Author: arso

  • Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sh.a”! Shkak mungesa e gjyqtarit të Posaçëm


    Seanca gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sh.a” është shtyrë, pas mungesës së gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela.

    Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Posaçme, gjyqtari Çela ka qenë në leje dhe për këtë arsye nuk është mundur të zhvillohej seanca.

    Në këtë çështje, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.



    Source link

  • LSDM: Qeveria nuk po i rrit pagat e punëtorëve, me ne në pushtet paga minimale u rrit katër herë


    “Edhe këtë muaj nuk do të ketë rritje të pagës minimale, qeveria po i zhgënjen qytetarët për çdo ditë”, kështu deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

    Ajo tha se nëse qeveria ka dëshirë të bëjë diqka mund ta gjejë edhe mënyrën pasi që siç thotë ajo në kohën kur LSDM ishte në pushtet paga minimale është rritur katër herë.

    “Zhgënjim i përditshëm nga qeveria e OBRM-PDUKM-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga kjo qeveri për të përballuar kostot jashtëzakonisht të larta. Të kujtojmë se kur ka dëshirë çdo gjë është e mundur. Gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit 4 herë, nga 8000 denarë në 22000 denarë. Pra, nëse qeveria kujdeset vërtet për standardet e jetesës së qytetarëve të saj, ajo mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetëse për qytetarët e saj”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.



    Source link

  • Interi ka ekip, por Konte me Napolin kanë tifozët

    Interi ka ekip, por Konte me Napolin kanë tifozët


    Ish-trajneri i të dyja skuadrave, Rafa Benitez, ka analizuar sfidën mes Napolit dhe Interit, duke thënë se nuk është befasuar aspak nga ecuria e tyre.

    Screenshot 2025-03-01 130806

    “Nuk jam befasuar. E prisja që të dyja ekipet të kishin këtë ecuri. Napoli ka një trajner si Konte, që di të marrë maksimumin nga çdo skuadër ku shkon.

    Interi në fakt ka një organikë më të mirë dhe një ekip cilësor me shumë lojtarë. Por, për këtë duel, Antonio Konte sigurisht që do të ketë në dispozicion tifozërinë që është një armë e madhe.

    Mendoj se ata do të japin gjithçka në këtë duel të zjarrtë”, ka thënë Rafa Bentiez për “Gazzetta Dello Sport”.

    PANORAMASPORT.AL

    NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







    Source link

  • Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai


    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka parashtruar një kërkesë të katër për vizitë urgjente në Kosovë.

    Dy kërkesat e tij janë aprovuar, në maj dhe shtator të vitit 2023, pastaj kërkesa e tretë është ajo e 28 janarit për të ardhur urgjent, ndërsa më 14 shkurt, Thaçi pas bisedave me familjarët dhe informacioneve që kishte marrë se gjendja e babait i ishte rënduar akoma më tepër, pavarësisht se i njëjti më 14 shkurt nuk ishte i shtrirë në spitalet e vendit, kishte kërkuar edhe një herë që të vijë urgjentisht në Kosovë për ta vizituar.

    Dhe kësaj radhe Thaçi vet është bindur nga arsyetimet paraprake të gjykatës dhe thotë se është i gatshëm të vijë për një ditë.

    Mirëpo, parashtresa e regjistrit që ia dërgon gjyqtares se procedurës paraprake nëse duhet t’i lejohet apo jo vizita, thotë që është e mjaftueshme video-vizita, pra video-lidhja.

    Kërkesa është bërë më 14 shkurt dhe është bërë për ta vizituar urgjentisht babanë, dhe është shtrirë sërish në spital më 26 shkurt dhe regjistrit thotë se Thaçi ka harxhuar të gjitha vizitat që i ka kërkuar gjatë muajit shkurt, edhe ato fizike edhe ato me video-lidhje.

    Dhe për këtë arsye, regjistri mund të bëjë përjashtime në raste ekstreme, që t’ia lejoj një video-lidhje më tepër në rast të ndonjë sëmundje të rëndë apo vdekjes së ndonjë të afërmi shumë të ngushtë.

    Source link



    Source link

  • Berisha me shqiptarët në 62 qytetet të botës: Të regjistrojmë çdo shqiptar, që në 11 maj të firmosim ndarjen nga e keqja


    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takim virtual me përfaqësues të komunitetit shqiptar në 62 qytete të botës, ka vlerësuar angazhimin e tyre në mbështetje të një misioni të rëndësishëm: mundësimin e shqiptarëve jashtë vendit për të ushtruar të drejtën e votës në Shqipëri.

    Ai theksoi se qëllimi i këtij misioni është të shpëtohet Shqipëria nga “narkodiktatura”, duke nxitur regjistrimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit dhe firmosjen e një ndryshimi të thellë më 11 maj.

    Berisha e cilësoi këtë periudhë si një moment kritik për vendin, duke e quajtur qeverisjen aktuale një “diktaturë të dytë” të bazuar në drogë, krim dhe vjedhje. Ai shprehu shqetësimin për humbjen e rreth 45% të popullsisë shqiptare brenda një dekade dhe apeloi për veprim të shpejtë për t’i dhënë fund këtij fenomeni dhe për të mundësuar ndryshimin e Shqipërisë. Sipas Berishës, ky është një moment historik për shqiptarët, që duhet të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë në atdhe.

    Pjesë nga fjala e kryetarit të PD Sali Berisha:

     

    Kënaqësi e jashtëzakonshme të komunikoj sot me ju, përfaqësues të komuniteteve shqiptare në 62 qytete të botës dhe të përulem me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para punës që ju keni bërë, në organizimin e mbi 150 takimeve të themi zyrtare dhe qindra e qindra të tjera informale, në një mision shumë të rëndësishëm, në një mision për të mundësuar qytetarëve shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votimit në Shqipëri, në një mision do të thosha ndër më të rëndësishmit e jetës tuaj, për të kontribuar me votën tuaj në ndarjen e Shqipërisë, shpëtimin e saj me 11 maj nga narkodiktatura. Ky regjim, i cili në disa aspekte ka goditur më rëndë materien e kombit shqiptar se çdo regjim tjetër.

    Vetëm në 10 vite statistikat e BE-së tregojnë se nga Shqipëria në hapësirën Shengen, emigruan 1 milionë e 99 mijë shqiptarë, pa llogaritur këtu SHBA, Kanada e shtete të tjera që nuk përfshihen në hapësirën Shengen.

    Në 10 vite rreth 45% e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria.

    Në rast se vazhdon ky trend, Shqipëria e vërteta është se demografikisht shkon drejt reduktimit dhe mbetet thjeshtë një nocion gjeografik.

    Në kohën kur ky vend, ju vetë e dini, pa pasuri përrallore, potenciale përrallore për secilin prej jush dhe gjithë shqiptarët që të ndërtojnë ëndërrën më të bukur të jetës në Shqipëri.

    Ndaj dhe thirrja ime është edhe këto 72 orë që kanë mbetur ta bëjmë natën ditë, të bëjmë çdo përpjekje për të regjistruar çdo shqiptar, shqiptare që njohim jashtë Shqipërisë në mënyrë që të firmosim në 11 maj ndarjen e Shqipërisë nga e keqja.

    Të përmbysim një diktaturë të dytë, narkodiktaturën e instaluar dhe të bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.

    Të krijojmë mundësitë reale që djemtë dhe vajzat e Shqipërisë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në Shqipëri.



    Source link

  • “E kisha shumë të vështirë të zgjidhja”- Kë votoi Berisha si kandidat për deputet në Tiranë? Ja çfarë deklaroi kreu i PD-së


    Kreu i PD-së ka votuar kandidatin e tij të preferuar në listën e primareve për t’u bërë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

    Pas hedhjes së votës në kutinë në selinë e PD-së, Berisha deklaroi se e kishte shumë të vështirë të bënte zgjedhjen e tij.

    “Kishte kandidatura aq konkurruese sa ishte e vështirë ti përqendroje vendimin tek 1 veçantë”, deklaroi ai.

    Por i pyetur se për kë votoi në garën e primareve, kryemokrati u përgjigj “top sekret”.

    Sali Berisha: Ky është një akt shprese, liria nuk do të shuhet kurrë në këtë vend.

    E kisha shumë të vështirë të bëja zgjedhjen time sepse kishte kandidatura aq konkurruese sa ishte e vështirë ti përqendroje vendimin tek 1 veçantë, do të doja të ishin disa por respektova statutin.

    Kë votuat?

    Sali Berisha:  Top sekret

    Source link



    Source link

  • Bejta sulmohet fizikisht nga disa persona?


    “Lulja” ishte kënga përmes së cilës këngëtari i ri dhe simpatik, Bejta, depërtoi në zemrat e publikut shqiptar. Bejta, një djalë tipik nga diaspora: pa komplekse, së fundmi u bë viral në rrjetet sociale për shkak të performancës së tij në një klub në Kosovë.

    U komentuan shumë lëvizjet e tij gjatë performancës, dhe po ashtu, lloji i të brendshmeve që kishte veshur atë natë.

    E menjëherë pas këtyre videove, në rrjet qarkulloi një video ku disa persona po e sulmonin fizikisht Bejtën.

    Redaksia e Prive ka kontaktuar me këngëtarin, i cili ka deklaruar se ajo video është thjesht pjesë e videoklipit të tij të këngës së fundit.





    Source link

  • Ka bërë ndërhyrje estetike? Publikohen fotot e vjetra të Egli Takos

    Ka bërë ndërhyrje estetike? Publikohen fotot e vjetra të Egli Takos


    Egli Tako është një nga emrat më të përfolur në mediat rozë, veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj në edicionin më të fundit të Big Brother VIP Albania.

    Ky reality show i ka sjellë një vëmendje të madhe publike, duke bërë që çdo detaj nga e kaluara e saj të diskutohet gjerësisht nga ndjekësit dhe mediat.

    Së fundmi, në rrjetet sociale janë publikuar disa fotografi të Eglit të disa viteve më parë, ku ajo paraqitet ndryshe nga imazhi i saj aktual.

    Këto imazhe kanë rikthyer në vëmendje pjesëmarrjen e saj në spektaklin e talenteve “X Factor Albania”, ku ajo konkurronte si një këngëtare e re me aspirata në muzikë.

    Në krahasim me pamjen e saj të tanishme në Big Brother VIP, ndryshimi është i dukshëm.

    Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)
    Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)
    Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)
    Egli Tako (Foto: X Factor Albania/YouTube)

    Ndjekësit kanë shprehur mendime të ndryshme mbi këtë transformim, me disa që e shohin si rezultat të ndërhyrjeve estetike dhe të tjerë që e konsiderojnë një ndryshim natyral të pamjes me kalimin e viteve dhe stilin e jetesës.

    Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve, Egli Tako mbetet një nga personazhet më të diskutuar të momentit, me një bazë të gjerë mbështetësish që e ndjekin dhe e përkrahin në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

    Source link



    Source link

  • OpenAI lançon modelin AI GPT-4.5 i cili bisedon më natyrshëm


    OpenAI ditën e Enjte vendosi të lançonte një version paraprak të GPT-4.5. kompania thotë se sistemi është modeli më madh dhe më i fuqishëm i saj gjer më sot.

    Në testimet e para OpenAI thotë se GPT-4.5 bisedon me njerëzit më natyrshëm dhe ka aftësinë për të bërë bisedë të ngrohtë por edhe shfaq një inteligjencë emocionale.

    Në një shembull të publikuar nga OpenAI, një person i thotë ChatGPT se po kalon momente të vështira pasi ka dështuar në një provim. Në modelet e kaluara GPT-4o dhe o3-mini chatboti i jepte një listë këshillash të padobishme ndërsa GPT-4.5 sillet ndryshe.

    “Dëshiron të flasësh rreth asaj çfarë të ka ndodhur apo ke nevojë të largosh mendjen? Unë jam këtu,” përgjigjet chatboti i fuqizuar nga GPT-4.5.

    Në lidhje me halucinacionet OpenAI thotë se GPT-4.5 ka bërë hapa të mëdhenj përpara. I vendosur përmes SimpleQA, një testim i dizajnuar nga OpenAI për të provuar aftësinë për tu përgjigjet pyetjeve të drejtpërdrejta por sfiduese,” GPT-4.5 doli mbi o3-mini, GPT-4o dhe o1.

    Pavarësisht aftësive të veçanta, GPT-4.5 nuk është një zëvendësues i drejtpërdrejtë i GPT-4o dhe o3-mini. GPT-4.5 është për përdorim të përgjithshëm. Gjithashtu nuk është multi-modal si GPT-4o.

    Është një model i madh dhe intensiv me resurset kompjuterike. Pasuesi i tij GPT-5 pritet të integrojë teknologjitë më të fundit të OpenAI përfshirë modelin lider o3. Përdoruesit e ChatGPT Pro mund të përdorni GPT-4.5 prej ditës së sotme. /PCWorld Albanian

    Source link





    Source link

  • Të sëmurët me diabet janë dyfishuar 30 vitet e fundit


    Sipas një studimi ndërkombëtar, numri i njerëzve me diabet është dyfishuar gjatë 30 viteve të fundit në më shumë se 800 milionë në mbarë botën.

    Analiza globale e botuar në Lancet zbuloi se normat e diabetit tek të rriturit u dyfishuan nga rreth 7% në rreth 14% midis 1990 dhe 2022, me rritjen më të madhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

    Studimi është analiza e parë globale e shkallës dhe trajtimit të diabetit në të gjitha vendet.

    Shkencëtarët në NCD-RisC në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë përdorën të dhëna nga më shumë se 140 milionë njerëz të moshës 18 vjeç e lart nga më shumë se 1000 studime në vende të ndryshme.

    Ata aplikuan mjete statistikore për të mundësuar krahasime të sakta të prevalencës dhe trajtimit midis vendeve dhe rajoneve.

    Diabeti është një sëmundje kronike e shkaktuar kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që prodhon.

    Diabeti i pakontrolluar mund të shkaktojë hiperglicemi, ose rritje të sheqerit në gjak, që me kalimin e kohës mund të shkaktojë dëmtime serioze në shumë sisteme të trupit, veçanërisht nervat dhe enët e gjakut.

    Diabeti i tipit 1 është një sëmundje autoimune në të cilën trupi shkatërron qelizat në pankreas që prodhojnë insulinë. Diabeti i tipit 2 është një çrregullim metabolik që ndalon trupin të përdorë siç duhet insulinën.

    Më shumë se 95% e njerëzve me diabet kanë diabet të tipit 2. Ndryshe nga tipi 1, diabeti i tipit 2 mund të parandalohet në masë të madhe.

    Të qenit mbipeshë, të ngrënit në mënyrë jo të shëndetshme dhe të mos ushtroni mjaftueshëm, si dhe faktorët gjenetikë, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit. Nivelet në rritje të obezitetit po nxisin një epidemi në diabetin e tipit 2.

    Studimi nxori në pah pabarazitë në rritje shëndetësore. Më shumë se gjysma e rasteve globale të diabetit ishin të përqendruara në katër vende.

    Nga ata me diabet në vitin 2022, më shumë se një e katërta (212 milionë) jetonin në Indi, 148 milionë ishin në Kinë, 42 milionë ishin në SHBA dhe 36 milionë në Pakistan. Indonezia dhe Brazili përbënin përkatësisht 25 milionë dhe 22 milionë raste të tjera.

    Në disa vende në ishujt e Paqësorit, Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, më shumë se 25% e popullsisë femra dhe meshkuj kanë diabet, zbuloi studimi, ndërsa SHBA (12.5%) dhe Britania e Madhe (8.8%) kishin diabetin. normat e diabetit në mesin e vendeve perëndimore me të ardhura të larta.

    Normat e diabetit në 2022 ishin aq të ulëta sa 2-4% për gratë në Francë, Danimarkë, Spanjë, Zvicër dhe Suedi, dhe 3-5% për burra në Danimarkë, Francë, Ugandë, Kenia, Malavi, Spanjë dhe Ruandë.

    Rritja e obezitetit, së bashku me plakjen e popullsisë globale do të thotë se një numër në rritje i njerëzve janë në rrezik më të madh të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

    Pavarësisht disponueshmërisë së medikamenteve efektive, të papatentuara për uljen e glukozës, mungesa e trajtimit po nxit gjithashtu pabarazitë, zbuloi studimi.

    Ndërsa shumë vende, shpesh me të ardhura më të larta, kanë parë përmirësime të mëdha në normat e trajtimit, me më shumë se 55% të diabetikëve të rritur që marrin trajtim në vitin 2022, për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme përqindja që marrin trajtim nuk është përmirësuar.

    Si rezultat, më shumë se gjysma e të rriturve me diabet – 445 milionë (59%) – të moshës 30 vjeç e lart nuk morën trajtim në vitin 2022.

    #Të #sëmurët #diabet #janë #dyfishuar #vitet #fundit
    #Të #sëmurët #diabet #janë #dyfishuar #vitet #fundit





    Source link