Author: arso

  • LSDM akuzon VMRO-n: E vërteta mbi tragjedinë e Koçanit duhet të zbardhet, po mbrohen personat e lidhur me partinë


    Nga partia opozitare LSDM sot thanë në press konferencë se do të tregojë të vërtetën e tragjedisë në Koçan

     

    Personi që ata përmendin këtë herë është Dragan Kazak Petrushev.

    Sipas nënkryetarit të partisë Metodija Ilievski, ky person ka qenë përgjegjës për aksionin kontrollues që duhej t’i bëhej atë natë diskotekës Puls. Për të Ilievski thotë se ekzistojnë incizime që tregojnë se ai i ka mbyllur dyert e diskotekës, e cila është në kundërshtim me procedurat standarde operative.

    “A ka shpjegim Dragan Petrushev përse aksionin kontrollues në diskotekën Puls nuk e kryen në orën 12:30 në fillim të ahengut, por në kundërshtim me urdhërin e marrë bënë kontrollë në tjetër objekt dhe pastaj ka fundi i ahengut bënë kontrollë në diskotekën Puls. A ekziston marrëveshje mes pronarit të diskotekës dhe atij, që kontrolla të bëhet në fund, me qëllim që të rritet përfitimi”, tha Metodija Ilievski nga LSDM.

    LSDM pyet përse ky person është i mbrojtur nga VMRO-DPMNE, apo për faktin se është i lidhur me këtë parti.

    “A është Dragan Kazak Petrushev i mbrojtur sepse është anëtar i VMRO-DPMNE-së në Koçan dhe i bënë punët e pista të partisë në qytetin e Koçanit me vite? Apo ndoshta Petrushev është i mbrojtur sepse posedon materiale komprometuese për funksionarët e VMRO-DPMNE-së, në mesin e tyre edhe deputetë?”, tha Ilievski.

    LSDM bënë me dije se konferencat për tragjedinë e Koçanit do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.



    Source link

  • Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë


    “Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit.

    Sipas kreut demokrat, kjo organizatë miratoi me unanimitet të plotë  rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri.

    “Internacionalja Demokrate e Qendrës grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj. Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri”.

    Berisha thekson se në këtë rezolutë, Internacionalja Demokrate e Qendrës denoncon botërisht atë që ndodhi me një 11 Maj në farsën e vendit tonë.

    “Në denoncimin e saj, ajo bazohet mbi të gjitha në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Natyrisht ajo është ndihmuar edhe me materialet e paraqitura nga përfaqësuesit e PD në konferencën e kësaj organizate, që janë zonja Albana Vokshi dhe zoti Belind Këlliçi”.

    Source link



    Source link

  • Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës


    Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, tha se sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    “Më 1 qershor 1998, në kuadër të ofensivës së gjerë ushtarake në zonën e Dukagjinit, forcat serbe ndërmorën një operacion të dhunshëm që përfshiu rrethimin, bombardimin dhe shkatërrimin e fshatrave Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe fshatrave përreth. Siç dëshmojnë raportet e Human Rights Watch dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ky sulm përfshiu përdorimin e armëve të rënda ndaj zonave civile, dëbimin masiv të popullsisë shqiptare, vrasje dhe zhdukje të civilëve të pafajshëm dhe shkatërrim sistematik të pronës private. Në përvjetorin e 27-të të sulmit në fshatrat e komunës së Deçanit, përkujtojmë 19 martirët e vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë viktimat e këtij krimi, si dhe të gjitha viktimat e tjera të agresionit e gjenocidit shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë. Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti në  Facebook’.

    Source link



    Source link

  • Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari


    Është rënduar bilanci i aksidentit tepër të rëndë të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë.

    Pas 19-vjeçarit, që ishte drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjetin e tij. Fillimisht adoleshenti ishte në gjendje të rëndë për jetën, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk iu mbijetoi dot plagëve.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.

    Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer. Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

    Source link



    Source link

  • Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

    Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor


    Sali Berisha: Disa kandidatë, nuk janë vetëm këta, që kanë kërkuar ankesën e tyre, i kandë depozituar pranë përfaqësuesve. Edhe për kandidatët e Tiranës ata u informuan dje përsëri se rruga që kanë ndjekur, nuk kanë mbështetje ligjore. Secili prej tyre, të katër këta kanë të drejtë të depozitojnë, të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në […]

    The post Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor appeared first on FaxWeb.

    Source link



    Source link

  • Hirra dhe përfitimet e saj të mrekullueshme për mëlçinë dhe pastrimin e gjakut – botimet.com


    Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin.

    Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

    Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe krejt trupin.

    Hirra për Problemet e Mëlçisë

    Studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.

    Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

    Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur. Ekipi mjekësor i Universitetit të Lozanës në Zvicër sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

    Hirra për Pastrimin e Gjakut

    Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.

    Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje mes problemeve të mëlçisë së dhjamosur dhe cilësisë së gjakut.

    Hirra për Mbajtjen e Trupit në Formë

    Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen e formës së trupit nën kontroll. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

    Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë.

    Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjellin ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj.

    Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

    Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët

    Të vegjëlve i përzjehet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e veçantë të hirrës.

    Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

    Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

    Përgatitja në shtëpi

    Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.

    #Hirra #dhe #përfitimet #saj #të #mrekullueshme #për #mëlçinë #dhe #pastrimin #gjakut
    #Hirra #dhe #përfitimet #saj #të #mrekullueshme #për #mëlçinë #dhe #pastrimin #gjakut





    Source link

  • Rrjeti social X lançon platformën e re të mesazheve quajtur XChat


    Funksionaliteti i ri i mesazheve direkt në rrjetin social X, quajtur Xchat, ka filluar të lançohet për testuesit beta. Disa përdorues të X të cilët paguajnë për abonimet në platformë raportuan se kanë qasje në XChat.

    XChat është menduar si një version më i fuqishëm i mesazheve ekzistuese direkte të rrjetit social X. Disa funksionalitete që spekulohet se do të ofrohen nga XChat janë mesazhet në grup, enkriptimi fundor, modaliteti vanish, shkëmbimi i të dhënave dhe opsioni për të etiketuar mesazhet si të palexuara.

    Mesazhet gjithashtu do të mund të sigurohen me një kod PIN me katër shifra. Ditën e Enjte X njoftoi se do të ndërpriste enkriptimin fundor që siç duket sinjalizoi lançimin e XChat raportuar edhe nga disa insajderë të industrisë.

    Përdoruesit me pagesë kanë pasur qasje të kufizuar në mesazhet e enkriptuara. Që kur Musk e bleu Twitter, për ta ribranduar më pas në X, ka shprehur ambiciet për ta integruar enkriptimin fundor të nivelit të Signal në X. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Ky është superushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës


    E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.

    E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”. Konsumimi i rregullt i saj ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit dhe ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.

    Avokado përmban acid oleik – një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit – e cila ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL). Studimet kanë treguar se njerëzit që përfshijnë avokadon në dietën e tyre kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës.

    Përmbajtja e lartë e folatit dhe vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

    Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
    Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.

    Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
    Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme dhe ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.

    Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.

    Ekspertët rekomandojnë përfshirjen e saj në dieta të balancuara ushqimore, ndërsa theksojnë se avokado është një opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata apo ushqime të lehta gjatë ditës.

    #është #superushqimi #që #bën #mirë #zemrës #trurit #dhe #lëkurës
    #është #superushqimi #që #bën #mirë #zemrës #trurit #dhe #lëkurës





    Source link

  • Marquinhos me emocione për triumfin në Ligën e Kampionëve, përmend Mbappen dhe legjendat tjera të PSG-së

    Marquinhos me emocione për triumfin në Ligën e Kampionëve, përmend Mbappen dhe legjendat tjera të PSG-së


    Pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2020, Marquinhos më në fund e përjetoi gëzimin e madh me Paris Saint-Germain, duke ngritur trofeun e parë të trofeut më të vlefshëm evropian në historinë e klubit.

    PSG mposhti Interin me rezultatin e thellë 5-0 në Allianz Arena, duke vendosur një rekord si skuadra e parë që fiton finalen me një diferencë prej pesë golash.

    Ky triumf u kurorëzua me një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që fitoi gjithashtu Ligue 1 dhe Coupe de France, duke u bërë skuadra e parë franceze që arrin tripletën dhe e nënta në historinë e futbollit evropian.

    Marquinhos, i cili ishte pjesë e ekipit që humbi finalen ndaj Bayern Munich pesë vite më parë, shpërtheu në emocion pas ndeshjes.

    “Është dita më e mirë e jetës sime. Kam vuajtur, por jam rritur me këtë ekip. Mendoj për të gjithë ata lojtarë që kanë ardhur e janë larguar pa e arritur këtë ëndërr si Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic, Cavani, Di Maria… Ata e meritonin gjithashtu.”

    “Familja ime ishte me mua dhe përjetoi këtë moment. Askush nuk besonte se mund të shkonim kaq larg kur filluam sezonin. Tani ky titull është me ne, dhe e sjellim në shtëpi”, tha Marquinhos.

    Krejt në fund mbrojtësi brazilian foli edhe për Kylian Mbappen me francezin që u largua një vit më parë në drejtim të Real Madridit.

    “Mbappe e meritonte. Është fati. Nuk e dimë se si do të shkojë jeta jonë. Kylian është një lojtar i shkëlqyer që meriton shumë. Ai ka kaluar shumë kohë me ne këtu”.

    “Ai është një mik i shkëlqyer dhe një shok skuadre i shkëlqyer. Ai ka dhënë gjithçka për Parisin. Numrat që ka, ndeshjet që ka luajtur. Ai ka dhënë gjithçka, dhe për fat të keq, nuk e fitoi këtë trofe me ne”, përfundoi kapiteni brazilian i Parisit.



    Source link

  • Klekovski: Aktakuza për Onkologjinë është sinjal për të gjithë sistemin shëndetësor


    Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski tha se aktakuza e ngritur për rastin e keqpërdorimeve në Klinikën e Onkologjisë është mesazh për të gjithë sistemin shëndetësor

     

    Klekovski u shpreh se është pozitive që prokuroria ka përgatitur aktakuzë të tillë dhe se ende duhet parë se çfarë përmban ajo.

    Përveç rastit të Onkologjisë, ai tha se pret që organet kompetente të veprojnë edhe për rastet e tjera të keqpërdorimeve në disa klinika në vend, për të cilat, siç informoi, Fondi tashmë ka dërguar raporte te organet përkatëse.

    “Të gjitha rastet që i hasëm dhe që nuk janë sekret, ato i kemi përfshirë në raportet tona që i dërgojmë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe në Entin Shtetëror të Revizionit. I paraqesim edhe në MPB, disa prej tyre janë kompletuar nga MPB-ja dhe janë dërguar në Prokurorinë Publike. Aty ka raste shumë të qarta për të cilat nuk nevojitet ekspertizë jashtë vendit dhe nuk nevojitet, nuk e di çfarë përpjekjeje hetimore. Apelojmë vazhdimisht që Prokuroria të veprojë sipas këtyre kallëzimeve penale dhe tani topi është në fushën e Prokurorisë. Për mua ka shumë rëndësi që Prokuroria pati guximin të nisë me rastin për Onkologjinë dhe shpresoj se e ka përgatitur mirë, sepse suksesi i asaj aktakuze është me rëndësi thelbësore për të ardhmen e shëndetësisë në Maqedoni”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.



    Source link