Blog

  • Kurti zhvilloi takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë


    Me ftesë të tij, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë.

    Në kuadër të komunikimit të rregullt dhe zhvillimeve të fundit, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i njoftuan për fazat e zbatimit të Ligjit për të huaj dhe Ligjit për automjete, ligje këto të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe veprimet afirmative, që institucionet e Republikës së Kosovës do të ndërmarrin për zbatimin e plotë të këtyre dy ligjeve.

    Faza e parë e zbatimit, e cila nis sot, parasheh një periudhë informimi mbi zbatimin e dispozitave ligjore. Vizitorët që hyjnë në vendkalimet kufitare do të pajisen me materiale informuese, të cilat ofrojnë udhëzime të qarta mbi të drejtat, detyrimet dhe procedurat përkatëse që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Paralelisht do të organizohen sesioneve informuese me qytetarë, fushatë informimi përmes medieve, linja telefonike informuese, etj.  Kjo fazë do të zgjasë deri më 15 mars të këtij viti, kur fillon zbatimi i plotë. Zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet synon lehtësimin e qëndrimit të shtetasve jorezidentë në Kosovë.

    Po ashtu kryeministri informoi ambasadorët e pranishëm mbi domosdoshmërinë e fillimit të integrimit gradual të sistemeve të shëndetësisë dhe arsimit, si pjesë e një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe afatgjate. Kryeministri tha se ky proces integruese do të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe duke siguruar që brengat dhe këshillat e komunitetit joshumicë serb në Kosovë merren në konsideratë.

    Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, zbatimin e barabartë të legjislacionit dhe forcimin e rendit juridik, duke u shprehur se periudha në vijim është thelbësore për funksionalizimin e plotë të këtyre proceseve.



    Source link

  • Pagesa ime më e lartë në Instagram

    Pagesa ime më e lartë në Instagram


    Modelja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother, Jori Delli, ka thyer tabutë duke folur hapur për fitimet e saj në rrjetet sociale, një temë që shpesh mbetet sekret mes influencuesve.

    E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Jori ka lënë pa fjalë publikun kur ka zbuluar shumën rekord që ka arritur të fitojë nga një bashkëpunim i vetëm. Ajo konfirmoi se tregu i marketingut digital është mjaft fitimprurës për të.

    Pagesa më e madhe për një postim në instagram ka qenë 6 mijë euro,” ka rrëfyer Jori, duke treguar kështu fuqinë e imazhit të saj në platformat sociale.

    Kjo deklaratë e sinqertë ka ngjallur reagime të shumta, duke konfirmuar se Jori mbetet një nga personazhet më të kërkuara dhe më të paguara në tregun shqiptar të reklamave.



    Source link

  • Dalin fotot e vjetra, ndryshimi drastik ndez dyshimet për ndërhyrje estetike

    Dalin fotot e vjetra, ndryshimi drastik ndez dyshimet për ndërhyrje estetike


    Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj të jashtme.

    Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit rrënjësor.

    Në imazhin që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur. Tiparet e saj në foton e vjetër ndryshojnë dukshëm nga imazhi i kuruar që ajo prezanton sot në ekran, duke nxitur menjëherë aludimet për ndërhyrje të shumta estetike.

    Komentuesit në rrjet kanë vënë në dukje ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e fytyrës, duke e akuzuar banoren se ka transformuar plotësisht pamjen e saj origjinale.

    Screenshot



    Source link

  • Emrat me më së shumti ndryshime të votave në listën e PDK-së pas rinumërimit


    KQZ po vazhdon të publikojë rezultatet e rinumërimit të votave nga qendrat e votimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.

    Deri tani, nga 217 qendra të rinumëruara,tek Partia Demokratike e Kosovës pas janë minusuar në gjithsejtë listën e kandidatëve për deputetë 750 vota derisa janë shtuar 364 vota.

    Kandidatëve që u janë hequr më së shumti vota pas rinumërimit. janë Kosovare Murseli me 99 vota, Xhevahir Geci me 79 vota, Besim Ilazi 50 vota, Abelard Tahiri me 47 vota.

    Pas rinumërimit, Bekim Haxhiut i janë shtuar 42 vota, Perparim Grudës 30, Elmi Reçicës 27 vota.



    Source link

  • Princi iranian prezantoi vizionin personal për Iranin pas Republikës Islamike


    Princi iranian Reza Pahlavi ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si Irani mund të pozicionohej sërish brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare pas pesë dekadash izolimi dhe përplasjeje me botën, nëse Republika Islamike do të rrëzohej.

    Ai gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pushtet real gjatë një periudhe tranzicioni, duke u shprehur se gëzon besimin e publikut.

    “Kjo fazë e tranzicionit ka nevojë për të vetmin person të cilit njerëzit mund t’i besojnë si një arbitër neutral,” tha Pahlavi, duke theksuar dy parimet kyçe: integritetin territorial të Iranit dhe ndarjen e qartë të fesë nga shteti.

    Princi iranian Reza Pahlavi ka paraqitur vizionin e tij për mënyrën se si Irani mund të pozicionohej sërish brenda vendit dhe në arenën ndërkombëtare pas pesë dekadash izolimi dhe përplasjeje me botën, nëse Republika Islamike do të rrëzohej.

    – Advertisement –

    Ai gjithashtu ka deklaruar se është i gatshëm të marrë pushtet real gjatë një periudhe tranzicioni, duke u shprehur se gëzon besimin e publikut.

    “Kjo fazë e tranzicionit ka nevojë për të vetmin person të cilit njerëzit mund t’i besojnë si një arbitër neutral,” tha Pahlavi, duke theksuar dy parimet kyçe: integritetin territorial të Iranit dhe ndarjen e qartë të fesë nga shteti.

    Princi shtoi se nuk bëhet fjalë për një qeveri të përkohshme të zgjedhur, por për një hap vullnetar “unë nuk po e bëj këtë kundër vullnetit të tyre. Po e bëj me kërkesën e tyre. Ata duan të jenë në gjendje t’i besojnë dikujt – dhe në këtë moment, ai person jam unë”.

    Pahlavi theksoi se thirrjet për të kanë ardhur specifikisht për të, duke pranuar se kjo nuk përfshin të gjithë qytetarët, por një pjesë të konsiderueshme të opinionit publik.

    Deklarata vjen në një kohë të tensionuar politike në Iran, ku sfidat për pushtet dhe protestat janë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.





    Source link

  • Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet pa shenja jete 35-vjeçarja shqiptare në Itali


    Floresha Prengu, 35 vjeç, banore e Trentos në Itali dhe nënë e dy vajzave, u gjet e vdekur 40 kilometra larg shtëpisë së saj, përgjatë lumit Adige.

    Trupi i saj u identifikua këtë të enjte nga familja e saj, e cila kishte shpresuar deri në fund për një rezultat tjetër.

    Floresha, me origjinë shqiptare, u pa për herë të fundit në qendër të qytetit më 22 tetor. Pas zhdukjes së saj, familja menjëherë kontaktuar policinë dhe publikun, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur një të afërm. Kërkimi për Floreshën u bë në shkallë të gjerë, duke përdorur patrulla të lumit, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige, si dhe helikopterë për kontrolle ajrore, por nuk dha rezultate konkrete, shkruan Corriere.

    Për më shumë se dy muaj, kërkimet u shpërndanë përtej kufijve të Trentinos dhe të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen e saj.

    Sipas autoriteteve, mendohet se 35-vjeçarja u mor nga rryma e lumit Adige, të cilës nuk arriti dot t’i mbijetonte./TCH/



    Source link

  • Ekskluzive / Florent Ramadani transferohet te Drita FC

    Ekskluzive / Florent Ramadani transferohet te Drita FC


    Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita, ka realizuar një goditje të rëndësishme në afatin kalimtar, duke siguruar shërbimet e mesfushorit ofensiv Florent Ramadani nga Shkëndija e Tetovës ⚽.
    Ramadani njihet si një mesfushor shumë cilësor, me goditje të fuqishme nga distanca dhe një pasim final tejet të saktë, cilësi që pritet t’i japin më shumë kreativitet repartit ofensiv të skuadrës nga Gjilani 🔥.
    Gazeta Olle ka mësuar ekskluzivisht se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, ndërsa zyrtarizimi i transferimit pritet shumë shpejt ⏳✍.

    The post Ekskluzive / Florent Ramadani transferohet te Drita FC appeared first on Open-Tv.

    Source link

    The post Ekskluzive / Florent Ramadani transferohet te Drita FC appeared first on Gazeta-Telegram.com.



    Source link

  • William Walker rrëfen takimin prekës me vajzën që i tha: “Ajo që keni bërë ju ma ka shpëtuar jetën”


    Ambasadori dhe miku i njohur i Kosovës, William Walker, ka ndarë një rrëfim prekës personal duke treguar për një moment që, siç tha ai, e ka prekur thellë dhe e ka shoqëruar prej vitesh, shkruan Gazeta 10.

    Walker rrëfeu se para dy vitesh, gjatë ardhjes së tij në Kosovë për kremtime përkujtimore, teksa po kalonte pranë varrezave, iu afrua një vajzë e re e cila i dorëzoi një zarf. Ai tregoi se, derisa po ecte, e hapi zarfin dhe lexoi mesazhin, fjalët e të cilit nuk i mban mend saktësisht, por përmbajtja ishte tejet domethënëse.

    “Në zarf shkruhej diçka e tillë: ‘I dashur ambasador Walker, vetëm dua t’ju falënderoj në emër të babit dhe nënës sime. Ajo që keni bërë ju ma ka shpëtuar jetën. Po të mos e kishit bërë ju atë, unë nuk do të isha këtu sot’”, tregoi Walker.

    Ai tha se këtë rast nuk e kishte përmendur atëherë, as kur kishte shkuar në Shtime për t’i takuar banorët dhe për të biseduar me ta. Por historia mori një kthesë emocionale sot, kur gjatë lëvizjes së tij me veturë, mes njerëzve që po i afroheshin për fotografi, një vajzë e re iu afrua dhe i kërkoi të fotografoheshin së bashku,shrkaun Gazeta 10.

    “Sapo u afrua, më tha se ishim takuar më parë dhe se ajo ishte vajza që më kishte dhënë zarfin para dy vitesh. I thashë menjëherë se sa shumë e kisha çmuar atë shënim dhe se isha shtangur nga fjalët e saj. I tregova se historinë e saj e kam ndarë me shumë njerëz në botë dhe i kërkova emrin, sepse atëherë nuk e dija”, rrëfeu Walker.

    – Advertisement –

    Sipas tij, momenti ishte tejet emocional për të dyja palët.

    “Ishte një copëz e mrekullueshme komunikimi me të dhe me familjen e saj. Nuk e di nëse e kam merituar atë falënderim, por me të vërtetë e çmoj thellësisht”, përfundoi Walker.



    Source link

  • Çun Lajçi i drejtohet Kurtit me mesazh të fortë: Tash asht koha me i ‘pre’ hajnat!


    Aktori dhe publicisti Çun Lajçi ka reaguar me një mesazh të fuqishëm publik, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke e inkurajuar që të marrë më vendosmërisht drejtimin e vendit dhe të mos lëshojë përballë kundërshtimeve dhe interesave personale brenda institucioneve.

    Përmes një gjuhe figurative dhe të drejtpërdrejtë, Lajçi thekson nevojën për udhëheqje të fortë, drejtësi të pakompromis dhe përqendrim te mirëqenia e qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një moment vendimtar për shtetin dhe shoqërinë, përcjell “Bota sot”.

    Shkrimi i plotë

    Albin,

    kapi frerët dhe kqyre popullin që po i han dhimbjet e veta!

    – Advertisement –

    Se ishin kundër teje – e pamë.

    Që vazhdojnë me qenë kundër teje – po e shohim.

    Që do të ecin përballë teje, tue të vu prita n’rrugë – kjo s’ka dyshim se ka me ndodhë.

    Asgja e papame. Asgja e pazakontë.

    Kur nji pishë rritet me hov e ia kalon majës së kërshit, myshqet ngjiten n’lëvoren e saj e përpiqen me e krymbë, që t’thahet ma kollaj.

    Kështu ndodh edhe me njeriun që ka ma shumë se të tjerët në krye – mend, vizion dhe guxim për me e mbajtë qafën drejt.

    S’po e them unë.

    E ka thanë nji njeri i madh:

    kur lind gjeniu, të vegjlit i dalin përpara e përpiqen me ia lakojë rrugën.

    Kjo ndodhi.

    Kjo po ndodhë.

    Dhe kjo ka me ndodhë edhe me ty.

    Por tani asht koha tjetër.

    Kapi frerët n’dorë.

    Ata që t’kan dalë prej dore, ktheji n’vijë.

    Mos e zbut zemrën ndaj njeriut tand që punon për xhepin e vet e jo për shtetin.

    Të tillë ke mjaft n’oborrin e partisë tande e n’Kuvendin e Kosovës.

    Ta kanë pi duhanin msheftas edhe Vitia, edhe Çeko, edhe Rozeta, edhe shumë të tjerë.

    T’kan mashtrue.

    Mos u mashtro ma.

    Se nuk mjafton veç mos me qenë hajnë.

    Duhet me i njohë hajnat.

    Duhet me i pre.

    Shëndetësia asht n’kollaps.

    Kultura asht kalbë.

    Arsimi ka zbritë deri te alfabeti.

    Kapi frerët dhe kqyre popullin

    që po i han dhimbjet e veta n’për mungesë ilaçesh,

    që po i numëron ditët e jo shpresat.

    Gjithçka asht ba boll.

    Tash s’na duhesh veç i pastër.

    Na duhesh i fortë.

    I fortë me e këputë hajninë n’oborrin tand.

    I fortë me i dhanë popullit bukë me hangër.

    Se lirinë e gjetëm këtu.

    Por lirisë i duhet edhe bukë.

    Edhe ujë.

    Edhe pak krypë.

    Edhe pak sheqer.

    Liria pa bukë, Albin, asht veç fjalë.

    E ti duhesh me e kujtue se si po jetojmë –

    tue shpresue për nji të ardhme ma të mirë.

    S’ka ma lavde, djalosh.

    Kamxhiku asht për të gjithë ata që çojnë krye.



    Source link

  • Stine zbulon arsyet e vërteta të largimit nga ‘Big Brother VIP Albania 5’


    Stine ka ndarë mendimet e tij më të thella në lidhje me largimin nga ‘Big Brother VIP Albania 5’ në një intervistë të fundit në ‘Big Brother Radio’ me Elona Duron.

    Ai ka shpjeguar se ky vendim ishte rezultat i një reflektimi të thellë personal dhe një nevoje për të rikthyer fokusin te familja e tij.

    Në Prime-in e 10 janarit, ai befasoi të gjithë me deklaratën se nuk ndiente më dëshirën për të vazhduar lojën.

    Stine theksoi se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi kishte humbur, duke e bërë atë të ndjehej si “në vendin e gabuar”.

    Kjo situatë e detyroi atë të merrte një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.

    Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi,” shpjegoi ai.

    Stine theksoi se ky vendim ishte i tij dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër, duke e bërë atë të ndihej i qetë me zgjedhjen e tij.

    Pas largimit, ai zgjodhi të mos jepte intervista, por në bisedën për ‘Big Brother Radio’ ai zbuloi dimensionin emocional të këtij vendimi.

    Ai theksoi se familja ka qenë gjithmonë prioriteti kryesor për të, duke e bërë atë të reflektojë mbi vlerat e tij personale.

    Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka,” tha ai, duke nënvizuar se vendimet e tij janë të menduara me qetësi dhe pas një reflektimi të thellë.

    Kjo tregon se ai ka një lidhje të fortë me ata që i duhen më shumë.

    Stine gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë.

    Largimi i tij ishte një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij, një vendim që tregon pjekurinë e tij emocionale.

    Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten,” përfundoi ai, duke e bërë të qartë se ky vendim ishte një hap i nevojshëm për të rikthyer ekuilibrin në jetën e tij.



    Source link