Kina tha ditën e Mërkure se Tajvani po kërkonte që ti dorëzonte industrinë e gjysmëpërçuesve Shteteve të Bashkuara si një suvenir dhe ta përdorte atë për të gjetur mbështetje politike nga Uashingtoni.
Mediat Amerikane raportonin se Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, prodhuesi më i madh në botë i çipeve kontraktuar nga Apple dhe Nvidia është në bisedime për të blerë një pjesë të aksioneve të Intel.
As TSMC e as Intel nuk kanë konfirmuar raportimet dhe qeveria Tajvaneze thotë se nuk ka marrë informacion lidhur me një aplikim për investime nga TSMC.
Presidenti Amerikan Donald Trump ka kritikuar Tajvanin se i ka marrë Amerikës biznesin e gjysmëpërçuesve duke thënë se dëshiron që kjo industri të prodhojë më tepër në SHBA.
Duke folur gjatë një konference në Pekin, zëdhënëse e Zyrës për Çështjet e Tajvanit në Kinë, Zhu Fenglian, pa dhënë asnjë provë, tha se njerëzit në Tajvan janë të shqetësuar se TSMC mund të bëhet “United States Semiconductor Manufacturing Co.”
“Në kërkim të përfitimeve personale, Partia Demokratike Progresive në mënyrë të hapur ka bërë kërkesa ndaj forcave të huaja, duke përdorur industrinë e gjysmëpërçuesve dhe kompanitë e fuqishme për të kërkuar mbështetjen e vendeve të huaja për pavarësinë e saj, madje duke u dhënë atyre suvenirë,” tha Zhu.
Ndërsa Kina pretendon se Tajvani është territor i saj, Pekini nuk ka asnjë influencë për investimet e huaja në Taipei. Zhu tha se Tajvani po përpiqet të shesë kompanitë e saj.
“Kjo lloj shitjeje e paturpshme jashtë Tajvanit është në fakt duke i dhënë zemër Shteteve të Bashkuara,” tha ajo.
Leave a Reply