Blog

  • Miri qau në dhomën e rrëfimit pas ndarjes nga Selin/ Miku i tij bën reagimin e papritur publikisht

    Miri qau në dhomën e rrëfimit pas ndarjes nga Selin/ Miku i tij bën reagimin e papritur publikisht


    Një nga çështjet më të diskutuara së fundmi në BB VIP është raporti mes Mirit dhe Selinit, i cili ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

    Diferenca e madhe e moshës si edhe afërsia e tyre, kanë bërë që publiku ta cilësojë marrëdhënien si të çuditshme dhe të papërshtatshme.

    Debatet u shtuan edhe më shumë pas sfidës së fundit, ku Miri u detyrua të qëndronte i izoluar me banorët e rinj dhe u shfaq i prekur emocionalisht, duke qarë në dhomën e rrëfimit për shkak të ndarjes nga Selini.

    Në lidhje me gjithë këtë situatë ka reaguar edhe miku i tij i afërt, Landi, i cili ka zgjedhur të shprehet ndryshe.

    Ai ka publikuar një fragment nga Bibla (Gjoni 8), ku Jezusi thotë: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin.”

    Me këtë reagim, Landi duket se nuk e mohon “fajin” apo problematikën e situatës, por mesazhi i tij është i qartë: ata që po gjykojnë ashpër nuk janë domosdoshmërisht më pak me “mëkate” se personat që kritikojnë.

    Screenshot

    Një thirrje për më shumë përmbajtje dhe më pak gjykim publik.

    Debati për raportin Miri–Selin mbetet ende i hapur dhe një nga temat më të komentuara të këtij edicioni.



    Source link

  • Kadri Kryeziu: Pa shkëputje nga klani i Riinvestit, LDK rrezikon të bjerë nën 10 për qind


    Profesori Kadri Kryeziu ka kritikuar ashpër gjendjen në LDK, duke thënë se pas rënies në 13 për qind nën drejtimin e Lumir Abdixhikut, emra si Avdullah Hoti apo Hykmete Bajrami do ta çonin partinë edhe më poshtë.

    Sipas tij, ndikimi i Riinvestit dhe kalkulimet e vjetra politike po e defaktorizojnë LDK-në dhe po dëmtojnë pluralizmin në Kosovë. Kryeziu thekson se partia ka nevojë për reflektim të thellë dhe shkëputje nga klanet, përndryshe rënia nën 10 për qind do të jetë e pashmangshme.

    Postimi i plotë:

    Nëse Lumiri e ka katandisur LDK-në në 13 për qind, atëherë Avdullah Hoti apo Hykmete Bajrami – projeksione të pastra të Riinvestit për kryetar partie – do ta çojnë pa asnjë dilemë nën 10 për qind.

    Kjo nuk është më garë idesh, por menaxhim i rënies. Nuk është reformë, por riciklim i një klani që e ka shteruar LDK-në politikisht dhe moralisht. Riinvesti nuk po prodhon lidership; po prodhon alibi për vazhdimin e kontrollit nga prapaskena.

    – Advertisement –

    Defaktorizimi i LDK-së nuk është lajm i mirë për askënd. Një LDK e zvogëluar, e frikësuar dhe e kapur është humbje direkte për demokracinë në Kosovë. Pa një LDK funksionale, pluralizmi shndërrohet në dekor.

    Prandaj, shkurorëzimi nga klani i Riinvestit dhe nga kalkulimet cinike të Kujtim Shalës nuk është luks – është kusht mbijetese. Çdo “zgjidhje” që vjen nga e njëjta kuzhinë është vetëm një shminkë tjetër në arkivolin politik të partisë.

    LDK-së i duhet reflektim i vërtetë, jo kirurgji estetike. Një proces që e dëgjon bazën, përndryshe, rënia nën 10 për qind nuk do të jetë aksident, por destinacion.

    Dëgjojeni Profën. Ju del më mirë – edhe politikisht, edhe historikisht.



    Source link

  • Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”


    Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

    “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

    Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    ‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje

    – Advertisement –

    Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota.



    Source link

  • Sërish në dysheme! Alba rrëzohet për herë të tretë në BBVK

    Sërish në dysheme! Alba rrëzohet për herë të tretë në BBVK


    Një moment argëtues u regjistrua sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke sjellë të qeshura mes banorëve dhe publikut. Banorja Alba pësoi një rrëzim të lehtë, por fatmirësisht pa asnjë incident apo lëndim, duke e kthyer situatën në një episod komik brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Ky është rrëzimi i tretë i Albës gjatë qëndrimit të saj në BBVK. Ndryshe nga dy rastet e mëparshme, kur ajo kishte nevojë për kontroll dhe trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve, këtë herë gjithçka kaloi pa shqetësime. Alba u ngrit menjëherë në këmbë dhe vazhdoi aktivitetet e saj normale, duke treguar se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

    Incidenti ndodhi në momentin kur ajo po hynte në lavanderi, ku u pengua nga disa rroba të lëna në dysheme. Banorët e tjerë, që e panë skenën, reaguan me të qeshura dhe komente plot humor, duke e bërë momentin edhe më argëtues. Edhe vetë Alba e mori situatën me sportivitet, duke qeshur bashkë me të tjerët.

    Rrëzimet e saj tashmë janë shndërruar në një lloj “tradite” të vogël brenda shtëpisë së BBVK, shpesh të përmendura me shaka nga banorët. Megjithatë, ky episod u përjetua ndryshe, pa tension apo shqetësim, duke sjellë vetëm humor dhe energji pozitive.






    Source link

  • “Efekti Maduro”, alarmohet Vuçiq, frika e tij nuk mund të fshihet më, si përfundoi Serbia e izoluar nga të gjitha anët


    Presidenti i Serbisë është i frikësuar. Fjalimi i tij pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën ai e kryesoi dhe të cilën e thirri kryesisht për shkak të sulmit amerikan në territorin e Venezuelës dhe arrestimit të presidentit atje, u karakterizua nga frika se kjo mund t’i ndodhte edhe atij. Duke folur për një sulm të mundshëm ndaj Serbisë nga rajoni, domethënë forcimin e forcave mbrojtëse të vendit, ai inkurajoi elektoratin e tij, por edhe veten. Bashkëbiseduesit e medias serbe “Danas” thonë gjithashtu se ai është veçanërisht i shqetësuar nga paralajmërimet evropiane se veprimi kundër Nicolas Maduro është i ligjshëm sepse ai është një president i paligjshëm, i cili vodhi zgjedhjet dy herë. Gjithashtu, bashkëbiseduesit theksojnë se Venezuela është një pasqyrë e pasigurisë së brendshme të regjimit të Vuçiçit, si dhe se presidenti i Serbisë përdor frikën si mjetin kryesor politik në raport me popullin e tij.

    Kriza e brendshme

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se rendi i vjetër ndërkombëtar po shembet, duke e quajtur Karta e OKB-së të pavlefshme pas veprimeve të SHBA-së në Venezuela. Ai ka theksuar se bota tani dominohet nga e drejta e forcës, ku më të fortët shtypin të dobëtit, dhe se ky është realiteti i ri i politikës globale. Sipas Vuçiçit, reagimet e BE-së ndaj situatës në Venezuela dëshmojnë këtë drejtim. Ndërkohë, Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, argumenton se retorika e Vuçiçit është një pasqyrë e krizës së brendshme të qeverisë serbe, e cila po përdor frikën dhe kërcënimet e jashtme për të mbajtur kontrollin. Biserko e kritikon Vuçiçin për një logjikë të ngjashme me atë të regjimit të Millosheviçit, duke destabilizuar rajonin përmes ambicieve territoriale. Kjo retorikë, sipas saj, tregon një qasje të ngjashme me regjime autoritare si ato të Gadafit dhe Asadit, duke përdorur “konspiracione të jashtme” për të justifikuar politikën e tij të brendshme.

    Aleanca imagjinare

    Në kontekstin rajonal, shton ai, referencat për Prishtinën, Tiranën dhe Zagrebin shërbejnë për të frikësuar: Vuçiç nuk paraqet asnjë provë të një kërcënimi real, dhe në të njëjtën kohë ai po flirton me hungarezët. Mesazhi për bashkësinë ndërkombëtare është i qartë, shton ai, presioni mbi Beogradin mund të destabilizojë të gjithë rajonin. E gjitha varet nga narrativa e cenueshmërisë historike të Serbisë dhe “domosdoshmëria e një lidershipi të fortë”. “Vuçiç po ndjek gjithnjë e më shumë narrativën ruse, veçanërisht që kur ai humbi mbështetjen e Trump: SHBA-të janë një fuqi koloniale, BE-ja është e pafuqishme dhe e drejta ndërkombëtare është fiktive. Një retorikë e tillë legjitimon autoritarizmin dhe mbështetet në mbështetjen e publikut anti-perëndimor dhe pro-rus. Pasoja është izolimi shtesë i Serbisë nga perspektiva evropiane”, e cila ekzistonte gjithsesi në mënyrë retorike, por nuk ishte kurrë e sinqertë dhe i shërbente ekskluzivisht mbështetjes financiare të BE-së, jo vlerave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit – përfundon Sonja Biserko.

    – Advertisement –

    Izolimi ndërkombëtar

    Frika është vija dominuese e dukshme me sy të lirë në fjalimin e Aleksandar Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Politika e jashtme e Vuçiçit, sipas analistëve, ka pësuar një rënie të shpejtë, duke u shembur si një shtëpi prej letrash. Dështimet e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë donacionet për Clintonët, refuzimin për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem dhe përpjekjet e dështuara me administratën Trump, kanë ndezur alarmet në SHBA dhe BE. Shtabi i Përgjithshëm dhe tërheqja e Trump dhe Kushner nga politika e tij janë gjithashtu indikacione të një politike të gabuar dhe të ndërlikuar. Nga ana tjetër, kriza me NIS-in tregon largimin e Vuçiçit nga Kremlini, dhe qëndrimi i tij ndaj Kinës mbetet po aq i paqartë. Për më tepër, Vuçiç ka përdorur një retorikë të fortë, duke përzierë çështje si Groenlanda dhe Kosova, por kjo nuk ka ndihmuar në forcimin e pozicionit të tij.



    Source link

  • Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për të plagosur

    Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për të plagosur


    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në një kafiteri në Podujevë.

    Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se nga ky incident ka edhe persona të plagosur.

    Redaksia ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.






    Source link

  • Mes tyre ka patur edhe…

    Mes tyre ka patur edhe…


    Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një tërmet të vërtetë, jo vetëm në dinamikat e shtëpisë, por veçanërisht te Brikena.

    Reagimi i saj i ftohtë dhe refuzues ndaj tij habiti publikun, duke lënë të kuptohet se mes tyre kishte pasur më shumë sesa thjesht një njohje sipërfaqësore.

    Për të qartësuar gjithçka dhe për të shuar aludimet e komentuesve, ka reaguar Anaid Kaloti. Fituesi i Big Brother 6, i cili duket se ka dijeni të plotë mbi raportin e dyshes, ka publikuar një sqarim të detajuar në Instagram, duke hedhur dritë mbi “krisjen” e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.

    Ndryshe nga sa mund të jetë perceptuar, Anaidi zbulon se njohja mes Mateos dhe Brikenës nuk ishte sporadike.

    “Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe,” shkruan ai, duke konfirmuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dyja palët.

    Pika kyçe që duket se ka sjellë ftohjen lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Sipas Kalotit, Brikena ka kërkuar zyrtarizimin e gjërave me familjen, gjë që Mateo e ka refuzuar në atë kohë.

    “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen,” sqaron Anaidi.

    Anaidi gjithashtu mbron pozicionin e Mateos karshi lojës, duke theksuar se hyrja e tij nuk është bërë ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale. Ai shton se ekziston vetëm një foto e shkrepur mes tyre, fakt që e dinë të dyja palët dhe produksioni.

    Tanimë që të dy janë brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” për takimin me familjarët do të bëhet para kamerave, apo nëse inati i Brikenës do të vazhdojë ta mbajë distancën.



    Source link

  • Videoja me Selin, vjen reagimi i gruas së Mirit

    Videoja me Selin, vjen reagimi i gruas së Mirit


    Në “Big Brother Fan Club” u diskutua raporti i shumëpërfolur Miri – Selin, si dhe letra që babai i saj dërgoi mbrëmjen e djeshme.

    Duke aluduar se sa ndikim do të ketë kjo letër, avokatja e ftuar në studio u prenoncua edhe mbi aspektin ligjor të Mirit.

    “Secili ka të drejtën që martesën ta refuzojë. Madje nuk ka nevojë as për arsye. Mund ta zgjidhin me vullnet të tyre. Ata janë bashkë, Miri dhe bashkëshortja. Miri ka interes të marrë një vajzë të re, inteligjente të shkolluar”, tha avokatja Nexhi Beqiri.

    Sakaq gjatë bisedës, Françeska shtoi se bashkëshortja e Mirit ka komentuar në një prej videove ku ky i fundit shfaqet me Selin.

    “Miri më i miri”, ishte ky komenti, sipas Françeskës.



    Source link

  • Detaje nga filmi i Kiarës dhe Luizit, zbulohen emrat e tyre skenikë


    Filmi i ri me Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, “Loja e fundit”, i cili pritet të shfaqet në muajin shkurt, po vazhdon të zgjojë interes të madh te publiku.

    Me afrimin e premierës, po dalin në dritë edhe detaje të reja që shtojnë kureshtjen rreth historisë dhe personazheve.

    Sipas Iconstyle, dy protagonistët kryesorë mbajnë emrat Luiz Belli dhe Kiara Pipo, një zgjedhje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen për shkak të ngjashmërisë me emrat dhe figurën publike të vetë aktorëve.

    Megjithatë, theksohet se ngjarjet e filmit nuk kanë lidhje me jetën reale të Kiarës dhe Luizit. Historia është tërësisht fiktive dhe bazohet në personazhe të imagjinuar.

    Ndjesia e realizmit që përcillet te publiku vjen si rezultat i përfshirjes emocionale dhe kimisë së fortë mes dy protagonistëve, që e bëjnë rrëfimin të duket i sinqertë dhe shumë personal.

    Përveç roleve kryesore, filmi përfshin edhe një kast të gjerë aktorësh, ku bëjnë pjesë Akil Varfi, Eglein Laknori, Besnik Çinari, Drande Xhaj dhe Zhani Ciko, duke premtuar interpretime të larmishme dhe dinamike.

    “Loja e fundit” mban firmën e Klaudia Brahimaj si producente dhe skenariste, ndërsa regjia i është besuar Bjordi Mezinit.

    Filmi renditet ndër projektet më të përfolura të fillimvitit dhe publiku mbetet në pritje të detajeve të tjera që pritet të zbulohen së shpejti rreth historisë dhe personazheve.



    Source link

  • I futën ish-in brenda BBV / Brikena i kthehet keq produksionit: “Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin”

    I futën ish-in brenda BBV / Brikena i kthehet keq produksionit: “Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin”


    Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit live të Big Brother VIP, në shtëpi u prezantuan tre banorë të rinj. Njëri prej tyre ishte Mateo, i cili u prezantua si ish-i i Brikenës. Banorët e rinj nuk u bashkuan menjëherë me banorët aktualë, pasi produksioni vendosi që ata të qëndronin në një dhomë të izoluar. Detyra e […]

    The post I futën ish-in brenda BBV / Brikena i kthehet keq produksionit: “Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin” appeared first on Loki Magazine.

    Source link



    Source link