Author: arso

  • Pamje nga fundjava romantike e çiftit Capital T dhe Adrola Dushi

    Pamje nga fundjava romantike e çiftit Capital T dhe Adrola Dushi


    Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi kanë kaluar një fundjavë në Toskanë, Itali, duke nxitur sërish aludimet për një marrëdhënie të afërt mes tyre.

    Të dy kanë publikuar pamje nga udhëtimi në rrjetet sociale, por ka qenë një fotografi në veçanti që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: ata shfaqen duke mbajtur duart, të ulur pranë njëri-tjetrit në një ambient të qetë dhe intim.

    Fotoja është shoqëruar me një përshkrim të shkurtër nga Capital T: “Çfarë fundjave”, pa dhënë komente të tjera.

    Toskanë, një nga destinacionet më të preferuara për pushime në çift, duket se është zgjedhur nga dyshja për të kaluar kohë larg vëmendjes publike.



    Source link

  • “Filloi të më dhunonte”- Big Mama rrëfen historinë e dështuar të dashurisë: Më kishte rënë në kokë ai djalë, doja të…!


    Konkurrentja e Ferma VIP, Big Mama ka befasuar ndjekësit teksa ka rrëfyer një histori dashurie të saj e cila nuk ka përfunduar mirë.

    Teksa ka qene duke biseduar me Esterin, fermerja u shpreh se ai djalë i kishte rënë në kokë, mirëpo pasi gjithçka u krye dhe ai foli me familjarët e saj, ai nisi ta dhunonte.

    “Më kishte rënë në kokë ai djalë, thash do martohem do krijoj familje, dhe ky erdhi në Maqedoni në Kosovë.

    Mbasi u rregullua gjithçka ai nisi të më dhunonte, mua, a e mendon dot? Tani them si e kam duruar. S’dua ta përmend këtë histori, as nuk e kam përmendur, s’di sa vite ka.

    Kot e hapa dhe tani, mbase dhe për një mesazh për të gjitha femrat: Mos të kalojnë jetën me njerëz të tillë.”

    Source link



    Source link

  • Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve


    Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti njofton se deputetët e tyre nuk do të mbështetin ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve.

    “Ky Inspektorat buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është lex specialis”, tha Bexheti

    “Për atë arsye ne nuk jemi duke e votuar. Dhe nuk është e ndershme që të shantazhohen të punësuarit se këta nuk votojnë, prandaj ju nuk merrni rroga. Edhe gjatë miratimit të buxhetit, si organ i veçantë, nuk janë paraparë që të marrin rroga këta inspektorë dhe ky institucion, por u janë paraparë mjete diku tjetër, duke prejudikuar që do të votohet.

    Nuk është ashtu, buxheti planifikohet në bazë të organeve ekzistuese. Dhe normalisht, nuk do ta kenë mbështetjen tonë për një çështje ligjore që do ta heq statusin juridik, ne jemi të interesuar t’i avancojmë çështjet”, theksoi Bexheti.

    Source link



    Source link

  • VIDEO/Leonora Jakupi ka blerë shtëpi në vlerë të 600 mijë eurove në Prishtinë


    Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është bërë sërish pjesë e lajmeve rozë, këtë herë për një investim të rëndësishëm në jetën e saj private.

    Sipas Prive artistja ka blerë një shtëpi të re në Prishtinë me vlerë rreth 600 mijë euro.

    Bëhet fjalë për një rezidencë moderne dhe luksoze, që ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit. Shtëpia thuhet se ka hapësira të mëdha dhe është e ndërtuar me standarde të larta, duke reflektuar shijen elegante dhe stilin e veçantë të Leonorës.

    Megjithëse vetë këngëtarja nuk ka bërë ndonjë reagim publik për këtë blerje, ajo vazhdon të jëtë mjaftë e rezervuar në rrjete sociale.



    Source link

  • Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021


    Në total, në bashkinë e Kavajës Ilir Meta ka marrë vetëm 113 vota. Në vitin 2021 partia e tij, në atë kohë Lëvizja Socialiste për Integrim kishte 1118 vota në Bashkinë Kavajë, pra një rënie me mbi 90%. Në qytet (Kavajë) kreu i Partisë së Lirisë ka marrë gjithsej 73 vota, njësinë administrative të Golemit vetëm 26 vota, në Helmes 5, Luz i Vogël 7 dhe Synej vetëm 2 vota.

    Rezultati i Ilir Metës në Kavajë

    Kavajë 73 vota

    Golem 26 vota

    Luz i Vogël 7 vota

    Helmes 5 vota

    Synej 2 vota

    Me këtë rezultat, kreu i PL renditet i nënti mes 37 kandidatëve të aleancës, ndërsa është lënë me diferencë shumë të madhe pas nga 3 më të votuarit e kësaj bashkie Elton Roshi, që në total numëron 2815 vota, Arnold Kariqi 2133 dhe Loranca Hoxha 1841 vota.

    Kandidatët më të votuar në Kavajë

    Elton Rroshi      2815

    Arnold Kariqi      2133

    Loranca Hoxha   1841

    Dyshimi i Metës mund të jetë për një tradhti të komisionerëve opozitarë, që potencialisht të kenë çuar votat e tij drejt këtyre kandidatëve më të votuar, apo drejt të tjerëve të listës së hapur. Për këtë arsye, Partia e Lirisë i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pamje filmike të numërimit të votave preferenciale në këtë bashki.

    Bashkë me Metën dyshimin se brenda partisë iu vodhën vota e kanë ngritur edhe disa kandidatë demokratë, duke nisur nga Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha apo Aulon Kalaja e Ilirjana Kuçana. Një pjesë e tyre, pasi u rrëzuan nga KAS, me argumentin se ri-numërimi kërkohet vetëm nëpërmjet Partisë, tashmë e kanë zhvendosur betejën në Kolegjin Zgjedhor.



    Source link

  • E dhimbshme, vritet aktori i njohur para shtëpisë së tij


    Aktori Jonathan Joss, i cili njihet për role të rëndësishme në “King of the Hill” dhe “Parks and Recreation”, ka vdekur.

    Ai u vra të dielën nga të shtënat me armë në San Antonio para shtëpisë.

    Policia nuk zbuloi detaje rreth asaj që çoi në të shtëna, por deklaroi se e kanë arrestuar të dyshuarin.

    Ikona e aktrimit ishte 59 vjeç.





    Source link

  • Kurti dhe ish-deputeti gjerman flasin për situatën aktuale politike në vend


    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputetin e Bundestagut gjerman dhe ish-kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Michael Roth.

    Kurti shprehu mirënjohjen ndaj tij, si mik i vendit tonë dhe mbështetës i Kosovës.

    Biseduan rreth marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe thellimit të bashkëpunimit. Tema të diskutimit ishin edhe zhvillimet në rajon dhe Evropë, si dhe aktualiteti politik në vend.

    Kryeministri Kurti e falënderoi Roth-in për takimin dhe bisedat përherë të frytshme së bashku.



    Source link

  • Ministri Hasani në vizitë zyrtare në Athinë: “Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët”


    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, z. George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Republikës Helenike, z. Constantinos Tassoulas.

    Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

    Në deklaratën pas takimit me homologun grek, Ministri Hasani theksoi: “Rikonfirmuam vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë dypalësh – të ndërtuar mbi besimin, interesat strategjike dhe rolin tonë të përbashkët si aleatë në NATO. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për konsolidimin e vizionit evropian në Ballkanin Perëndimor.”

    Palët zhvilluan një shkëmbim të thelluar mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cilësuar si prioritet kombëtar nga qeveria shqiptare. “Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë këtij procesi dhe për rolin e saj si një partner aktiv dhe fqinj me të cilin ndajmë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta,” deklaroi Ministri Hasani.

    Në lidhje me çështjet e hapura dypalëshe, Ministri Hasani u shpreh: “Ndajmë bindjen se ka ardhur koha për të trajtuar me seriozitet dhe qasje konstruktive të gjitha çështjet e mbetura. Është në interesin e përbashkët të dy vendeve që këto tema të adresohen përmes dialogut të sinqertë, respektit të ndërsjellë dhe përputhshmërisë me të drejtën ndërkombëtare.”

    Në takimin me Presidentin e Republikës, u theksua dinamika pozitive e dialogut mes dy qeverive dhe rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. “Vlerësova bashkëpunimin e qëndrueshëm ekonomik mes vendeve tona, si dhe rolin e dyfishtë të Greqisë si partneri ynë më i madh tregtar dhe përkrahës i palëkundur i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian,” – tha Ministri Hasani.

    Në kuadër të vizitës, Ministri Hasani është i ftuar në një diskutim me anëtarë të Institutit ELIAMEP – një ndër institucionet më të njohura në Greqi për çështjet e politikës së jashtme dhe evropiane – ku do të paraqesë zhvillimet më të fundit në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe angazhimet e saj reformuese.

    Vizita do të mbyllet me një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi.



    Source link

  • Komisioni i Ekonomisë ‘ok’ rishikimit të parë të buxhetit, jepen 10 mln dollarë për biznesin inovativ të Mira Muratit


    Në aktin normativ thuhet se  Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, ka përcjellë kërkesën për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup “Machine Thinking Lab”, në një vlerë jo më pak se 10 milionë USD (1 miliardë LEK).

    “Ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e Al, me potencial të madh për avancim teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtëpërdjrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbeshtetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar. Kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do të pozicionojë vendin tonë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e AI, një bashkëpunim që do të shërbejë si një mundësi marketingu global për vendin tonë”, thuhet në relacion.

    Ky financim prej 10 milionë dollarë sipas relacionit do të mbulohet nga të ardhurat e fituara nga Agjencia e Adminsitrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara.

    Source link



    Source link

  • Penalltia e Alvarezit kundër Realit hapi polemika, IFAB ndryshon rregullin! Në rast të një prekjeje të dyfishtë të pavullnetshme…

    Penalltia e Alvarezit kundër Realit hapi polemika, IFAB ndryshon rregullin! Në rast të një prekjeje të dyfishtë të pavullnetshme…


    Prekja e dyfishtë e Hulian Alvarez në goditjen e penalltisë kundër Real Madridit (raundi i 16-të i Ligës së Kampioneve) vazhdon të ngjallë polemika dhe do të çojë në një ndryshim të rëndësishëm. Në fakt, IFAB ka vendosur të ndërhyjë në këtë polemikë dhe të ndryshojë rregullin duke filluar nga 1 korriku 2025.hq720“Kjo është një situatë e pazakontë dhe, meqenëse nuk mbulohet drejtpërdrejt nga Rregulli 14, gjyqtarët kanë zgjedhur në mënyrë të kuptueshme ta penalizojnë lojtarin për prekjen e topit për herë të dytë përpara se ai të preket nga një lojtar tjetër. Kjo bëhet duke i dhënë një goditje të lirë indirekte ekipit kundërshtar ose, në rastin e penalltive, duke e regjistruar penalltinë si të pasaktë.”

    Lajmi i madh do të jetë përsëritja e goditjes sa herë që demonstrohet se lojtari e ka goditur topin dy herë pa dashje. Më parë konsiderohej gabim pa marrë parasysh qëllimshmërinë e veprimit.

    Si do të penalizohet një prekje e dyfishtë në një goditje penalltie? Lojtari i penalltisë pa dashje e godet topin me të dyja këmbët në të njëjtën kohë ose topi prek këmbën ose këmbën mbështetëse menjëherë pas ekzekutimit të goditjes:

    – Nëse topi hyn në portë, penalltia do të përsëritet.

    – Nëse topi nuk hyn në portë, do të akordohet një goditje e lirë indirekte (përveç nëse gjyqtari jep një avantazh kur veprimi është qartësisht në favor të ekipit mbrojtës) ose, në rastin e goditjeve nga penalltia, goditja do të regjistrohet si e humbur.

    Nëse lojtari qëllimisht e godet topin me të dyja këmbët njëkohësisht ose qëllimisht e luan atë për herë të dytë përpara se ta prekë një lojtar tjetër:

    – Do të akordohet një goditje e lirë indirekte (përveç nëse gjyqtari jep një avantazh kur veprimi është qartësisht në dobi të ekipit mbrojtës) ose, në rastin e goditjeve nga penalltia, goditja do të regjistrohet si e humbur.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








    Source link