin vendime për atë që do të bëjë më tej lidershipi i Venezuelës.

    Ai ka paralajmëruar se çdo besnik i Nicolas Maduros do të ketë një “të ardhme të keqe” nëse mbetet besnik, duke shtuar se do të shqyrtojnë edhe udhëheqësen e opozitës, Maria Corina Machado.

    Ndërkohë, Maduro dhe gruaja e tij po dërgohen në New York, ku janë akuzuar për akuza që përfshijnë narkoterrorizëm.

    Trump tha gjithashtu se kishte disa të plagosur midis forcave amerikane, por jo vdekje.

    Ai tregoi se e ndoqi operacionin nga Mar-a-Lago.

    “Ishte thjesht një gjë e mahnitshme, puna e mahnitshme që bënë këta njerëz. Askush tjetër nuk mund të kishte bërë diçka të tillë”, tha Trump për operacionin historik.






    Source link

  • Engjëllusha dhe Mërgimi nisin pushimet dimërore

    Engjëllusha dhe Mërgimi nisin pushimet dimërore


    Pas një periudhe mjaft intensive dhe të ngarkuar me angazhime profesionale, këngëtarja Engjëllusha Salihu, ka vendosur që fillimin e vitit t’ia dedikojë vetes dhe bashkëshortit të saj.

    Pas përfundimit të sezonit të festave, ku ajo ishte tejet e kërkuar dhe e pranishme në shumë ahengje e organizime festive, ka ardhur koha për pak qetësi.

    Përmes disa imazheve të ndara në rrjetet sociale, Engjëllusha ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Mërgimi, kanë nisur pushimet e tyre dimërore.

    Çifti duket se ka zgjedhur një destinacion malor të mbuluar nga bora, duke shijuar peizazhet përrallore dhe ajrin e pastër larg zhurmës së përditshme.

    Në fotografitë e publikuara, këngëtarja shfaqet mjaft e lumtur krah partnerit të saj, teksa nuk kanë munguar as pamjet nga lartësitë, që tregojnë se po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe relaksi.

    Ky pushim vjen si një “shpërblim” i merituar për Engjëllushën, e cila mbetet një nga emrat më të dashur për publikun në dasma e gazmende familjare.






    Source link

  • “Ka ardhur koha të distancohesh nga xhaxhi Miri…”/ Juxhini KËSHILLON Selin: Në krevat jo…

    “Ka ardhur koha të distancohesh nga xhaxhi Miri…”/ Juxhini KËSHILLON Selin: Në krevat jo…


    Dita e sotme ka nisur mjaft e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ku nuk munguan këngët dhe bisedat e shumta mes banorëve.

    Pas një bisede me Angelon, Juxhini vendosi që të shkonte që t’i jepte disa këshilla Selinit në lidhje me Mirin. Aktori i thotë balerinës që sipas tij, është momenti që ajo të distancohet nga ‘xhaxhi Miri’.

    Ai i tha Selinës se Miri ka thënë se është ‘duke e përdorur atë për lojë’ dhe shtoi se ndoshta duhet edhe të ndryshojë krevatin duke qenë se kanë që nga fillimi i këtij edicioni të reality show-t që flenë bashkë.

    Pjesë nga biseda:

    Juxhini: Më fal se ndoshta as nuk më takon, mos vallë ka ardhur momenti që të largohesh nga xhaxhi Miri, sepse ma ka thënë me gojën e tij padashje…

    Selin: Që…

    Juxhini: Që po të përdor.

    Selin: Si t’a ka thënë?

    Juxhini: Tekstualisht kështu siç po ta them unë, ‘po normale që do ta përdor’ mua më ngeli. Domethënë për të është e vetmja kartë që po luan. Po pse duhet të jesh ti ajo që duhet t’i mbash lojën? Apo të intereson edhe ty që t’a përdorësh?

    Selin: Jo, madje edhe mbrëmë i thashë që nuk ka nevojë që për çdo gjë ‘e kam unë, flas unë’. Ti po ndërhyre, edhe ata që janë përballë meje duke debatuar, nuk kanë muhabet tjetër, vetëm ‘Miri, Miri, Miri’.

    Juxhini: Unë mendoj se po të dëmton pak. Te kafja muhabetin, jo te krevati.






    Source link

  • DnV: Në 50% të vendvotimeve janë raportuar raste kur votuesit s’e kanë gjetur emrin në listë


    Deri në orën 12:00, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 13.7% e qytetarëve (margjina e gabimit +/- 0,35%). Prishtina dhe Ferizaj kanë regjistruar daljen më të madhe deri tani, 15%.

    Sipas Demokarcisë në Veprim, në komunat me shumicë serbe, në veri të vendit, dalja në votime është raportuar të jetë mbi 22% që është gati dyfish më e lartë sesa mesatarja e përgjithshme e daljes në nivel vendi.

    Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, ose 28,260 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

    “Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar se deri në orën 12:00, vështirësi për t’a gjetur emrin në Listë, rrjedhimisht për t’a identifikuar vendvotimin adekuat është raportuar në 50% të vendvotimeve, por që numri i rasteve ka qenë i vogël, deri në 10 raste të tilla.

    Por ka pasur edhe vendvotime (1,6%) ku një numër i konsiderueshëm i votuesve (deri në 30 votues) nuk e kanë gjetur emrin e tyre në Listë. Prijnë komunat: Prishtinë dhe Pejë”.

    “Ka pasur disa raste kur votuesit janë ankuar që dikush tjetër është nënshkruar në emër të tyre në Listën e Votuesve dhe atë në 1.4% të vendvotimeve”.

    DnV rekomandon qytetarët që para se të nisen për të votuar të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit përmes linkut qv.kqz-ks.org dhe në këtë mënyrë t’i shmangin pakënaqësitë dhe vonesat.

    Në anën tjetër, votimi me kusht është duke u mundësuar në vetëm një qendër votimi në secilën nga 38 komunat.

    Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë 1,999,204 qytetarë, ose 28,260 më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.



    Source link

  • Shkon në mbi 750 mijë numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 17:29


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit në Kosovë.

    Sipas përditësimit të orës 17:29, nga gjithsej 1.999.204 qytetarë të regjistruar në Listën e Votuesve, kanë votuar 764.694 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja ka arritur në 38,25 për qind.

    Në të njëjtën kohë, nga 2.557 vendvotime në total, janë procesuar 2.509, apo 98,12 për qind e tyre.

    KQZ ka bërë të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pritet që përditësime të tjera të publikohen pas mbylljes së vendvotimeve. Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar deri në përfundim të orarit zyrtar.

    Source link



    Source link

  • Kurti: “Dil dhe voto, mos e le pa dalë”


    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin e të votojnë.

    Teksa kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Kurti thotë se sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

    “Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit. Ju dua” tha ai.

    Ky është adresimi i plotë i tij:

    Të dashur qytetarë,

    Janë më pak se dy orë e gjysmë nga koha kur do të mbyllën vendvotimet. Sa më e gjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit. Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme. Prandaj, dilni dhe votoni, ftoni të gjithë miqtë, familjarët të dalin e të votojnë dhe në këtë mënyrë të bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

    Dil dhe voto. Mos e le pa dalë. Mos e le për moment të fundit.

    Ju dua.

    The post Kurti: “Dil dhe voto, mos e le pa dalë” appeared first on KosovaNews.

    Source link

    The post Kurti: “Dil dhe voto, mos e le pa dalë” appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • Policia e Kosovës arreston “dorën e djathtë” e Radoiçiqit, Millosh Steviq

    Policia e Kosovës arreston “dorën e djathtë” e Radoiçiqit, Millosh Steviq


    Policia e Kosovës ka arrestuar sot Millosh Steviq, për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes shantazhit.

    Burime të KosovaPress-it brenda Policisë të Kosovës bëjnë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë.

    “I njëjti është duke u intervistuar për shkak të dyshimit për ushtrim të ndikimit, presionit dhe orientimit të votës përmes detyrimit dhe shantazhit”, ka thënë i njëjti derisa ka shtuar se Steviq është “dora e djathtë e Milan Radoiçiqit”.

    Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe, dhe KosovaPress ka siguruar fotografinë.

    Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she.

    Source link



    Source link

  • ​Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00


    Deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.

    Në këtë vendvotim, ku kanë të drejtë vote 12,000 qytetarë, menaxherja Sevdije Sadiku thekson se përgjatë ditës fluksi i votuesve ka vazhduar të qëndrojë pothuajse i njëjtë.

    “Rreth 40 vendvotime janë në shkollën tonë, të drejtë vote kanë 12,000 qytetarë. Deri tani, nuk kemi asnjë parregullsi. Nga mëngjesi ka qenë pothuajse i njëjti fluks i votuesve. Herëve të kaluara ka pasur më pak numër të qytetarëve të cilët kanë shfrytëzuar drejtën për të votuar, ndërsa kësaj here ka pasur qytetarë të vazhdueshëm, rreth 1000 qytetarë më shumë, se herën e kaluar në të njëjtën kohë. Deri në orën 15:00, rreth 3 mijë e 700 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, ndërsa herën e kaluar ishin mbi 2 mijë e 600 votues”, tha ajo.

    Edhe pse ajo vlerëson që nuk ka pasur ndonjë parregullsi të veçantë gjatë procesit të votimit, përmend disa raste ku personat me nevojë për asistencë, kanë hasur vështirësi, por në fund ushtruan të drejtën e votës.

    “Nuk kemi pasur ndonjë parregullsi që vlen të përmendet. Në ndonjë rast, ka pasur ndonjë të moshuar që nuk ka pasur pamundësi fizike dhe nuk iu ka lejuar asistenca, por prapëseprapë kanë provuar mundësinë dhe kanë votuar vetë. [Sa i përket pjerrinave] Kemi pjerrinë jashtë, por në anën tjetër kemi shkallë brenda në korridor. Ishte një rast ku ishte me karrocë, ku ishte një vështirësi më e madhe për të shkuar deri te vendvotimi. Megjithatë, me ndihmën e të tjerëve e shfrytëzoi edhe ai të drejtën”, tha ajo.

    Sevdije Sadiku tregon se nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike dhe se janë përgatitur për një rast të tillë.

    “Në shkollën tonë nuk kemi pasur problem me energjinë elektrike. Por, për çdo rast kemi gjeneratorin që është mjaftueshëm i madh për shkollën. Paraprakisht, ne kemi shikuar se a është në gjendje të mirë gjeneratori, a funksion në rast se kemi nevojë për energji elektrike. Në rast të mungesës së energjisë elektrike, ato lëshohen në mënyrë automatike”, tha ajo.

    Përndryshe, në këtë komunë deri në orën 15:00, kanë votuar 32,307 persona ose 32,307 %, derisa të drejtë vote kanë 104,870 qytetarë.



    Source link