Këngëtari dhe fenomeni i “Big Brother”, Luiz Ejlli, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar një foto nga prapaskenat e emisionit “Fan Club”.
Edhe pse prania e tij në ato ambiente ngjall gjithmonë kuriozitet, kësaj radhe vizita nuk lidhet me ndonjë rol për të në këtë spektakël.
Luizi është rikthyer në studio për të qenë pranë dhe për të mbështetur bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Tito.
Kjo vizitë vjen vetëm pak ditë pasi Luizi u bë kryefjalë e mediave rozë, kur u shfaq në ekran duke prezantuar për pak minuta emisionin, një moment që u prit me entuziazëm nga fansat.
Babai i Mal Retkocerit, Faik Retkoceri, ka dhënë versionin e tij në lidhje me historinë me këngëtaren Violeta Kukaj.
Në një intervistë për “Prive nga Liberta Spahiu”, ai ka folur për raportin me fëmijët si dhe me artisten.
I njëjti theksoi se Mali nuk donte ta takonte për shkak të Violetës, pasi nuk guxon nga ajo.
“E ka nën komandë, Mali jeton me Violetën. Mali varet nga Violeta. Djali hezitonte, donte të pranonte, s’donte të pranonte nuk guxonte të pranonte për shkak të Violetës”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Fëmijët kanë jetuar si pëllumba, Violeta është trajtuar prej meje, nënës time, motrave edhe Violeta i ka respektuar. Violeta i ka infektuar, çka e gjeti, çka është bërë, Violeta i infektoi edhe doli nga shtëpia”.
Faiku pretendon se kjo nisi nga dy banesa që kishte në pronësi ku mori kredi për renovimin e tyre, e që më pas këngëtarja i kërkoi që t’i shlyente borxhet.
Tha gjithashtu se pas kësaj ajo u largua dhe për shkak të këtij rasti Faiku përfundoi në një spital për shtatë muaj, duke pasur probleme psiqike.
Mateo ka zgjedhur të sqarojë publikisht versionin e tij, duke treguar se që në momentin e hyrjes në BBV ka qenë i sinqertë me produksionin.
Ai ka pohuar se është pyetur nëse njihte ndonjë nga banorët dhe se ka pranuar njohjen e mëparshme me Brikenën.
Sipas Mateos, mes tyre ka pasur një komunikim të gjatë në distancë dhe një takim, por pa kaluar kurrë në një lidhje të mirëfilltë. Ai theksoi se situata nuk duhet interpretuar si diçka më shumë sesa një njohje me respekt dhe ndjenja të lehta.
“Kam pasur njohje, kemi folur për një kohë shumë të gjatë në distancë, jemi takuar, por nuk ka pasur gjëra të tjera,” u shpreh Mateo, duke shtuar se një takim i vetëm nuk mund të quhet lidhje.
Por reagimi i Brikenës ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ajo e kundërshtoi hapur këtë narrativë, duke theksuar se takimi mes tyre ka ndodhur vetëm një herë dhe se, nëse kanë ekzistuar ndjenja, ato kanë qenë vetëm nga ana e Mateos.
“Vetëm një herë,” ndërhyri Brikena, duke shtuar se ndjenjat nuk kanë qenë reciproke dhe se ajo nuk e ka përjetuar kurrë raportin si diçka emocionale.
Ky shkëmbim deklaratash ka ndezur diskutime të shumta brenda shtëpisë dhe jashtë saj, duke ndarë publikun mes atyre që i besojnë versionit të Mateos dhe atyre që mbështesin qëndrimin e Brikenës.
Pas një mbrëmjeje të mbushur me emocione të forta, ku Selina mori një letër prekëse nga babai i saj, Miri nuk ka arritur t’i mbajë dot lotët në dhomën e rrëfimit.
Këngëtari është shfaqur tejet i rënduar psikologjikisht, duke shprehur pendesë për hyrjen në “Akuarium” pikërisht në këtë moment delikat, por mbi të gjitha duke akuzuar pjesën tjetër të shtëpisë se kanë punuar qëllimisht për t’i ndarë ata të dy.
“S’duhet të kisha ardhur këtu, të paktën sot. Mori letër nga i ati. E dua sepse është super njeri,” u shpreh ai mes lotësh.
Më tej, Miri e cilësoi ndarjen e tyre fizike si një fitore të banorëve të tjerë, të cilët sipas tij e kishin planifikuar këtë gjë: “E manifestoi gjithë shtëpia, ja na ndanë nga krevati, u kënaqën.”
Rojet kufitare finlandeze kanë publikuar pamjet e një operacioni në të cilin kanë sekuestruar një anije mallrash të dyshuar për dëmtimin e një kablloje telekomunikacioni që lidh Helsinkin dhe Talinin në Gjirin e Finlandës.
Një anije e sekuestruar në Finlandë këtë javë me dyshimin për dëmtimin e një kablloje telekomunikacioni nënujor po transportonte çelik rus nën sanksionet e Bashkimit Evropian, kanë konfirmuar autoritetet finlandeze.
Incidenti ndodhi në një kohë tensionesh të larta në rajonin e Detit Baltik, ku vendet janë në gatishmëri të lartë për shkak të një sërë dëmtimesh në infrastrukturën kyçe nënujore, shkruan Euronews .
🇫🇮Finland has released a video of the seizure of a Russian “shadow fleet” vessel
Fitburg was detained after an act of sabotage — the ship damaged an undersea communications cable linking Finland and Estonia.
Të mërkurën, policia finlandeze ndaloi anijen mallrash Fitburg, 132 metra të gjatë, e cila po lundronte nga porti i Shën Petersburgut drejt portit izraelit të Haifës.
– Advertisement –
Të 14 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan me dyshimin se spiranca e anijes dëmtoi një kabllo telekomunikacioni në Gjirin e Finlandës.
Duke inspektuar ngarkesën, dogana finlandeze zbuloi gjithashtu një shkelje të mundshme të sanksioneve.
“Informacionet paraprake tregojnë se ngarkesa përbëhej nga produkte çeliku me origjinë nga Rusia, të cilat i nënshtrohen sanksioneve të gjera të vendosura ndaj Rusisë”, thanë doganat finlandeze në një deklaratë.
Ekspertët kanë vlerësuar se çeliku strukturor i gjetur në anije bie nën sanksionet sektoriale të BE-së, importi i të cilit është i ndaluar.
“Importi i mallrave të tilla të sanksionuara në BE është i ndaluar nga rregulloret e BE-së mbi sanksionet”, theksojnë doganat.
Ngarkesa u sekuestrua deri në njoftim të mëtejshëm dhe u nis një hetim paraprak për një shkelje të mundshme të sanksioneve.
Policia po e heton incidentin si një krim të rëndë.
Anija Fitburg lundron nën flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve, dhe ekuipazhi përbëhej nga shtetas të Rusisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit.
Dy anëtarë të ekuipazhit u arrestuan të enjten, ndërsa dy të tjerëve iu dha ndalim udhëtimi, por policia nuk zbuloi kombësitë ose rolet e tyre në anije.
Në vitet e fundit, infrastruktura e energjisë dhe e komunikimit në vendet baltike, duke përfshirë kabllot nënujore dhe tubacionet e gazit, ka qenë shpesh cak i dëmeve.
Shumë ekspertë dhe politikanë besojnë se sabotimi i dyshuar është pjesë e një “lufte hibride” që Rusia po zhvillon kundër vendeve perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave me postë, duke reflektuar një rritje të lehtë të numrit të kutive të procesuara.
Sipas raportit të orës 12:35, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë procesuar tashmë 31 kuti nga 92 gjithsej, që përbën saktësisht 33.70% të materialit zgjedhor të ardhur nga diaspora.
Rezultatet e reja konfirmojnë trendin e pandryshuar të dominimit absolut të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që vërehen ndryshime të vogla në shifrat e partive të tjera.
Profesori Kadri Kryeziu ka reaguar duke vlerësuar qëndrimin e koordinuar të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në përkrahje të Presidentit amerikan Donald Trump dhe aksionit kundër diktatorit venezuelian Nicolas Maduro.
Sipas tij, ky pozicionim tregon se Kosova di të rreshtohet qartë në anën e duhur të historisë, duke theksuar se aleanca ndërtohen me veprime të qarta, e jo me pazare apo ekuivoke.
Postimi i Kryeziut:
Aleancat maten me vepra, jo me gatishmëri për koncesione ndaj Serbisë.
Reagimi i koordinuar, i qartë dhe i vendosur i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti në përkrahje të Presidentit Trump dhe aksionit për kapjen e diktatorit Maduro tregon se Kosova di të pozicionohet qartë në anën e duhur të historisë.
– Advertisement –
Kjo është gjuhë e aleancës. Jo pazare, jo ekuivoke.
Profesori amerikan, Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka tentuar të fitojë favore prej administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, por pa shumë sukses.
Sipas Serwerit, një nga përpjekjet më të njohura ishte lidhja me ndërtesën “Shtabit të Përgjithshëm” të ushtrisë, që Vuçiq dëshironte t’ia shiste dhëndrit të Trumpit, Jared Kushnerit, por blerja nuk u realizua, duke treguar se Beogradi nuk mund të “shesë” ndikim politik aq lehtë, raporton danas.
“Nuk jam i njohur me qëndrimin e Kushnerit. Por, duket se Vuçiq në njëfarë mënyre ka ofenduar administratën e Trumpit, gjë që sipas mendimit tim është pozitive. Kjo do të thotë se Beogradi dhe Uashingtoni nuk mund, të paktën për momentin, të “shesin” sundimin e ligjit dhe demokracinë në mënyrën se si Uashingtoni e ka bërë në pjesë të tjera të botës”, tha profesori i Universitetit John Hopkins.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian ende nuk e kupton shkallën e korrupsionit në Serbi dhe nuk mbështet studentët, sipas Serwerit, i cili thekson se BE duhet të qëndrojë pranë vlerave të saj dhe sundimit të ligjit.
– Advertisement –
Ndryshe, projekti i “botës serbe” shihet si një formë moderne e Serbisë së Madhe, që rrezikon stabilitetin e Ballkanit dhe shkatërron shpresat për BE.
Për vitin 2026, Serwer parashikon stagnim në marrëdhëniet rajonale, me shpresën kryesore të përparimit për Mali të Zi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të “drejtojnë” Venezuelën “derisa të krijohen kushtet për një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të matur”.
Kjo deklaratë vjen pas kapjes së liderit venezuelan, Nicolas Maduro, nga forcat amerikane, pas sulmeve të kryera në territorin e Venezuelës.
Maduro është transportuar me aeroplan në New York, së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores dhe përballet me akuza në New York për krime të lidhura me trafikun e drogës, raporton BBC.
Sulmet në Venezuelë pasojnë një fushatë të gjatë presioni nga SHBA-ja kundër qeverisë së Maduros, të cilën administrata Trump e akuzon për përhapjen e drogës dhe të elementëve kriminalë drejt Shteteve të Bashkuara.
Ja çfarë ka çuar deri në këtë pikë.
Pse Venezuela ishte cak i Trumpit?
– Advertisement –
Donald Trump e fajëson Nicolas Maduron për ardhjen e qindra mijëra emigrantëve venezuelanë në Shtetet e Bashkuara.
Këta emigrantë janë pjesë e rreth tetë milionë venezuelanëve që besohet se kanë ikur nga kriza e thellë ekonomike dhe shtypja politike në vend që nga viti 2013.
Pa paraqitur prova, Trump e ka akuzuar Maduron se ka “zbrazur burgjet dhe institucionet psikiatrike” dhe se ka “detyruar” të burgosurit të migrojnë drejt SHBA-së.
Trump ka vënë gjithashtu theksin te lufta kundër rrjedhës së drogës – veçanërisht fentanylit dhe kokainës – drejt Shteteve të Bashkuara.
Ai ka shpallur dy grupe kriminale venezuelane – Tren de Aragua dhe Cartel de los Soles – si Organizata të Huaja Terroriste (FTO), duke pretenduar se grupi i fundit udhëhiqet nga vetë Maduro.
Analistët theksojnë se Cartel de los Soles nuk është një organizatë e strukturuar hierarkikisht, por një term që përdoret për të përshkruar zyrtarë të korruptuar që kanë lejuar transitimin e kokainës përmes Venezuelës.
Trump ka dyfishuar gjithashtu shpërblimin për informacione që çojnë në kapjen e Maduros dhe ka paralajmëruar se do ta shpallë qeverinë e Maduros si një Organizatë të Huaj Terroriste.
Nga ana e tij, Maduro ka mohuar kategorikisht se është lider i ndonjë karteli dhe ka akuzuar SHBA-të se po e përdorin “luftën kundër drogës” si justifikim për të tentuar rrëzimin e tij dhe për të vënë nën kontroll rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.
Si e ka rritur SHBA-ja presionin ndaj Venezuelës?
Presioni ndaj qeverisë së Maduros ka nisur të rritet që kur Trump filloi mandatin e tij të dytë në muajin janar të vitit të kaluar.
Fillimisht, administrata Trump dyfishoi shpërblimin për informacione që do të çonin në kapjen e Maduros.
Në muajin shtator, forcat amerikane nisën të shënjestronin anije që dyshohej se transportonin drogë nga Amerika e Jugut drejt Shteteve të Bashkuara.
Që atëherë, janë kryer më shumë se 30 sulme ndaj këtyre anijeve në Karaibe dhe Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e mbi 110 personave.
Administrata Trump argumenton se është e përfshirë në një konflikt të armatosur jo-ndërkombëtar me trafikantë të dyshuar të drogës, të cilët akuzohen se po zhvillojnë luftë të parregullt kundër SHBA-ve.
Shumë ekspertë ligjorë kanë vënë në dukje se sulmet nuk janë kryer kundër “objektivave të ligjshme ushtarake”. Sulmi i parë – më 2 shtator – tërhoqi vëmendje të veçantë, pasi në të vërtetë përbëhej nga dy sulme; të mbijetuarit e sulmit të parë u vranë në sulmin e dytë.
Një ish-prokuror kryesor i Gjykatës Ndërkombëtare Penale i tha BBC-së se kjo fushatë ushtarake amerikane mund të konsiderohej si një sulm i planifikuar dhe sistematik ndaj civilëve në kohë paqeje.
Si përgjigje, Shtëpia e Bardhë argumentoi se kishte vepruar në përputhje me ligjet e konfliktit të armatosur për të mbrojtur SHBA-të nga kartelët “që përpiqeshin të sillnin helm në brigjet tona… duke shkatërruar jetë amerikane”.
Në muajin tetor, Trump deklaroi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta brenda Venezuelës dhe kërcënoi me sulme tokësore kundër atyre që i përshkroi si “narco-terroristë”.
Ai tha se sulmi i parë i tillë kishte ndodhur më 24 dhjetor, duke dhënë pak detaje, dhe shtoi se ishte synuar një “zonë doki” ku ngarkoheshin anijet që supozohej se transportonin drogë.
Para kapjes së Maduros, Trump vazhdimisht theksonte se Maduro “nuk është mik i SHBA-ve” dhe se do të ishte “e mençur për të të largohej”.
Ai gjithashtu shtoi presionin financiar ndaj qeverisë së Maduros, duke shpallur një “bllokadë të plotë detare” ndaj të gjitha tankerëve të naftës të sanksionuar që hynin dhe dilnin nga Venezuela, duke goditur burimin kryesor të të ardhurave të huaja të qeverisë venezuelane.
Përveç kësaj, SHBA-ja ka vendosur një forcë të madhe ushtarake në Karaibe, me qëllim ndalimin e rrjedhës së fentanylit dhe kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.
Përveç ndjekjes së anijeve që akuzoheshin për kontrabandë droge, kjo forcë ka luajtur një rol kyç edhe në zbatimin e bllokadës detare amerikane.
Si u ngjit në pushtet Maduro?
Nicolas Maduro u ngjit në skenën politike nën udhëheqjen e presidentit majtist, Hugo Chavez, dhe Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës (PSUV).
Maduro, ish-shofer autobusi dhe lider sindikate, pasoi Chavezin dhe ka shërbyer si president që nga viti 2013.
Gjatë 26 viteve të pushtetit të Chavezit dhe Maduros, partia e tyre ka marrë kontrollin e institucioneve kyçe, duke përfshirë Asamblenë Kombëtare, pjesën më të madhe të sistemit gjyqësor dhe këshillin zgjedhor.
Në vitin 2024, Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, edhe pse rezultatet e mbledhura nga opozita sugjeronin se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez, kishte fituar me një diferencë të konsiderueshme.
Gonzalez kishte zëvendësuar lideren kryesore të opozitës, María Corina Machado, në fletën e votimit, pasi ajo ishte ndaluar të kandidonte për postin presidencial.
Në muajin tetor, Machado u nderua me Çmimin Nobel për Paqen për “përpjekjet e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë”.
Pasi sfidoi ndalimin për udhëtim, ajo udhëtoi drejt Oslo-s në muajindhjetor për të marrë çmimin, pas muajsh të tërë që kishte qëndruar në fshehtësi.
Machado deklaroi se kishte planifikuar të kthehej në Venezuelë, një lëvizje që e vendoste në rrezik për t’u arrestuar nga autoritetet, të cilat e kanë shpallur “të arratisur”.
Sa e madhe është forca që SHBA-ja ka vendosur në Karaibe?
SHBA-ja ka dislokuar rreth 15 mijë trupa dhe një flotë të gjerë anijesh në Karaibe, duke përfshirë aeroplanmbajtëse, shkatërruese me raketa të udhëzuara dhe anije sulmi amfibie.
Në këtë flotilje përfshihet USS Gerald Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë.
Raportohet se helikopterët amerikanë janë nisur nga kjo anije para se forcat amerikane të sekuestronin një tanker nafte pranë Venezuelës më 10 dhjetor.
SHBA-ja deklaroi se tankeri ishte “përdorur për të transportuar naftë të sanksionuar nga Venezuela dhe Irani”, ndërsa Venezuela e përshkroi veprimin si një akt “piraterie ndërkombëtare”.
Që atëherë, SHBA-ja ka synuar edhe dy tankerë të tjerë në ujërat pranë Venezuelës.
Pas sulmeve të së shtunës, Trump tha se “armada amerikane mbetet e gatshme në pozicion”.
Sa naftë eksporton Venezuela dhe kush e blen atë?
Maduro prej kohësh ka akuzuar administratën Trump se po përpiqej ta rrëzonte atë për t’i dhënë mundësi SHBA-së të merrte kontroll mbi pasuritë naftësore të Venezuelës, duke iu referuar një deklarate të Trump pas sekuestros së tanker-it të parë të naftës pranë bregut të Venezuelës.
Kur gazetarët e pyetën për fatin e tanker-it dhe ngarkesës së tij, Trump tha se “supozimi im është se do ta mbajmë naftën”.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë më parë kanë mohuar akuzat e Venezuelës, duke theksuar se veprimet kundër qeverisë së Maduros nuk ishin një përpjekje për të siguruar qasje në rezervat e papërdorura të vendit.
Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës bruto në botë, dhe fitimet nga sektori i naftës financojnë më shumë se gjysmën e buxhetit të qeverisë së saj.
Megjithatë, eksportet e vendit janë goditur nga sanksionet, mungesa e investimeve dhe menaxhimi i dobët brenda kompanisë shtetërore të naftës, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA), në vitin 2023 Venezuela prodhoi vetëm 0.8 për qind të naftës bruto globale.
Aktualisht, vendi eksporton rreth 900 mijë fuçi në ditë, dhe Kina mbetet blerësi më i madh me shumë diferencë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është futur në panik politik dhe ushtarak, menjëherë pas ndërhyrjes së SHBA në Venezuelë, ku regjimi i Maduros u godit nga Uashingtoni si organizatë terroriste me lidhje me trafik ndërkombëtar droge. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare, Vuçiç paralajmëroi se “po shembet rendi i vjetër botëror” dhe se “në këtë botë funksionon vetëm e drejta e më të fortit”.
“Sot nuk vlejnë më rregullat ndërkombëtare. Duhet ta pranojmë se Karta e OKB-së nuk funksionon më. Pas aksionit të SHBA në Venezuelë, bota drejtohet vetëm nga parimi i forcës – kush është më i fortë, shtyp më të dobëtin”, deklaroi Vuçiç.
Ai vuri në dukje se reagimi i përfaqësuesve të BE-së ndaj zhvillimeve në Venezuelë ishte i vakët, duke shtuar se ata ndjekin interesat e tyre të vogla dhe “kanë frikë se çfarë do të ndodhë me Grenlandën”.
Presidenti serb theksoi gjithashtu se Serbia është e shqetësuar për furnizimin me armë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, gjë që sipas tij ndodh në kundërshtim me Kartën e OKB-së. “Po ndodh një përshpejtim i dukshëm i armatosjes së Prishtinës, veçanërisht me mbështetjen e Turqisë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se “Prishtina, Tirana dhe Zagrebi po punojnë në një sistem të ndërlikuar ushtarak”, dhe se Serbia është e shqetësuar për këtë zhvillim. “Ne po përgatitemi për mbrojtje nga ata që po na kërcënojnë hapur,” u shpreh ai.
Në mbledhje, sipas tij, u diskutua edhe mënyra se si Serbia do të vazhdojë procesin e modernizimit dhe armatosjes së ushtrisë. “Do të ketë investime të reja në industrinë ushtarake, si dhe në rezervat e ushqimit, ujit dhe municionit. Furnizimet me karburant për ushtrinë janë të mjaftueshme”, theksoi Vuçiç.
Ai deklaroi se brenda 18 muajve të ardhshëm, kapacitetet ushtarake të Serbisë do të dyfishohen, ndërsa kapacitetet njerëzore do të rriten me një të tretën. “Duhet të mbështetemi vetëm te vetja jonë. Edhe nëse dikush nga rajoni na sulmon, askush nuk do të na ndihmojë. Askush nga fuqitë e mëdha nuk do të na sulmojë, por duhet të jemi gati për çdo skenar”, tha ai.
Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia nuk kërkon konflikt dhe ruan paqen, por ka kapacitete të mjaftueshme për të penguar çdo sulm të mundshëm. “Nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë për momentin, por forca jonë është më e madhe se e çdo agresori potencial”, shtoi ai.
Në fund, ai u ndal edhe te siguria energjetike, duke përmendur se bota po kalon në një fazë të re për sa i përket kontrollit të burimeve energjetike. “Presidenti Trump ka themeluar një Agjenci për dominimin amerikan në fushën energjetike që funksionon pranë Shtëpisë së Bardhë. Ata po bëjnë gjithçka që të largojnë konkurrencën, sidomos Rusinë dhe Kinën”, deklaroi presidenti i Serbisë.