Category: Uncategorized

  • 12 shenjat e kancerit të gjirit


    Kanceri gjirit është një sëmundje malinje mjaft e shpeshtë tek gatë dhe rrallë herë edhe tek burrat që nga mortaliteti zë vendin e dytë të vdekshmërisë nga të gjithë llojet e kancerit te gratë.

    Një në çdo tre gra me kancer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me kancer të gjirit.

    Edhe tek meshkujt mund të paraqitet kanceri i gjirit, por tek femrat gjasat janë 100 herë më shumë që të shfaqet kanceri i gjirit.

    Këto janë 12 shenjat e kancerit të gjirit:

    Forcim
    Tërheqje (Gropëzim)
    Erozion (Gërryerje)
    Skuqje e shoqëruar me temperaturë
    Sekrecion (Rrjedhje)
    Vrimëzime
    Rrudhosje
    Vena të shpërfaqura apo të zmadhuara
    Mbledhje e thithit apo tërheqje e thithit brenda
    Asimetri
    Lëkurë ngjyrë portokalli
    Gungë e padukshme në shikim, por që zbulohet me palpim apo prekje.





    Source link

  • Bologna mposht Milanin – KosovaNews


    Milani nuk po arrin të këndellet, duke pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, tani 2-1 përballë Bolognas nga ndeshja e mbetur nga xhiroja e nëntë në Serie A.

    Rossonerët e nisën shumë mirë takimin, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.

    Këtë gjë e arritën në minutën e 43-të, kur shënuan nëpërmjet Rafael Leaos, me Gimenez që ishte asistuesi.

    Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, por në pjesën e dytë mysafirët e pësuan keq.

    Santiago Castro i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 48-të, duke u dhënë më shumë vetëbesim bashkëlojtarëve të tij.

    Bologna e siguroi fitoren pers Dan Ndoye (82’), me asistimin e Nicolo Cambiaghi, për rezultatin final 2-1.

    Pas 26-të xhirosh të zhvilluara në Serie A, Milani gjendet në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të luajë kundër Lazios.

    Source link



    Source link

  • “Më kanë ndaluar çdo takim e komunikim”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime, ju lus të kuptoni që jam në burg


    Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia, duke u shprehur se i kanë ndaluar çdo takim dhe komunikim.

    Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët!

    Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

    Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”.

    Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

    Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

    Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

    Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre.

    Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

    20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë.

    ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS!

    Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

    Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

    Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë!

    Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

    Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

    Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

    Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

    Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit?

    Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

    Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

    Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

    Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës.



    Source link

  • Rama inspekton punimet në Terminalin Verior: Nga kënetë u kthye në vend autobusësh


    Kryeministri Edi Rama inspektoi së bashku me kryetaren e deleguar të bashkisë Anuela Ristani punimet për ndërtimin e Terminalit Verior të Transportit Publik. Projekti parashikon të ketë vende për nisjen e mjeteve për zonën e Jugut dhe të Veriut, vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve si dhe për parkim.

    Kryeministri tha se ky projekt është zvarritur prej 10 vitesh për shkak të disa gjykatësve që ai i quajti si “të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm”.

    “Ndalesë e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar den baba den deri në 2015 kur u bë ndryshimi dhe u rizgjua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Sot jemi në 2025. Ka 6 muaj që ka nisur projekti se për gati 10 vjet bashkia dhe qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm, ashtu sikundër po mbahen familje të tëra zvarrë në Kombinat apo në pika të tjera jo vetëm në Tiranë nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm që nuk janë qytetarë të denjë të kësaj republike dhe fatkeqësisht kanë në dorë të marrin vendime për fatet e kësaj republike që nuk duan të dinë për interesat publike, për rregullat e ligjet dhe më në fund ky terminal është në rrugën e ndërtimit.“, u shpreh Rama.

    Kryetarja e deleguar e Tiranës Anuela Ristani tha se do të ketë 30 vende autobusësh për në jug dhe 19 për në veri.

    “Ka 30 vende autobudësh për në jug, 19 për në veri, të cilat jo vetëm që janë të sistemuara por kanë edhe vendet e tyre të qëndrimit, parkimit dhe zbritjes së pasagjerëve. Hapësira është konceptuar me prioritet të këmbësoreve dhe hapësirave të gjelbërta.“, u shpreh Ristani.

    Kreu i qeverisë shtoi më tej:

    “Nga kënetë u bë vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte autobusi, njeriu, pasagjeri shoferi, ku ishte rruga, këneta. Tani këneta këtu u tha, kështu do ta thajmë çdo kënetë që lidhet me kënetën si këtu. Por është fatkeqësi që humbën 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së disa gjykatësve që nuk e di dmth. Tani terminalet do të jenë si në Evropë me të gjitha tabelat elektronike të nisjeve, arritjeve, me shërbime dhe biletari elektronike. Nuk do të ketë më baltë, gropa, bretkosa dhe zhaba dhe do të kalojë në një nivel tjetër i gjithë ky shërbim.”, u shpreh Rama.



    Source link

  • Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës – botimet.com

    Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës – botimet.com


    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

    Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

    Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

     

     

    Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

    Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

    Source link



    Source link

  • Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës

    Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës


    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

    Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

    Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

     

     

    Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

    Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

    Source link



    Source link

  • Kina thotë se Tajvani po i dhuron industrinë e çipeve Amerikës


    Kina tha ditën e Mërkure se Tajvani po kërkonte që ti dorëzonte industrinë e gjysmëpërçuesve Shteteve të Bashkuara si një suvenir dhe ta përdorte atë për të gjetur mbështetje politike nga Uashingtoni.

    Mediat Amerikane raportonin se Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, prodhuesi më i madh në botë i çipeve kontraktuar nga Apple dhe Nvidia është në bisedime për të blerë një pjesë të aksioneve të Intel.

    As TSMC e as Intel nuk kanë konfirmuar raportimet dhe qeveria Tajvaneze thotë se nuk ka marrë informacion lidhur me një aplikim për investime nga TSMC.

    Presidenti Amerikan Donald Trump ka kritikuar Tajvanin se i ka marrë Amerikës biznesin e gjysmëpërçuesve duke thënë se dëshiron që kjo industri të prodhojë më tepër në SHBA.

    Duke folur gjatë një konference në Pekin, zëdhënëse e Zyrës për Çështjet e Tajvanit në Kinë, Zhu Fenglian, pa dhënë asnjë provë, tha se njerëzit në Tajvan janë të shqetësuar se TSMC mund të bëhet “United States Semiconductor Manufacturing Co.”

    “Në kërkim të përfitimeve personale, Partia Demokratike Progresive në mënyrë të hapur ka bërë kërkesa ndaj forcave të huaja, duke përdorur industrinë e gjysmëpërçuesve dhe kompanitë e fuqishme për të kërkuar mbështetjen e vendeve të huaja për pavarësinë e saj, madje duke u dhënë atyre suvenirë,” tha Zhu.

    Ndërsa Kina pretendon se Tajvani është territor i saj, Pekini nuk ka asnjë influencë për investimet e huaja në Taipei. Zhu tha se Tajvani po përpiqet të shesë kompanitë e saj.

    Kjo lloj shitjeje e paturpshme jashtë Tajvanit është në fakt duke i dhënë zemër Shteteve të Bashkuara,” tha ajo.





    Source link

  • Cili është ndryshimi midis dhimbjes së periodave dhe dhimbjes së endometriozës?


    Menstruacionet, ose periodat, janë gjakderdhja që ndodh çdo muaj te njerëzit e shëndetshëm të lindur me mitër, nga puberteti deri në menopauzë. Kjo ndodh kur endometriumi, indi që rreshton pjesën e brendshme të mitrës, derdhet.

    Endometrioza është një gjendje që ndodh kur indet e ngjashme me endometrium gjenden jashtë mitrës, zakonisht brenda zgavrës së legenit.

    Shpesh konsiderohet shkaku kryesor i dhimbjes së legenit.

    Dhimbja e legenit ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës. Por si mund ta dalloni dhimbjen e menstruacioneve dhe endometriozën?

    Menstruacionet dhe dhimbjet e menstruacioneve

    Periudhat përfshijnë heqjen e shtresës endometriale 4-6 milimetra të trashë nga pjesa e brendshme e mitrës.

    Ndërsa rreshtimi shkëputet nga muri i mitrës, enët e gjakut të cilat më parë furnizonin rreshtimin rrjedhin gjak. Muskujt e mitrës tkurren, duke nxjerrë gjakun dhe endometriumin e shkërmoqur.

    Endometriumi dhe gjaku i shkërmoqur kryesisht kalojnë përmes qafës së mitrës dhe vaginës. Por pothuajse të gjithë rrjedhin gjakderdhje përmes tubave fallopiane në zgavrën e legenit. Kjo njihet si “menstruacione retrograde”.

    Procesi i derdhjes së menstruacioneve shkaktohet nga substanca inflamatore, të cilat gjithashtu shkaktojnë nauze, të vjella, diarre, dhimbje koke, dhimbje, marrje mendsh, ndjesi të fikëti, si dhe receptorë stimulues të dhimbjes.

    Këto substanca inflamatore janë përgjegjëse për dhimbjen dhe simptomat në javën para menstruacioneve dhe ditët e para, shkruan MedicalXpress.

    Për gratë me perioda të rënda, ditët e tyre më të rënda të dhimbjes janë zakonisht ditët më të rënda të menstruacioneve, që përkojnë me më shumë ngërçe për të larguar mpiksjen dhe më shumë gjakderdhje retrograde.

    Shumë gra gjithashtu kanë dhimbje kur lëshojnë një vezë nga vezoret e tyre në kohën e ovulacionit. Dhimbja e ovulacionit ose e mesit të ciklit mund të jetë më e keqe tek ato që rrjedhin më shumë gjak, pasi ato gra kanë më shumë gjasa të rrjedhin gjak në gjëndrën e ovulacionit.

    Rreth 90% e adoleshentëve përjetojnë dhimbje periodike. Midis këtyre adoleshentëve, 20% do të përjetojnë dhimbje aq të forta periodike saqë kanë nevojë për pushim nga shkolla dhe për të humbur aktivitetet.

    Po endometrioza?

    Shumë simptoma i janë atribuuar endometriozës , duke përfshirë periodat e dhimbshme, dhimbjen gjatë seksit, dhimbjet e lidhura me fshikëzën dhe zorrët, dhimbjen e shpinës dhe dhimbjen e kofshëve.

    Kushtet e tjera të lidhura me dhimbjet, të tilla si migrena dhe lodhja kronike, janë lidhur gjithashtu me endometriozën. Por këto simptoma të tjera të lidhura me dhimbjen ndodhin po aq shpesh tek njerëzit me dhimbje të legenit që nuk kanë endometriozë.

    Dhimbjet e përsëritura, domethënëse të periudhës dhe ovulacionit përfundimisht mund t’i bëjnë disa njerëz të zhvillojnë dhimbje të vazhdueshme ose kronike të legenit, e cila zgjat më shumë se gjashtë muaj. Kjo duket se ndodh përmes një procesi të njohur si sensibilizimi qendror, ku truri bëhet më i ndjeshëm ndaj dhimbjes dhe stimujve të tjerë ndijor.

    Sensibilizimi qendror mund të ndodhë te njerëzit me dhimbje të vazhdueshme, pavarësisht nga prania ose mungesa e endometriozës.

    Përfundimisht, shumë njerëz me dhimbje periodike dhe/ose dhimbje të vazhdueshme të legenit do të kenë një operacion të quajtur laparoskopi, i cili lejon kirurgët të ekzaminojnë organet në legen dhe bark dhe të diagnostikojnë dhe trajtojnë endometriozën.

    Megjithatë, vetëm 50% e atyre me simptoma të njëjta dhimbjeje që i nënshtrohen një laparoskopie do të përfundojnë me endometriozë.

    Si menaxhohet kjo dhimbje?

    Kirurgjia e endometriozës zakonisht përfshin heqjen e lezioneve dhe ngjitjeve. Por të paktën 30% e njerëzve kthehen në nivelet e dhimbjes para operacionit brenda gjashtë muajve ose kanë më shumë dhimbje se më parë.

    Shtypja e periodave duke përdorur terapi hormonale (të tilla si pilula kontraceptive orale të vazhdueshme ose qasje vetëm me progesteron) mund të shtypë endometriozën dhe të zvogëlojë ose eliminojë dhimbjen, pavarësisht nga prania ose mungesa e endometriozës.

    Jo çdo lloj apo dozë e barnave hormonale i përshtatet të gjithëve, ndaj mjekimet duhet të individualizohen, raporton Gazeta Shneta.

    Qasja aktuale e standardit të artë për të menaxhuar dhimbjet e vazhdueshme të legenit përfshin një qasje ekipore multidisiplinare, me qëllim arritjen e faljes së qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

    Kjo mund të përfshijë:

    – Fizioterapi për dyshemenë e legenit dhe probleme të tjera muskuloskeletore
    – Menaxhimi i simptomave të fshikëzës dhe zorrëve
    – Mbështetje për dhimbjen vetë-menaxhuese
    – Ndryshimet në stilin e jetës duke përfshirë dietën dhe stërvitjen
    – Terapi psikologjike ose grupore, pasi disponimi ynë, nivelet e stresit dhe ngjarjet e fëmijërisë mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiejmë dhe përjetojmë dhimbje.

    #Cili #është #ndryshimi #midis #dhimbjes #së #periodave #dhe #dhimbjes #së #endometriozës
    #Cili #është #ndryshimi #midis #dhimbjes #së #periodave #dhe #dhimbjes #së #endometriozës



    Source link

  • Albion Rrahmani shënon gol në ndeshjen për Kupën e Çekisë


    Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka realizuar gol në ndeshjen që Sparta Praha është duke e zhvilluar ndaj Dukla Prahas në kuadër të Kupës së Çekisë.

    Rrahmani realizoi në minutën e 40-të për rezultatin 1-0 pas asistimit të Jan Kuchtas.

    Megjithatë, pas përfundimit të pjesës së parë Rrahmani u zëvendësua nga trajneri dhe vendin e tij e zuri Ermal Krasniqi.

    Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar edhe mesfushori Qazim Laçi pas performancës së tij fantastike në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Dynamo Budejovices.

    Rrahmani po kalon në një formë të mirë këtë edicion me fanellën e gjigantit çek ku pas 14 ndeshjeve të luajtura në ligë ka realizuar katër gola dhe ka dy asistime



    Source link

  • Shi dhe borë e kohë pas kohshme në ditët në vijim


    Të enjten do të ketë reshje lokale të shiut, sidomos në pjesët jugperëndimore. Të premten dhe gjatë fundjavës reshjet vende-vende do të jenë të rrëmbyeshme. Të dielën dhe të hënën nëpër male dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore, reshjet do të jetë herë pas here të borës, njoftoi DPHM.

    Temperatura minimale e mëngjesit do të ulet deri në -4, ndërs maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë.

    The post Shi dhe borë e kohë pas kohshme në ditët në vijim appeared first on KOHA.

    Source link



    Source link