Blog

  • Trump alarmon Beogradin, Vuçiq sheh fantazma në Tiranë dhe Prishtinë pas aksionit të SHBA në Venezuelë


    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është futur në panik politik dhe ushtarak, menjëherë pas ndërhyrjes së SHBA në Venezuelë, ku regjimi i Maduros u godit nga Uashingtoni si organizatë terroriste me lidhje me trafik ndërkombëtar droge. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare, Vuçiç paralajmëroi se “po shembet rendi i vjetër botëror” dhe se “në këtë botë funksionon vetëm e drejta e më të fortit”.

    “Sot nuk vlejnë më rregullat ndërkombëtare. Duhet ta pranojmë se Karta e OKB-së nuk funksionon më. Pas aksionit të SHBA në Venezuelë, bota drejtohet vetëm nga parimi i forcës – kush është më i fortë, shtyp më të dobëtin”, deklaroi Vuçiç.

    Ai vuri në dukje se reagimi i përfaqësuesve të BE-së ndaj zhvillimeve në Venezuelë ishte i vakët, duke shtuar se ata ndjekin interesat e tyre të vogla dhe “kanë frikë se çfarë do të ndodhë me Grenlandën”.

    Presidenti serb theksoi gjithashtu se Serbia është e shqetësuar për furnizimin me armë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, gjë që sipas tij ndodh në kundërshtim me Kartën e OKB-së. “Po ndodh një përshpejtim i dukshëm i armatosjes së Prishtinës, veçanërisht me mbështetjen e Turqisë”, tha Vuçiç.

    Ai shtoi se “Prishtina, Tirana dhe Zagrebi po punojnë në një sistem të ndërlikuar ushtarak”, dhe se Serbia është e shqetësuar për këtë zhvillim. “Ne po përgatitemi për mbrojtje nga ata që po na kërcënojnë hapur,” u shpreh ai.

    Në mbledhje, sipas tij, u diskutua edhe mënyra se si Serbia do të vazhdojë procesin e modernizimit dhe armatosjes së ushtrisë. “Do të ketë investime të reja në industrinë ushtarake, si dhe në rezervat e ushqimit, ujit dhe municionit. Furnizimet me karburant për ushtrinë janë të mjaftueshme”, theksoi Vuçiç.

    Ai deklaroi se brenda 18 muajve të ardhshëm, kapacitetet ushtarake të Serbisë do të dyfishohen, ndërsa kapacitetet njerëzore do të rriten me një të tretën. “Duhet të mbështetemi vetëm te vetja jonë. Edhe nëse dikush nga rajoni na sulmon, askush nuk do të na ndihmojë. Askush nga fuqitë e mëdha nuk do të na sulmojë, por duhet të jemi gati për çdo skenar”, tha ai.

    Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia nuk kërkon konflikt dhe ruan paqen, por ka kapacitete të mjaftueshme për të penguar çdo sulm të mundshëm. “Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për momentin, por forca jonë është më e madhe se e çdo agresori potencial”, shtoi ai.

    Në fund, ai u ndal edhe te siguria energjetike, duke përmendur se bota po kalon në një fazë të re për sa i përket kontrollit të burimeve energjetike. “Presidenti Trump ka themeluar një Agjenci për dominimin amerikan në fushën energjetike që funksionon pranë Shtëpisë së Bardhë. Ata po bëjnë gjithçka që të largojnë konkurrencën, sidomos Rusinë dhe Kinën”, deklaroi presidenti i Serbisë.



    Source link

  • Thirrje për prerje koke ndaj Presidentes, reagon këshilltari i Osmanit ndaj Lirim Mehmetajt


    Bekim Kupina, këshilltar i presidentes ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Lirim Mehmetajt, të cilat ai i ka cilësuar si thirrje të drejtpërdrejta për dhunë dhe urrejtje ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Sipas Kupinës, thirrja publike që Presidentes “t’i prehet koka” përbën një akt serioz nxitjeje të dhunës dhe nuk mund të mbrohet në asnjë formë si liri e shprehjes. Ai thekson se deklarata të tilla bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, jo vetëm në Kosovë, por në çdo shtet demokratik. Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që ta trajtojnë rastin me urgjencë, sipas detyrës zyrtare.

    Në reagimin e tij, Kupina i ka quajtur deklarimet e Mehmetajt si tërësisht të pabazuara dhe shpifëse, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi gënjeshtra të përsëritura me qëllim diskreditimin personal dhe institucional të Presidentes dhe familjes së saj. Sipas tij, këto qëndrime nuk synojnë debat publik apo kritikë politike, por krijimin e një klime urrejtjeje dhe denigrimi.

    Kupina ka shtuar se Mehmetaj, të cilin e cilëson si përhapës të dezinformatave, riciklon vazhdimisht fyerje, trillime dhe akuza pa bazë faktike, veçanërisht kur i mungojnë argumentet. Kjo gjuhë, sipas tij, jo vetëm që dëmton reputacionin institucional, por edhe nxit kërcënime dhe rrezik real për sigurinë e Presidentes dhe familjarëve të saj.

    Postimi i plotë:

    – Advertisement –

    REAGIM NDAJ THIRRJES SË LIRIM MEHMETAJT QË PRESIDENTES T’I PREHET KOKA

    DHE NJOFTIM PËR NDËRMARRJEN E HAPAVE LIGJORË NDAJ SHPIFJEVE DHE KËRCËNIMEVE TË TIJ

    Thirrja e Lirim Mehmetajt që Presidentes së Republikës së Kosovës t’i prehet koka përbën thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë, urrejtje dhe sulm. Kjo nuk është liri e shprehjes e mbrojtur me ligj apo Kushtetutë, as në Kosovë dhe as në asnjë vend tjetër demokratik. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje organeve kompetente që, sipas detyrës zyrtare, ta trajtojnë menjëherë këtë kërcënim dhe nxitje të dhunës e urrejtjes nga ana e tij.

    Deklarimet e Lirim Mehmetajt kundër Presidentes janë tërësisht të pabazuara dhe përbëjnë shpifje të rënda, të ndërtuara mbi gënjeshtra të përsëritura, me qëllim diskreditimin personal dhe institucional të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe familjes së saj. Këto deklarime nuk synojnë debat publik apo kritikë politike, por denigrim të qëllimshëm dhe nxitje të një klime urrejtjeje.

    Si përhapës i njohur dhe i konfirmuar i dezinformatave, sa herë që i mungojnë argumentet, Mehmetaj riciklon fyerje, trillime, kërcënime dhe akuza pa asnjë bazë faktike, duke përdorur gjuhë linçuese dhe insinuata që, përveçse dëmtojnë reputacionin institucional, nxisin edhe kërcënime dhe dhunë ndaj Presidentes dhe familjes së saj.

    Presidentja Osmani nuk ka kërcënuar, nuk ka shantazhuar dhe nuk ka ushtruar asnjëherë presion politik ndaj askujt. Çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe përbën manipulim të qëllimshëm të opinionit publik. Po ashtu, pretendimet për korrupsion, shitje vote, pasuri multimilionëshe, investime në Shqipëri e deklarime të tjera, janë shpifje flagrante dhe tërësisht të pavërteta.

    Shpifjet e vazhdueshme të Mehmetajt kundër babait të Presidentes, i cili në fakt ka qenë i burgosur dhe i torturuar në burgjet e Millosheviqit, dëshmojnë se shpërndarja e qëllimshme e këtyre trillimeve për qëllime propagandistike përbën një akt të ulët dhe moralisht të papranueshëm. Për këto akuza tashmë ekzistojnë vendime të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilat i vërtetojnë si të pavërteta. Për rrjedhojë, Lirim Mehmetaj do të përballet me padi për shpifjet e tij.

    Është veçanërisht alarmuese gjuha e përdorur në këto sulme, ku përveç shpifjeve dhe trillimeve, bëhen thirrje të hapura për dhunë, përfshirë referenca për prerje kokash dhe linçim. Kjo nuk është as kritikë dhe as opinion, por diskurs i rrezikshëm që synon dehumanizim dhe nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës ndaj Presidentes dhe familjarëve të saj. Një gjuhë e tillë përbën kapërcim të çdo kufiri moral, njerëzor dhe ligjor dhe nuk mund të tolerohet në një shoqëri demokratike.

    Liria e shprehjes nuk përfshin dhe nuk mund të justifikojë shpifjen, nxitjen e urrejtjes apo të dhunës. Akuza të rreme, fyerje dhe gënjeshtra të fabrikuara nuk përbëjnë opinion, por cenim serioz të dinjitetit personal dhe institucional, të ndaluar nga Kushtetuta dhe ligji.

    Për këto arsye, sikurse edhe më parë, Presidentja e Republikës së Kosovës dhe familja e saj do të ndjekin rrugën ligjore ndaj Lirim Mehmetajt. Vazhdimi i kësaj fushate shpifëse dhe i kërcënimeve do të trajtohet përmes të gjithë mekanizmave juridikë në dispozicion.



    Source link

  • Halil Geci: Viti 2026 u përjetua si çlirimi i dytë i Kosovës – këtë herë me votë


    Halil Geci e përshkruan vitin 2026 si një kthesë historike për Kosovën, një “çlirim të dytë” të arritur jo me armë, por me votë. Sipas tij, qytetarët rrëzuan me vullnet të lirë politik një sistem të ndërtuar mbi kapje të shtetit, korrupsion dhe keqpërdorim të historisë, duke rikthyer shpresën për një rend të ri demokratik dhe moral.

    Në reflektimin e tij, Geci thekson se UÇK-ja dhe LDK-ja janë pjesë e historisë së Kosovës, por nuk mund të shërbejnë si alibi për dështime, pazare politike apo cenim të shtetit. Mesazhi i popullit, sipas tij, ishte i qartë: Kosova hyn në një epokë të re, të ndërtuar mbi përgjegjësi, drejtësi dhe shërbim ndaj qytetarit.

    Postimi i plotë:

    POPULLI E PËRJETOI KËTË VIT SI ÇLIRIMIN E DYTË TË KOSOVËS, NJËSOJ SI DITËN KUR NATO HYRI NË KOSOVË

    Një reflektim politik për rrëzimin me votë të kapësve të shtetit dhe shpresën e një epoke të re demokratike

    – Advertisement –

    Në këtë shkrim dua t’i uroj popullit tim Gëzuar Vitin e Ri 2026,një vit që do të mbetet i paharruar në historinë e re të Kosovës. Ky vit shënon jo vetëm një ndërrim kalendarik, por një kthesë të madhe politike dhe morale për vendin tonë: një çlirim të dytë, të arritur jo me armë, por me votë.

    Për shumë vite me radhë, skena politike e Kosovës u mbajt peng nga individë dhe grupe që, në emër të luftës, sakrificës apo figurave historike, uzurpuan pushtetin, pasurinë publike dhe institucionet e shtetit. Në emër të tri shkronjave të shenjta UÇK, disa u vetëshpallën çlirimtarë të përhershëm, duke e përdorur luftën si alibi për pasurim personal dhe përjashtim të të tjerëve.

    Në anën tjetër, në emër të tri shkronjave LDK – por edhe UÇK dhe figurës historike të Presidentit Ibrahim Rugova, u ngrit një elitë që për vite të tëra u shndërrua në pjesë të pazareve politike, duke bashkëpunuar me struktura të dyshimta dhe duke humbur busullën morale e kombëtare.

    U arrit deri aty sa të relativizohej rreziku nga Lista Serbe, ndërsa të shpallej armik kryeministri i Kosovës. U fol për “varre” e jo për shtet, për dhunë ndaj institucioneve dhe për projekte të rrezikshme si ndarja, asociacioni monoetnik dhe ekstraterritorialiteti – plane që cenonin drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës.

    Këto veprime nuk kaluan pa reagim. Populli u vetëdijesua. U organizua. Dhe zgjodhi armën më të fortë në demokraci – votën. Me votë u goditën fort ata që e kishin kapur shtetin. Me votë u rrëzua një sistem i tërë hilesh, korrupsioni dhe mashtrimi.

    Gëzimi i qytetarëve për këtë ndryshim është i krahasueshëm me ditët kur NATO hyri në Kosovë ,sepse edhe ky ishte një çlirim.

    Viti 2026 le të jetë viti kur opozita më në fund e kupton se Kosova nuk ndërtohet me frikë, kërcënime dhe nostalgji të rreme, por me përgjegjësi, ndershmëri dhe shërbim ndaj qytetarit.

    Tri shkronjat UÇK dhe LDK janë pjesë e historisë sonë dhe duhet të respektohen, por ato nuk janë pronë private e askujt dhe nuk mund të përdoren si mburojë për korrupsion, pasurim apo shkatërrim të shtetit.

    Kosova ka hyrë në një epokë të re. Populli foli. Dhe fjala e tij ishte e qartë.

    Gëzuar Vitin e Ri – vitin e shpresës, drejtësisë dhe çlirimit të dytë të Kosovës.



    Source link

  • Profesori dështon, Ardian Kastrati i merr veç 1.463 vota – pak më shumë se Sali Rexhaj


    Ardian Kastrati, ish-deputet i PDK-së, në zgjedhjet e 28 dhjetorit garoi me AAK-në e Ramush Haradinajt.

    Megjithatë, Kastrati nuk ka arritur të zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Kur numërimi është drejt përfundimit, Kastrati ka marrë vetëm 1.463 vota, duke u renditur i 53-ti në listën e AAK-së.

    Kastrati ka marrë pak më shumë vota se Sali Rexhaj, një tjetër eksponentë shumë kritik ndaj VV-së, që mori vetëm 982 vota.



    Source link

  • Vuçiqi: Rendi botërorë ka rënë, Kosova po armatoset me shpejtësi


    Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se rendi botërorë ka rënë pas operacionit amerikan për arrestimin e mikut të tij në Venezuelë, Nikolas Maduro.

    Vuçiq, mes tjerash, shprehu shqetësim të madh për armatosjen e vazhdueshme të Kosovës, e cila sipas tij shkel Rezolutën 1244 të OKB-së, shkruan N1, transmeton Dukagjini.

    Ai shtoi se, edhe pse rezoluta mbetet ligjërisht në fuqi, ajo është “de fakto e pezulluar” nga fuqitë kryesore perëndimore dhe aktorë rajonalë si Turqia.

    “Pra, ju e shihni që nuk ka parime. Kjo është arsyeja pse ne jemi veçanërisht të shqetësuar për armatimin e mëtejshëm të Prishtinës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244, e cila është pezulluar de facto, por jo de jure, nga fuqitë e mëdha, siç është Turqia. Ato po e armatosin me shpejtësi Prishtinën. Një kërcënim i veçantë për sigurinë e Serbisë është aleanca ose bashkimi i sapokrijuar i Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, i cili po zhvillohet në një fushë të gjerë që përfshin zhvillimin e përbashkët të sistemeve komplekse luftarake nga automjetet katër me katër deri te armët dhe mjetet më të fuqishme”, tha Vuçiq.

    Tutje, ai shtoi se Serbia po e monitoron nga afër këtë dhe po përgatitet për mbrojtje kundër atyre që pretendoi se tani po bëjnë “kërcënime të hapura” ndaj Serbisë.

    – Advertisement –

    “Duam t’ju themi se Republika e Serbisë po e ndjek këtë me kujdes dhe ne jo vetëm që po e ndjekim, por po përgatitemi edhe për t’u mbrojtur kundër atyre që, as fshehurazi, por hapur kërcënojnë vendin tonë. Ne besojmë se forca jonë do të jetë një pengesë e mjaftueshme”, theksoi Vuçiq.

    Kujtojmë se në ditën e parë të 2026-ës, ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin, deklaroi se niveli i sigurisë në Kosovë është në nivelin më të lartë historik, falë ndërtimit sistematik të kapaciteteve mbrojtëse dhe armatosjes moderne të FSK-së në koordinim me SHBA-në dhe partnerët e NATO-s.

    Një nga pikat kyçe të intervistës ishte edhe armatimi i FSK-së, ku Mehaj konfirmoi blerjen e mjeteve ajrore pa pilot “Bajraktar” dhe “Puma”, sistemeve kundërtanke OMTAS, si dhe pajisje të tjera të avancuara nga Turqia dhe shtete partnere.

    “Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa perceptohet zakonisht në opinion. Për më tepër, vendi ka kapacitete të jashtëzakonshme ushtarake, të cilat janë vlerësuar edhe nga shtete të tjera të rajonit. Disa prej tyre, edhe pse pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut para nesh, kanë treguar interes dhe respekt për zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Mehaj.



    Source link

  • Ti je e vetmja që nuk lahesh

    Ti je e vetmja që nuk lahesh


    Një moment i tensionuar ndodhi mes banoreve Bia dhe Benita në Big Brother VIP Kosova.

    Gjatë një debati, Bia shpërtheu duke i thënë Benitës: “Ti je e vetmja që nuk lahesh, askush s’të ka parë duke u larë”.

    Benita u mbrojt menjëherë dhe i përgjigjej: “Çfarë shembulli të marrim nga ti, në vaskë duke u fërkuar? Publiku me ty nuk merret”.

    Komente të shumta nga publiku reaguan me humor ndaj situatës, duke theksuar se Bia është shumë e sinqertë dhe direkt në fjalët e saj.

    Publiku reagoi me humor në komentet e tyre, duke vlerësuar sinqeritetin e Bias dhe kthyer përplasjen në një moment të lehtë dhe argëtues brenda spektaklit.






    Source link

  • Alba Pollozhani përfundon në urgjencë

    Alba Pollozhani përfundon në urgjencë


    Një situatë e papritur ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ku një nga banoret ka përfunduar në urgjencë.

    Bëhet fjalë për Alba Pollozhani, e cila është rrëzuar brenda shtëpisë dhe si pasojë është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore.

    Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e formatit në rrjetet sociale, ku konfirmohet se Alba është dërguar në urgjencën e Spitali Amerikan, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Deri më tani nuk janë dhënë detaje të plota mbi gjendjen e saj shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve të pësuara.

    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e tjerë, si edhe te publiku që ndjek nga afër zhvillimet brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të ndikojë në vazhdimësinë e Albës në lojë, apo nëse produksioni do të japë informacione shtesë në orët në vijim.

    Publiku pret një përditësim zyrtar mbi gjendjen e saj dhe nëse ajo do të rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.





    Source link

  • Armela lë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”

    Armela lë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”


     

    Armela është banorja e radhës që ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Vendimi për largimin e saj shënon fundin e rrugëtimit në një nga reality show-t më të ndjekur.

    Gjatë qëndrimit në shtëpi, Armela u komentua për qëndrimet dhe raportet me banorët e tjerë, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes së publikut.

    Largimi i saj ka sjellë reagime të shumta nga banorët dhe ndjekësit e formatit, ndërsa gara vazhdon me dinamika të reja.






    Source link

  • Përsëritet historia e Gjestit? Thuhet se ky banor kapërceu murin e shtëpisë së BBVA

    Përsëritet historia e Gjestit? Thuhet se ky banor kapërceu murin e shtëpisë së BBVA


    A po përsëritet historia në “Big Brother VIP Albania”? Një situatë kaotike dhe ende e paqartë ka përfshirë rrjetin orët e fundit, ku dyshohet se banori Kristi Lamaj ka ndjekur gjurmët e Gjestit të një viti më parë, duke kapërcyer murin rrethues të shtëpisë.

    Alarmin e ka ngritur fillimisht gazetari Olti Curri, i cili ka shpërndarë mesazhe të shumta nga ndjekësit që pretendojnë se kanë parë momentin e “arratisjes”.

    Sipas tyre, “Kristi ka kaluar murin e shtëpisë” dhe menjëherë pas këtij veprimi, transmetimi ka pasur probleme.

    Dyshimet shtohen nga fakti se në momentet kritike, “produksioni nuk ka ndërhyrë dhe mikrofonat janë fikur”. Olti ka publikuar gjithashtu një video nga transmetimi live, ku Kristi nuk shfaqet në asnjë ambient të shtëpisë.

    Megjithatë, deri tani asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

    Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një thashethem i momentit apo nëse Kristi ka vendosur vërtet të thyejë rregullat më të forta të formatit.



    Source link

  • Prime i BBVA nis ndryshe, kjo banore u eliminua nga gara

    Prime i BBVA nis ndryshe, kjo banore u eliminua nga gara


    Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP 5” ka thyer traditën, duke nisur menjëherë me një largim të papritur që ka kapur mat banorët dhe publikun.

    Armela është banorja që ka lënë përfundimisht shtëpinë, duke i dhënë fund ëndrrës për çmimin e madh. Vendimi për eliminimin e saj u komunikua që në minutat e para të spektaklit, si pasojë e zhvillimeve dhe sjelljes gjatë javës.

    Armela, e cila iu bashkua formatit gjatë Prime-it të dytë, nuk arriti të krijonte strategjinë e duhur për të mbijetuar gjatë.

    Prime-i nisi me tension dhe emocion, pasi ky vendim i rrufeshëm krijoi reagime të ndryshme në shtëpi, duke i bërë banorët të kuptojnë se loja po bëhet gjithnjë e më agresive dhe askush nuk është i sigurt.



    Source link