Blog

  • Largohet papritur kjo banore nga Big Brother VIP, arsyeja është…

    Largohet papritur kjo banore nga Big Brother VIP, arsyeja është…


    Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” ka humbur një tjetër banore, pasi Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka vendosur të ndërpresë menjëherë aventurën e saj në këtë format.

    Largimi i saj është bërë me vetëdëshirë dhe arsyeja nuk lidhet me lojën, por me shëndetin. Sasa ka njoftuar se gjatë muajit janar duhet të kryejë patjetër disa vizita mjekësore jashtë Kosovës, të cilat ishin planifikuar prej kohësh.

    Në shpjegimin e saj, ajo theksoi se e kishte të pamundur të vazhdonte për shkak të gjendjes emocionale dhe fizike: “Ndjeva se nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë.”

    Edhe pse vendimi i ka shokuar banorët dhe fansat, ai është mirëpritur me mirëkuptim, duke vendosur prioritet mirëqenien e saj fizike mbi garën televizive.



    Source link

  • Ja sa fitoj nga OnlyFans

    Ja sa fitoj nga OnlyFans


    Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një rrëfim pa doreza lidhur me të ardhurat e saj nga platforma për të rritur, “OnlyFans”.

    Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo nuk ka hezituar të flasë me shifra konkrete, duke zbuluar se fitimet e saj mujore kapin vlerën e një pasurie të vogël.

    “Kam fituar më së shumti deri në 38 mijë euro në muaj. Por mesatarja është mbi 20 mijë,” deklaroi Bia, duke lënë të shtangur të pranishmit me shumat e përmendura.

    Ajo tregoi gjithashtu për fillimet e saj në këtë industri, duke u shprehur: “Kur fillova isha shumë e lumtur”, duke konfirmuar se përfitimet financiare kanë qenë një motivim i madh për të në këtë rrugëtim.



    Source link

  • U rrit me dhunë dhe torturë nga i ati, Bia bën rrëfimin tronditës të jetës së saj

    U rrit me dhunë dhe torturë nga i ati, Bia bën rrëfimin tronditës të jetës së saj


    Banorja Big Brother Vip Kosova 4, Bia, ka rrëfyer linjen e saj të jetës. Ajo rrëfeu se babai i saj kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe vëllait të saj.

    Ajo foli për herë të parë se kishte filluar të merrej me “OnlyFans” kur ishte 17 vjeçe.

    “Unë vij nga një familje tradicionale romune. Jeta ishte e vështirë nga fillimi. Babi me mamin ishin bashkë vertëm derisa mami tha “stop”, sepse babi ishte agresiv me mamin. Shkuam në Itali. Babi na rrihte shumë, mua dhe vëllain. Ai ishte i dhunshëm edhe kur unë isha bebe. Babai im na vendoste pirunj në duart e tona. Në një verë na la te nëna, dhe vëllai im qëndroi, babi erdhi të më merrte. Ai më ndau mua dhe vëllain”.

    “U larguam pastaj në Mallorca, isha 15 kur e lashë Mallorcen, shkova në Rumani. E zbulova OnlyFans ,kur isha 17 vjeç. Pata shumë sukses në një kohë të shkurtër, dhe shumë para, dhe wow. Maksimuni në një muaj ishte 35 mijë dollars. Ma ndërroi jetën përgjithmonë. Është një platformë. Nuk i bie pishman”.

    Ajo rrëfeu edhe ndarjen nga jeta të nënës së saj dhe mos-takimin me të kur ajo pati vetëm 24 orë jetë.

    Bia tha se është krenare me veten, dhe shtoi se “është pikëlluese për të, pasi askush nuk e pret jashtë shtëpisë së BBVK”.



    Source link

  • Noizy mik i familjes, detaji në videon e Loredanës merr vëmendje

    Noizy mik i familjes, detaji në videon e Loredanës merr vëmendje


    Disa herë, Loredana Zefi ka deklaruar se reperi nga Shqipëria, Noizy, është mik shumë i afërt dhe i çmuar për familjen e saj.

    Dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore dhe jo rrallë herë kalojnë kohë bashkë, shkruan IndeksOnline.

    Relacioni me Noizyn, për Loredanën duket të ketë rëndësi të madhe.

    Kjo pasi në një video të ndarë në “Instagram” shihet një fotografi e tij, bashkë me vajzën e Lorit, Hanën.

    Fotografia e madhe është e vendosur pranë televizorit, aty ku e merr vëmendjen më të madhe.






    Source link

  • Ky është kulmi, Arbenita kërcen mbi divanë

    Ky është kulmi, Arbenita kërcen mbi divanë


     

    Arbenita Ismajli po e shijon jetën si nënë beqare.

    Ajo lumutrinë nuk po e fsheh as në rrjete sociale, shkruan Kosovarja.

    Së fundmi shihet derisa po e shijon kulmin e lumturisë duke kërcyer mbi divanë.

    Linjat e saj në super formë marrinë gjithë vëmendjen.






    Source link

  • “Di edhe unë histori nga jashtë”- Përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon: Plumbi del me plumb

    “Di edhe unë histori nga jashtë”- Përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon: Plumbi del me plumb


    Përplasje të shumta kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 këtë javë, ku protagonistët kryesorë ishin Kristi, Keijsi dhe Seno.

    Debatet e para nisën mes Kristit dhe Keijsit, pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpi, ku u përdor një gjuhë bullizuese dhe lagie me birrë.

    Pjesë e përplasjes u bë edhe Seno, i cili, në debat e sipër, zgjodhi të shtynte Kristin, kur ky i fundit po lagte shtretërit e banorëve.

    Kristi: Të them të drejtën, unë që nga jashtë me tipat si puna e Keijsit jam këtu sot. Nuk është Keijsi fare arsyeja. Është një më shumë në numër këtu dhe as më shumë e as më pak. Këtë ka të mirë kjo lojë. Ka diversitet. Është një tematikë që jam përballur goxha jashtë, janë ditur të kapen. T’u jap ushqim dhe të më japin ushqim për të ecur përpara. Shihet qartë. Nuk është presion loje. Është të cënosh dinjitetin, të cënosh moralin, të cënosh atë karrierën time që më është dashur gjak, mund, djersë, të rri pa bukë, larg familjes për vite me radhë dhe të vijë një tip si puna e Keijsit, që trupi i tij funksionon nga mesi e poshtë. Unë s’kam ardhur të tregoj burrërinë me asnjë, aq më pak nga mesi e poshtë. Çdo njeri kërkon atë që i mungon. Mua më mungonte të tregoja Kristin që nuk është artist. Asnjë nga këta s’e kam prekur nga jashtë. Kam pasur mundësinë patjetër. Di histori. Tirana është e vogël. Ama kam zgjedhur të mos prek. Unë jam brenda këtyre mureve. Sa për pështymën, për sa kohë nuk është nga im atë, nuk më vjen asnjë keqardhje.

    Keijsi: Fjalia e parë është ndjesë për atë video që pamë. Që kur kam ardhur, ka pasur një tendencë të shëmtuar për të marrë informacion nga jashtë. Duke marrë parasysh sjelljen e tij kundrejt meje, m’u duk pak si shumë e tepruar. Nuk mund të flasë për burrëri Kristi.

    Arbër Hajdari: Po e mendon gabim. Edhe ti e mendon gabim, edhe Kristi e mendon gabim. Nuk e di a e patë klipin. Nuk duhet të ikim nga disa të vërteta. E vërteta kryesore është që ti e ke bullizuar Kristin për gjininë e tij. Të flasim drejt dhe hapur.

    Monika Kryemadhi: Ty të dhimbs loja?

    Keijsi: Plumbi del me plumb.

    Arbër Hajdari: Si e kuptoni ju gjininë e Kristit? E masni nga zëri? E masni nga prapanica?

    Keijsi: E mas nga veprimet që bën.

    Arbër Hajdari: Ju e keni bërë fakt. Mua s’më duket sikur ai ka problem me gjininë. Nuk e mbështes mënyrën se si ka reaguar Kristi. Janë filma që janë parë, mungesë strategjie, por kam përshtypjen që të bullizosh te gjinia është një nga gjërat më të rënda që mund t’i bësh një njeriu. Argumentet e tua nuk qëndrojnë.

    Keijsi: Mënyra se si u afrua ishte shumë e shëmtuar.

    Seno: Kristi ka bërë një provokim sistematik për gjërat në shtëpi. Nuk e kishte luftën personale, por duhet të ishte shtëpia në rregull. Për Vitin e Ri e kam uruar me zemër, por ai vazhdon t’i bëjë gjërat aq madhore sa të dalim nga vetja. Mënyra si janë duke u sjellë njerëzit me mua, unë jam pasqyra e karakterit. Ndoshta është diçka e tepruar, por raporti im me të tjerët ka qenë xhentil.






    Source link

  • Momenti kur Alba u rrëzua dhe humbi ndjenjat

    Momenti kur Alba u rrëzua dhe humbi ndjenjat


    Alba Pollozhani sërish ka pasur një problem shëndetësor.

    Banorja e Big brother VIP Kosova është rrëzuar dhe i është dashur të marrë ndihmë mjekësore, raporton IndeksOnline.

    Ajo është transportuar për në urgjencën e Spitalit Amerikan, atje ku po trajtohet.

    Në videon e publikuar nga produksioni shihet se si Alba, derisa ishte duke u përgatitur për një sfidë me Elijonën dhe Hygertën, rrëzohet dhe pas pak çastesh humb ndjenjat.

    Banorët i janë vënë menjëherë në ndihmë.

    Më poshtë pamje:






    Source link

  • Ndërroi jetë Shemi i grupit “Ilirët”


    Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi”, ka vdekur në mënyrë të papritur.

    Sipas burimeve të Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

    Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër. /Klankosova.tv



    Source link

  • Oriola Marashi humb unazën “Bvlgari” me vlerë marramendëse por shikoni si përfundoi

    Oriola Marashi humb unazën “Bvlgari” me vlerë marramendëse por shikoni si përfundoi


    Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, e cila po shijon pushimet e fundvitit në luksin e Dubait, ka kaluar orë ankthi ditën e djeshme. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një incident që mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë, fjalë për fjalë.

    Gjatë një darke në restorantin prestigjioz “URLA” në Dubai, Oriola ka kuptuar se i mungonte një nga aksesorët e saj më të shtrenjtë: unaza ikonike Bvlgari në formë gjarpri.

    Sa kushton unaza që humbi modelja?

    Nuk bëhet fjalë për një bizhuteri të thjeshtë. Nga detajet në fotot e publikuara, shihet se bëhet fjalë për modelin e famshëm “Serpenti Viper” ose “Serpenti Seduttori” të markës Bvlgari, e larë në ar dhe e mbushur plot me diamante.

    Një kërkim i thjeshtë për këtë model tregon se çmimi i saj është “i kripur”. Në varësi të karatëve dhe gurëve të çmuar, vlera e kësaj unaze në tregun ndërkombëtar varion nga 20,000 euro deri në mbi 30,000 euro. Një shumë kjo marramendëse për t’u harruar në tualetin e një restoranti!

    Siç tregon vetë modelja përmes bisedave në WhatsApp me stafin e restorantit, ajo e kishte hequr unazën për të larë duart në tualet dhe e kishte harruar aty. Pasi e ka kuptuar mungesën e saj, ajo ka kontaktuar me urgjencë restorantin duke shpresuar në një mrekulli.

    Për fatin e saj të mirë, mrekullia ndodhi. Stafi i restorantit u tregua tejet korrekt dhe profesional, duke ia gjetur dhe dorëzuar unazën modeles.
    E lehtësuar, Oriola publikoi momentin kur unaza i kthehet në dorë, duke shkruar: “Përgjigje e menjëhershme, ndershmëri dhe profesionalizëm. Faleminderit Dubai që ke vendosur standarde kaq të larta. Vetëm në Dubai ndodh kjo!”

    Në fund, ajo dha edhe një këshillë për të gjitha vajzat që mbajnë bizhuteri të shtrenjta: “Morali i historisë: Mos i hiqni unazat kur lani duart!” /Prive

    Screenshot

    Screenshot






    Source link

  • “I ke prishur punët jashtë”, Benita akuzon Elijonën – ndërhyn Klodi

    “I ke prishur punët jashtë”, Benita akuzon Elijonën – ndërhyn Klodi


    Debati mes Elijonës dhe Benitës tha ka agravuar me dyshen që debatuan me tone të larta.

    “Elijonë, i ke prish djalit punë jasht. Marre duhet me të ardhe, i ke prish punë djalit. Klodi osht keq, krejt jena t’u e pa. Klodi të ka qitë limitin. Ke mendu që s’të kap kamera”, i tha Benita Elijonës.

    “Nuk është e drejta jote, s’i kam prish punë. Ty të vjen shumë ma lehtë në këtë pjesë, se ti e ki lojë, unë s’e kam”, tha Elijona.

    Në këtë muhabet ndërhyri Klodi, i cili tha se “nuk mundesh t’i thuash kësaj ke prish punë kur s’jemi puth, mos ma përdorë gjënë teme”.

    Ndiqeni videon për më shumë:






    Source link