Author: arso

  • Zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës

    Zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës


    Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës.

    Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokrati i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndryshimin e rezultatit.

    Alimehmeti ishte kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar, PD-ASHM, në qarkun e Tiranës.



    Source link

  • Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda – botimet.com


    Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, filloi vizitën zyrtare në vendin tonë kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, Guvernator i Përgjithshëm dhe zonja e parë e Antigua dhe Barbuda.

    Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për njohjen që Antigua dhe Barbuda i ka bërë Republikës së Kosovës në vitin 2015, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të qëndrimit parimor të këtij shteti dhe kontribut të çmuar për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

    Gjatë diskutimit, të dy palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke u bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta demokratike.

     Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si diplomacia ekonomike, teknologjia e informacionit, turizmi dhe bujqësia.

    Ajo vuri në pah gatishmërinë e Kosovës për të lehtësuar kontaktet në mes komunitetit të biznesit për të eksploruar mundësitë për investime dhe shkëmbime tregtare.

    Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit të shteteve të Karaibeve (CARICOM).

    Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Antigua dhe Barbuda në rajon dhe ndikimin që zëri i saj mund të ketë në fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partnere konstruktive në forume ndërkombëtare dhe për të koordinuar me Antigua dhe Barbuda në çështje prioritare të përbashkëta, përfshirë qëndrueshmërinë klimatike, transformimin digjital dhe paqen e sigurinë globale.

    Sipas Presidentes Osmani ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm mes dy vendeve, ndaj theksoi përkushtimin për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në të ardhmen, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.



    Source link

  • Detaje nga Presidenca për takimin e Osmanit me kreu i shtetit të Antigua dhe Barbuda


    Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, filloi vizitën zyrtare në vendin tonë kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir Rodney Errey Lawrence Williams, Guvernator i Përgjithshëm dhe zonja e parë e Antigua dhe Barbuda.

    Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për njohjen që Antigua dhe Barbuda i ka bërë Republikës së Kosovës në vitin 2015, duke e cilësuar këtë akt si dëshmi të qëndrimit parimor të këtij shteti dhe kontribut të çmuar për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

    Gjatë diskutimit, të dy palët ritheksuan përkushtimin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke u bazuar në respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta demokratike.

     Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si diplomacia ekonomike, teknologjia e informacionit, turizmi dhe bujqësia.

    Ajo vuri në pah gatishmërinë e Kosovës për të lehtësuar kontaktet në mes komunitetit të biznesit për të eksploruar mundësitë për investime dhe shkëmbime tregtare.

    Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për mbështetjen e Kosovës brenda komunitetit të shteteve të Karaibeve (CARICOM).

    Presidentja vlerësoi rolin e rëndësishëm të Antigua dhe Barbuda në rajon dhe ndikimin që zëri i saj mund të ketë në fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partnere konstruktive në forume ndërkombëtare dhe për të koordinuar me Antigua dhe Barbuda në çështje prioritare të përbashkëta, përfshirë qëndrueshmërinë klimatike, transformimin digjital dhe paqen e sigurinë globale.

    Sipas Presidentes Osmani ky takim është një hap i rëndësishëm drejt një partneriteti më të fuqishëm mes dy vendeve, ndaj theksoi përkushtimin për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në të ardhmen, në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.



    Source link

  • Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri


    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, brenda një picerie. I mituri është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

    Source link



    Source link

  • Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës – botimet.com


    Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, tha se sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

    “Më 1 qershor 1998, në kuadër të ofensivës së gjerë ushtarake në zonën e Dukagjinit, forcat serbe ndërmorën një operacion të dhunshëm që përfshiu rrethimin, bombardimin dhe shkatërrimin e fshatrave Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe fshatrave përreth. Siç dëshmojnë raportet e Human Rights Watch dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ky sulm përfshiu përdorimin e armëve të rënda ndaj zonave civile, dëbimin masiv të popullsisë shqiptare, vrasje dhe zhdukje të civilëve të pafajshëm dhe shkatërrim sistematik të pronës private. Në përvjetorin e 27-të të sulmit në fshatrat e komunës së Deçanit, përkujtojmë 19 martirët e vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë viktimat e këtij krimi, si dhe të gjitha viktimat e tjera të agresionit e gjenocidit shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë. Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti në  Facebook’.

    Source link



    Source link

  • “Nuk i jap kohën një personi që”…


    Xheneta Fetahu ka sqaruar postimin e saj të fundit në Instagram, ku krahas fotos shkruan ‘Luan viktimën’.

    Gjatë “E Diell” në Top Channel, ajo u përgjigj pyetjeve të moderatores Nevina Shtylla, nëse ishin ‘thumbim ndaj Egli Takos’, kjo e fundit ishte e ftuar të shtunën në emisionin “Goca dhe Gra” në TCH.

    Xheneta mohoi aludimet duke thënë se ‘nuk është aq e rëndësishme për mua’.

    Pjesë nga debati në studio:

    Xheneta: Unë s’kam caktuar dikë me emër aty (në post). I përfshi shumë goca. Çfarë ka për të diskutuar.

    Nevina Shtylla: Janë hedhure pretendime se është thumb pas publikimi të një këngë

    Xheneta: Cilës këngë?

    Nevina Shtylla: Egli Takos

    Xheneta: Jo, s’ka lidhje me atë.

    Ndërhyn modelja e “She’s on top”.

    Xheneta: Mos thuaj ‘Xheneta ka thënë’. Mendon se unë i jap kohë një personi që hedh këngët e veta dhe dal unë dhe hedh një post për të? Nuk është aq e rëndësishme për mua.





    Source link

  • Fansi me aftësi ndryshe i pranishëm në koncert — Gjithë vëmendja te reagimi i Gjestit (Video)


    Megjithëse “Big Brother VIP Albania 4” ka përfunduar prej disa muajsh, fituesi i këtij sezoni, Gjesti, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

    Çdo paraqitje publike e tij komentohet gjerësisht, dhe së fundmi, një koncert i tij ka emocionuar jo vetëm të pranishmit, por edhe rrjetin.

    Gjatë performancës, në publik ishte i pranishëm edhe një djalë me aftësi të kufizuara. Në një moment të veçantë dhe shumë prekës, Gjesti iu afrua djalit, e përqafoi ngrohtësisht dhe nuk arriti t’i mbante dot lotët. Emocioni pushtoi skenën, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje të zjarrta.

    Ky gjest i sinqertë i Gjestit ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është cilësuar si një dëshmi e vërtetë e humanizmit dhe shpirtit të tij të ndjeshëm.

    Source link



    Source link

  • Mark Zuckerberg thotë se Meta AI ka 1 miliardë përdorues aktivë


    Mark Zuckerberg tha gjatë një takimi me aksionet e kompanisë se inteligjenca artificiale e Meta tashmë ka 1 miliardë përdorues aktivë në të gjitha aplikacionet.

    Gjatë këtij takimi ai theksoi se kompania po përqendrohet tek thellimi i eksperiencës së përdoruesit për ta bërë Meta AI si asistentin AI personal lider me në fokus personalizimin, bashkëbisedat zanore dhe dëfrimin.

    Menjëherë pasi Meta lançoi një aplikacion të pavarur për inteligjencën artificiale gjenerative në prill, Zuckerberg foli tashmë për mënyrën se si një ditë ai mund të shfaqte reklama dhe rekomandime produktesh. Ai gjithashtu la të kuptohet për prezantimin e abonimeve për një version më “premium” të asistentit.

    Të gjitha aplikacionet e Meta, përfshirë Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger tashmë kanë integruar asistentin. CFO-ja e kompanisë Susan Li tha përdorimin më të lartë asistenti e ka pasur në WhatsApp ku përdoruesit e kanë shfrytëzuar për ti bërë pyetje ose gjeneruar imazhe. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Diabeti tek gratë dhe burrat, ja si ndryshojnë simptomat


    Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në mënyra të ndryshme.

    Tek gratë, diabeti mund të shfaqet në formën e infeksioneve dhe çekuilibrit hormonal që shpesh ndikojnë në sistemin riprodhues.

    Edhe pse këto nuk mund të jenë një shenjë e sigurt e diabetit, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme.

    AgroWeb bazuar në kërkime të ndryshme, sjell për ju disa nga simptomat që mund të tregojnë më shumë rreth diabetit tek gratë.

    Shpesh diabeti ndikon në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionet.

    Në këtë rast mund të bëjë që fshikëza e urinës të ketë probleme me zbrazjen e plotë, gjë që nganjëherë çon në infeksion të traktit urinar tek gratë.

    Ju mund të vini re një nevojë të vazhdueshme për të urinuar dhe një ndjesi djegieje sa herë që urinoni.

    Sindroma e vezoreve policistike
    Sindroma e vezoreve policistike është gjithashtu e lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2.

    Për shkak se kjo sindromë bën që trupi juaj të prodhojë më shumë insulinë, gjë që mund të ndikojë në shfaqjen e diabetit, veçanërisht tek gratë mbi 40 vjeç.

    Simptomat e përbashkëta Të Grave Dhe Burrave

    Disa simptoma shfaqen njësoj si tek burrat dhe gratë janë :
    Urinim i shpeshtë
    Uri ose etje e vazhdueshme
    Lodhje
    Mpirje në duar ose këmbë
    Shikim i paqartë
    Humbje ekstreme e peshes
    Nëse keni një histori familjare të diabetit ose nëse jeni diagnostikuar me prediabet, monitoroni nga afër sheqerin në gjak dhe kërkoni kontrolle të shpeshta me mjekun tuaj.

    Diabeti Tek Gratë Shtatëzëna
    Diabeti gjatë shtatëzanisë quhet ndryshe diabeti gestacional.

    Sipas mjekëve, ai shfaqet në tremujorin e dytë dhe testimi kryhet midis javës së 24 dhe 28 të shtatzënisë.

    Diabeti gestacional mund të menaxhohet me një regjim të rregullt ushtrimesh dhe një regjim të shëndetshme ushqimor, megjithëse ndonjëherë mund të jetë e nevojshme të merret edhe insulinë.

    Për sa kohë që gjendja trajtohet, rreziku i komplikimeve anësore gjatë shtatzanisë është i ulët.

    Megjithatë është e këshillueshme që edhe pas shtatëzanisë të monitoroni nivelin e sheqerit në gjak, pasi gratë me këtë lloj diabeti janë më të priruara për të zhvilluar diabet të tipit 2 edhe më vonë gjatë jetës.

    Nëse jeni të shqetësuar se mund të keni diabet, sigurisht që duhet të kosultoheni me mjekun tuaj për të kryer analizat dhe trajtimin e nevojshëm.

    #Diabeti #tek #gratë #dhe #burrat #ndryshojnë #simptomat
    #Diabeti #tek #gratë #dhe #burrat #ndryshojnë #simptomat





    Source link

  • Ron Raçi ftohet nga Foda për ndeshjet e qershorit


    Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku lajmi i fundit është se mbrojtësi i Prishtinës, Ron Raçi është ftuar nga lista rezervë.

    Dardanët do të përballen me Armeninë, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë, në të njëjtin stadium, kundër Komoreve.

    Kosova synon që me këto miqësore të përgatitet sa më mirë për ciklin kualifikues të Botërorit, që do të fillojë në muajin shtator.

    Sot, pasdite Ron Raçi është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda, nga lista rezervë. 

    Ai në sezonin e  parë te Prishtina, fillimisht nuk u llogaritë fare, por që në debutimin e tij, ai zuri vend dhe nuk e lëshoi për asnjë moment, duke festuar në fund edhe triumfin në Kupën e Kosovës. 

    Në total kishte 31 paraqitje në të dyja garat, ku shënoi dy gola dhe asistoi një herë, teksa ishte një nga mbrojtësit me më së shumti topa të rikuperuar.  



    Source link