Author: arso

  • Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë vendin e saj – botimet.com


    Big Mama është një nga personazhet e famshëm të botës sa televizionit, e cila prej vitesh është prezente në botën e muzikës.

    Big Mama është shqiptare nga Maqedonia e Veriut, konkretisht nga Tetova, vendi ku vazhdon të jetoj e veproj.

    Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë qytetin e saj, shkruan “Kosovarja”.

    Si shumë artistë, ajo mund të udhëtojë dhe të qëndrojë në vende të ndryshme për shkak të angazhimeve profesionale, ama përherë kthehet sërish në Tetovë.





    Source link

  • Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë vendin e saj


    Big Mama është një nga personazhet e famshëm të botës sa televizionit, e cila prej vitesh është prezente në botën e muzikës.

    Big Mama është shqiptare nga Maqedonia e Veriut, konkretisht nga Tetova, vendi ku vazhdon të jetoj e veproj.

    Big Mama nuk e ka tradhtuar asnjëherë qytetin e saj, shkruan “Kosovarja”.

    Si shumë artistë, ajo mund të udhëtojë dhe të qëndrojë në vende të ndryshme për shkak të angazhimeve profesionale, ama përherë kthehet sërish në Tetovë.





    Source link

  • Livia i reagon Jozit pasi deklaroi se ka bërë “gjëra” poshtë jorganit me Rozanën

    Livia i reagon Jozit pasi deklaroi se ka bërë “gjëra” poshtë jorganit me Rozanën


    Joz Marku bëri një deklaratë të fortë ditën e sotme, gjatë një bisede me Gjestin dhe Amberin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    Nisur nga aludimet në shtëpi se Gjesti dhe Egli kanë kryer bashkë marrëdhënie seksuale, Jozi e kaloi fokusin e bisedës te Rozana Radi.

    Ai pretendon se e ka parë Rozanën duke bërë “gjëra” poshtë jorganit me një tjetët ish-banore, Livian.

    Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry. Tani unë më i thënë, unë i kam parë. Çkas kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë,” tha ai

    Në lidhje me këtë deklaratë të fortë të Jozit, një reagim ka ardhur nga Livia.

    Zonjës në fjal ske as nderin t’ja përmendësh emrin, sidomos me këto shpifje. LLUMI LLUMIT“, shkruan ish-banorja në InstaStory.

    Source link



    Source link

  • Një gabim teksti shtyn debutimin e OnePlus Watch 3 në Prill


    Një që shkrimtarët dhe korporatat shumëkombëshe të produkteve elektronike kanë të përbashkët është nevoja për një editor të mirë. OnePlus bëri një gabim të pazakontë kur lançoi OnePlus Watch 3 që duhej të dilte në shitje ditën e Marte por u anulua për shkak të një gabimi në tekst.

    Në kapakun e pasmë të orës blerësit zbuluan se ora 330 dollarëshe kishte teksin “Meda in China.” Si rezultat duhet të prisni të paktën deri në muajin Prill për të blerë orën.

    “Oops, kemi bërë një gabim,” shkruante kompania në rrjetin social X ditën e Premte. “Një gabim në tekst ka shpëtuar dhe përfunduar në orën e re OnePlus Watch 3.”

    Tashmë data e debutimit të orës është shtyrë për në muajin Prill ndërsa faqja e porosive tregon datën 9 Prill. Kompania gjithashtu po ofron një zbritje 30 dollarë për ata të bëjnë porosi të orës përpara se të dalë në shitje. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • 12 shenjat e kancerit të gjirit


    Kanceri gjirit është një sëmundje malinje mjaft e shpeshtë tek gatë dhe rrallë herë edhe tek burrat që nga mortaliteti zë vendin e dytë të vdekshmërisë nga të gjithë llojet e kancerit te gratë.

    Një në çdo tre gra me kancer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me kancer të gjirit.

    Edhe tek meshkujt mund të paraqitet kanceri i gjirit, por tek femrat gjasat janë 100 herë më shumë që të shfaqet kanceri i gjirit.

    Këto janë 12 shenjat e kancerit të gjirit:

    Forcim
    Tërheqje (Gropëzim)
    Erozion (Gërryerje)
    Skuqje e shoqëruar me temperaturë
    Sekrecion (Rrjedhje)
    Vrimëzime
    Rrudhosje
    Vena të shpërfaqura apo të zmadhuara
    Mbledhje e thithit apo tërheqje e thithit brenda
    Asimetri
    Lëkurë ngjyrë portokalli
    Gungë e padukshme në shikim, por që zbulohet me palpim apo prekje.





    Source link

  • Bologna mposht Milanin – KosovaNews


    Milani nuk po arrin të këndellet, duke pësuar edhe humbjen e dytë radhazi, tani 2-1 përballë Bolognas nga ndeshja e mbetur nga xhiroja e nëntë në Serie A.

    Rossonerët e nisën shumë mirë takimin, duke kërkuar që të kalonin sa më parë në epërsi.

    Këtë gjë e arritën në minutën e 43-të, kur shënuan nëpërmjet Rafael Leaos, me Gimenez që ishte asistuesi.

    Me kaq edhe përfunduan 45 minutat e parë, por në pjesën e dytë mysafirët e pësuan keq.

    Santiago Castro i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 48-të, duke u dhënë më shumë vetëbesim bashkëlojtarëve të tij.

    Bologna e siguroi fitoren pers Dan Ndoye (82’), me asistimin e Nicolo Cambiaghi, për rezultatin final 2-1.

    Pas 26-të xhirosh të zhvilluara në Serie A, Milani gjendet në vendin e tetë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të luajë kundër Lazios.

    Source link



    Source link

  • “Më kanë ndaluar çdo takim e komunikim”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime, ju lus të kuptoni që jam në burg


    Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia, duke u shprehur se i kanë ndaluar çdo takim dhe komunikim.

    Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët!

    Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

    Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”.

    Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

    Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

    Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

    Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre.

    Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

    20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë.

    ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS!

    Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

    Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

    Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë!

    Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

    Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

    Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

    Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

    Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit?

    Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

    Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

    Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

    Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës.



    Source link

  • Rama inspekton punimet në Terminalin Verior: Nga kënetë u kthye në vend autobusësh


    Kryeministri Edi Rama inspektoi së bashku me kryetaren e deleguar të bashkisë Anuela Ristani punimet për ndërtimin e Terminalit Verior të Transportit Publik. Projekti parashikon të ketë vende për nisjen e mjeteve për zonën e Jugut dhe të Veriut, vende të destinuara për zbritjen e pasagjerëve si dhe për parkim.

    Kryeministri tha se ky projekt është zvarritur prej 10 vitesh për shkak të disa gjykatësve që ai i quajti si “të papërgjegjshëm dhe të pandjeshëm”.

    “Ndalesë e rëndësishme sepse dua që qytetarët e Tiranës ta dëgjojnë kalvarin e këtij projekti, i cili është premtuar den baba den deri në 2015 kur u bë ndryshimi dhe u rizgjua Tirana, projekti u vendos në proces dhe u financua. Sot jemi në 2025. Ka 6 muaj që ka nisur projekti se për gati 10 vjet bashkia dhe qytetarët e Tiranës janë marrë zvarrë nga gjykatës komplet të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm, ashtu sikundër po mbahen familje të tëra zvarrë në Kombinat apo në pika të tjera jo vetëm në Tiranë nga gjykatës të pandjeshëm dhe të papërgjegjshëm që nuk janë qytetarë të denjë të kësaj republike dhe fatkeqësisht kanë në dorë të marrin vendime për fatet e kësaj republike që nuk duan të dinë për interesat publike, për rregullat e ligjet dhe më në fund ky terminal është në rrugën e ndërtimit.“, u shpreh Rama.

    Kryetarja e deleguar e Tiranës Anuela Ristani tha se do të ketë 30 vende autobusësh për në jug dhe 19 për në veri.

    “Ka 30 vende autobudësh për në jug, 19 për në veri, të cilat jo vetëm që janë të sistemuara por kanë edhe vendet e tyre të qëndrimit, parkimit dhe zbritjes së pasagjerëve. Hapësira është konceptuar me prioritet të këmbësoreve dhe hapësirave të gjelbërta.“, u shpreh Ristani.

    Kreu i qeverisë shtoi më tej:

    “Nga kënetë u bë vend depozitimi autobusësh, ku nuk merrej vesh kush ishte autobusi, njeriu, pasagjeri shoferi, ku ishte rruga, këneta. Tani këneta këtu u tha, kështu do ta thajmë çdo kënetë që lidhet me kënetën si këtu. Por është fatkeqësi që humbën 10 vjet për shkak të trukeve, lojërave dhe papërgjegjshmërisë së disa gjykatësve që nuk e di dmth. Tani terminalet do të jenë si në Evropë me të gjitha tabelat elektronike të nisjeve, arritjeve, me shërbime dhe biletari elektronike. Nuk do të ketë më baltë, gropa, bretkosa dhe zhaba dhe do të kalojë në një nivel tjetër i gjithë ky shërbim.”, u shpreh Rama.



    Source link

  • Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës – botimet.com

    Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës – botimet.com


    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

    Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

    Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

     

     

    Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

    Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

    Source link



    Source link

  • Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës

    Gjyqtari i GJKKO-së Erjon Bani: Drejtësia shërbim ndaj qytetarëve! Punojmë dhe jashtë orarit të punës


    Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë, duke e quajtur drejtësinë një shërbim për qytetarët.

    Ai theksoi se, megjithatë, GJKKO punon me një staf gjyqtarësh që janë gjysma e kapacitetit dhe për të arritur objektivat e nevojshme, është e domosdoshme që gjyqtarët të punojnë jashtë orarit zyrtar.

    Bani vuri në dukje se produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99%, ndërsa cilësia e vendimeve është e lartë. Ai theksoi rëndësinë e transparencës, duke thënë se vendimet publikohen online. Gjithashtu, ai falënderoi partnerët për mbështetjen që kanë ofruar në forcimin e sistemit të drejtësisë.

     

     

    Erjon Bani, gjyqtar i GJKKO:  Drejtësia është thjesht shërbim. Jemi thuajse në gjysmën e kapacitetit të gjyqtarëve. Produktiviteti i GJKKO-së është mbi 99 përqind. Cilësia e çështjeve është e lartë. Nuk kemi as ndihmës ligjorë dhe gjyqtarët për të arritur objektivat, duhet të punojnë shtatë ditë, edhe jashtë orarit zyrtar.

    Ne publikojmë të gjitha vendimet që marrim. Kushdo mund të shkojë në gjykata.gov.al dhe i ka të gjitha vendimet online, në shërbim të transparencës. Falënderojmë edhe partnerët tanë për mbështetjen që na kanë dhënë.

    Source link



    Source link